E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shah-Boterori ne Tirane nis neser finalja e titullit per Femra

Më shpesh se zakonisht aktiviteteve madhore europiane dhe botërore po i bie rruga këtej nga Shqipëria.

Pas botërorit të vrapimit në mal apo europianëve në mundje e peshëngritje, vendi i shqiponjave do të mirëpresë edhe finalet për titullin botëror të femrave në shah

Ceremonia e hapjes së kësaj ngjarjeje të madhe do të mbahet sonte në 19:00 në Pallatin e Brigadave, në dalje në kryeqytetit, ndërsa ndeshjet do të jenë fillimisht 10 dhe do të zhvillohen nga data 14 nëntor deri më 30 po të këtij muaji. Nëse nuk do të mjaftojnë këto ndeshje, do të luhen ndeshjet përcaktuese.

Përballë, duke nisur nga dita e nesërme, do të jenë kampionia në fuqi e botës, kinezja Hu Jifan dhe sfidantja Humpi Koneru nga India dhe fituesja do të marrë shpërblimin e përcaktuar prej 200 000 eurosh.

Ndeshjet do të luhen që të gjitha me nisje në orën 15:00 në hotel “Tirana International” dhe do të zhvillohen sipas një kalendari që parashikon dy takime dhe një ditë pushim në mes.

Vetëm duke nisur nga ndeshja e 9-të e deri në fund, do të luhet një ndeshje dhe pastaj do të ketë një ditë pushim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›