E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuqi u takua me ambasadorin suedez

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuqi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Suedisë për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni me seli në Shkup, Lars Wahlund, i cili ka njoftuar për përfundimin e mandatit të tij si Ambasadorë në këto vende.

Në këtë takim është biseduar për implementimin e marrëveshjes se arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, me ç’rast Ambasadori Wahlund shprehi bindjen e tij në implementimin e kësaj marrëveshje.

Zëvendëskryeministri Kuçi falënderoi ambasadorin për mbështetjen dhe ndihmën që ka dhënë në shumë procese të rëndësishme për Kosovën.

Nga bashkëbiseduesit u vlerësua së Kosova dhe Suedia kanë marrëdhënie shumë të mira, ndërsa u tha se këto marrëdhënie dhe bashkëpunimi i mirë në mes të këtyre dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›