E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti priti ambasadorin e Suedisë

Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryetari Albin Kurti dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë Xhelal Sveçla, kanë pritur në takim e lamtumirës, Ambasadori e Suedisë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, Lars Wahlund.

Në njoftimin e VV-së thuhet se në takim u bisedua për situatën aktuale politike dhe ekonomike si në Kosovë, po ashtu edhe në rajon.

“Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla e njoftuan ambasadorin për qëndrimet e Vetëvendosje!-s në lidhje me proceset nëpër të cilat po kalon Kosova duke theksuar marrëveshjen e dëmshme Thaçi - Daçiq dhe procesin e pafundmë të negociatave me Serbinë”, vazhdon njoftimi

Nga ana e tij Ambasadori Wahlund shpalosi pikëvështrimet e tij mbi të ardhmen e rajonit dhe rolin e Kosovës në të.

Wahlund do të vazhdojë angazhimin e tij të mëtutjeshëm si ambasador në Ankara./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›