E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket regjisori në Kinë, pasi realizoi dokumentarin për trajtimin e femrave në burg

Tashmë është deklaruar i zhdukur në Pekin, regjisori i pavarur Du Bin, 41 vjeç, për të cilin nuk ka asnjë lajm qysh prej 4 qershorit.

Në fakt Du Bin, i kishte ndalur kontaktet qysh prej 31 majit kur kishte folur për të fundit herë me familjarët, dhe heshtja e gjatë bëri që familjarët e tij të kenë frikë se mund i ketë ndodhur diçka,.

Kjo frikë shtohet pas aktivitetit të tij të fundit professional, ku Du gazetar dhe fotoreporter, i cili në të shkuarën kishte punua për New York Times, pikërisht javën e kaluar kishte publikuar një libër me titull “Masakra e Tiananmen”, dhe gjatë muajit maj kishte lëshuar një dokumentar në Hong Kong, ku censuara është më e lehtë, lidhur me punën e femrave në burgun e Masanjia, ku tregoheshin disa nga abuzimet e pësuara gjatë viteve.

Femrat e intervistuara nga Du Bin pas lirisë së tyre, tregonin tortura, sikletet dhe trajtimet çnjerëzore në burg. Motra e Du, ka kërkuar në mënyrë të përsëritur të konfirmojë nga policia, nëse i vëllai është ndaluar, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje./Indeksonline 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›