Snowden: S’jam as tradhtar dhe as hero, nuk fshihem

“Nuk jam as tradhtar dhe as hero. Jam një amerikan”. Edward Snowden, i pakapshëm prej ditës së hënë, është bërë sërish i gjallë me një intervistë për South China Morning Post, ku flet për zgjedhjen e tij për tu arratisur në Hong Kong, për të treguar detajet e programit të përgjimit të inteligjencës amerikane.
“Kush mendon se kam bërë gabim që kam zgjedhur Hong Kong si destinacion, ka keqkuptuar qëllimet e mia. Nuk jam këtu për tu fshehur nga drejtësia amerikane, jam këtu për të treguar krime”, deklaroi informaticieni amerikan, duke iu përgjigjur gjithë atyre që kritikuan zgjedhjen e tij.
Lidhur me kërkesën e mundshme nga SHBA për ekstradimin e tij, Snowden deklaroi, “Synimi im është që ti kërkojë gjykatës dhe njerzve në Hong Kong të vendosin për të ardhmen time. Nuk kam asnjë dyshim për sistemin tuaj”.
Autoritetet e Hong Kongut kanë një marrëveshje ekstradimi me SHBA, e firmosur në vitin 1996, ku të dy vendet mund të ekstradojnë imndividë në rast të krimeve politik./Indeksonline/