Ylli Kellezi fare ndodhte me familjen tone kur arrestuan babait tim Abdyl Kellezi

Une isha ne universitet kur menjehere mu larguan te gjithe shoket duke me share
Nga i biri i te akuzuarit kryesor per veprimtari armiqesore ne ekonomi rrefehet ngjarja e paprecedente e vitit lsquo74. Si vijoi cikloni qe shkaterroi familjet e njerezve qe duartrokisnim ne tribuna
Gjithe diten mendoja dhe flisja me vete se cfare kishim bere qe na u versulen keshtu. Babi kishte punuar gjithe jeten me nje pasion sa kishte harruar edhe familjen. Nuk kuptoja se ku dreqin i kishte shkelur ne kallo. Nderkohe isha shume ne merak se cfare behej me familjen time. Cfare bente babai im i shtrenjte qe me kishte kultivuar me nje durim te vecante pasionin dhe kulturen
Gjate atyre diteve derisa u mblodh plenumi babai ka ndenjur vetem ne shtepi duke qendruar ne dhomen e tij. Ka dale vetem dy here jashte ku ka shkuar per te bere dorezimin e detyres..
Ushtari qe bente sherbimin te porta kryesore e shtepise nuk u hoq per faktin se babai juridikisht nuk gezonte postet e meparshme sic u hoq dhe oficeri i shoqerimit te babait Hamit Kertalli por u dublua edhe me nje ushtar tjeter ne nje vendroje qe u shtua nga mbrapa shtepise.
Ate dite u shtua dhe nje vendroje tjeter me sherbim 24-oresh. Jo vetem kaq por jashte portes u vendos dhe sherbimi 24-oresh i nje oficeri te Sigurimit. Pas kesaj kishte dhe survejim te fshehte qe nuk ishte veshtire te kuptohej.
Guri po rrokullisej shume keq. Ngjarjet ishin te pabesueshme. Goditja kishte perfshire gjithe farefisin tone. Vetem gjate atyre diteve qe une kisha qene ne zborin njemujor ishin bere disa veprime te shume njerez.
HYRJE
Abdyl Kellezi nje nga njerezit e njohur dhe shume te pushtetshem deri ne vitin 1975 ka hyre ne historine e Shqiperise komuniste si simbol i armiqve te zbuluar nga partia-shtet e atyre viteve ne fushen e ekonomise. Ne ate periudhe ai se bashku me mikun e tij te hershem dhe nje nga ministrat me te fuqishem te qeverise se atehershme Koco Theodhosi u denuan dhe u ekzekutuan nen nje zhurme propagandistike te papare duke u trumbetuar ky eliminim jo vetem ne ato vite por gjate gjithe epokes se qeverisjes komuniste si nje fitore me vlera te medha per popullin dhe atdheun. Ai eshte shtetari i rralle i asaj historie qe gjithe emri aftesite dhe levdatat e panumerta qe kishte marre per vite e vite te tera ne shume detyra qe ishte ngarkuar iu fashiten dhe iu shkelen me kembe vetem ne nje mbledhje disaoreshe byroje ne fundin e se ciles ai doli i etiketuar si sabotator i qellimshem i ekonomise se popullit. Pikerisht per ato momente tragjike per shume e shume kuadro ne te gjithe vendin te cilet beheshin viktima te vales goditese qe nisi papritur edhe ne fushen e ekonomise flet sot per gazeten vete biri i tij Ylli Kellezi i cili aktualisht eshte inxhinier prane Bankes se Shtetit Shqiptar. Kush ishte ne te kaluaren Abdyl Kellezi dhe si arriti ai te ngjiste majat me te larta te hierarkise shteterore dhe partiake duke u bere zevendeskryeminister dhe anetar i Byrose Politike Si filloi fushata paraprake kunder Koco Theodhosit dhe mbledhja e befasishme e Byrose per analizat ne ekonomi Cudia e perfshirjes se emrit te Kellezit ne listen e planifikuar per tu viktimizuar dhe si u shkarkua ai ne menyren me te menjehershme nga te gjitha funksionet qe mbante. Venia ne survejim e shtepise dhe ankthi i familjareve duke pritur me ore makinen e internimit etj. Gjithcka qe lidhet me kete figure aq shume te lakuar nga propaganda e djeshme por dhe shume te njohur per aftesite e tij profesionale do ta ndiqni pikerisht ne intervisten e meposhtme te dhene pikerisht nga biri i tij Ylli Kellezi.
Vijon nga numri i kaluar
Zoti Kellezi e nderpreme intervisten e numrit te kaluar ne castet me kritike per babain dhe vete familjen tuaj. Si vijuan me tej ngjarjet
Gjithcka qe ju tregova ne numrin e pare ndodhi vetem brenda muajit maj te vitit 1975. Ishte mesi i atij muaji kur u informuam per perfundimin e mbledhjes se Byrose Politike e cila shkarkoi tim ate se bashku me Koco Theodhosin nga te gjitha detyrat qe mbante. Pas atij mes maji qe im ate erdhi ne shtepi si qytetar i thjeshte dhe nderkohe i etiketuar nga udheheqja me e larte e Partise se atehershme si Armik do te kalonin edhe dy jave te tjera derisa te perfundonte dhe plenumi i posacem i cili do demaskonte dhe do tu jepte goditjen perfundimtareve njerezve tane te cilet per momentin i kishte vene ne shenjester. Pikerisht pas ketij momenti u largova nga shtepia per te ikur ne stervitjen ushtarake qe benim si fakultet ne Karpen te Kavajes. Familjen e lashe ne ankth te nje internimi te menjehershem apo nuk ishte cudi qe ai edhe mund te arrestohej ato dite.
Para se te shkojme te momenti kur ju u larguat nga shtepia per stervitjen ushtarake njemujore ne Karpen te Kavajes duke i lene familjaret tuaj ne situate teper te veshtire do te doja te ndaleshim akoma te disa hollesi te vecanta qe perjetuat kur pikerisht babai juaj u kthye ne shtepi i ndeshkuar. Zakonisht para se te shkarkohej cfare orari ndiqte ne veprime
Ne oren 0800 ishte ne zyre. Pas kesaj kthehej vetem ne oren 1430 ku hante dreken dhe pushonte rreth dy ore. Pas kesaj shkonte serish ne zyre ku rrinte deri ne oren 2000 dhe pastaj kthehej ne shtepi ku deri ne oren 2030 ndiqte lajmet. Pas kesaj shkonte serish ne dhomen e tij ku lexonte buletinin e lajmeve qe i vinte nga ATSH-ja cdo darke kishte edhe nje buletin ne dreke. Keshtu qe vetvetiu ishte krijuar nje distance me familjen sidomos me femijet. Vetem une e takoja dicka me dendur se ne shume raste qe ai hante dreken ulesha per te ngrene dhe une. Ndersa vellezerit e tjere shfrytezonin edhe orare te tjera per te ngrene. Keshtu qe edhe ate dite duke qene ne keto marredhenie dhe duke qene se ai ishte ne nje situate qe nuk donte as me te voglin shqetesim edhe kur u takuam ate mbremje nuk folem fare per sa kishte ndodhur.
Si vijuan ditet pas atij momenti
Tani pritej dhe mbledhja e plenumit te Komitetit Qendror qe te behej goditja perfundimtare apo me mire te them qe te behej demaskimi pasi plenumi per keto perdorej per te bere demaskimet publike. Me sa mbaj mend ai plenum u mblodh aty nga fundi i muajit. Gjate atyre diteve derisa u mblodh plenumi babai ka ndenjur vetem ne shtepi duke qendruar ne dhomen e tij. Ka dale vetem dy here jashte ku ka shkuar per te bere dorezimin e detyres si kryetar i Komisionit te Planit te Shtetit nderkohe qe menjehere gjithe shtepia u vendos nen nje survejim te rrepte.
Si survejohej
Ushtari qe bente sherbimin te porta kryesore e shtepise nuk u hoq per faktin se babai juridikisht nuk gezonte postet e meparshme sic u hoq dhe oficeri i shoqerimit te babait Hamit Kertalli por u dublua edhe me nje ushtar tjeter ne nje vendroje qe u shtua nga mbrapa shtepise. Pra deri ate dite kishte vetem nje vendroje te porta kryesore ndersa ate dite u shtua dhe nje vendroje tjeter me sherbim 24-oresh. Jo vetem kaq por jashte portes u vendos dhe sherbimi 24-oresh i nje oficeri te Sigurimit. Pas kesaj kishte dhe survejim te fshehte qe nuk ishte veshtire te kuptohej.
Po ju si e perjetuat para shokeve ate ndodhi
Ne fillim nuk ishte marre vesh asgje per ate qe kishte ndodhur pasi mbledhjet e Byrose ishin ne konspiracion te plote keshtu qe fillimisht gjendja ishte normale si me pare. Une dhashe edhe nje provim se sic thashe jemi ne fundin e majit te 1975-s dhe ate provim e dhashe normalisht pa ditur kush gje per sa kishte ndodhur.
Nuk i thate askujt nga shoket
Kisha disa shoke shume te ngushte te cileve nuk mund te mos u tregoja per ate qe po na ndodhte ne familje.
Kur u mor vesh ne shkolle
Nga fundi i muajit maj pra para provimit te katert ishte marre vesh gjithcka per faktin se kishte perfunduar plenumi i famshem qe godiste grupin ne Ekonomi. Une shkova per te dhene provimin normalisht. Gjithsesi mund ta kuptoni gjendjen time mes atij ankthi per ate qe mund ti ndodhte babait dhe me kete ngarkese te hidhje dhe provim. Megjithate shkova ne provim dhe nuk kam dale keq.
Cfare note moret
Mora noten 8 nderkohe qe ne tri provimet e meparshme kisha marre 10 9 9. Mbaj mend qe babai si mori vesh ato rezultate te kenaqshme edhe ne ato situata kur ne te gjithe universitetin dihej etiketimi i tij erdhi dhe me dha doren duke me thene Te lumte
Te mbajten inat pedagoget
Jo ai ishte rezultati qe me takonte per pergjigjen qe kisha dhene. Por mendoni se ne cfare gjendje psikologjike isha ndersa studioja per te marre dhe nota te mira. Pas mbarimit te provimeve ne fund te majit sipas programit shkonim ne stervitje ushtarake per nje muaj. Keshtu qe ne 1 qershor 1975 na cuan ne fshatin Karpen te Kavajes per te bere stervitjen njemujore.
Me familjen cfare ndodhi
Une ne 1 qershor u nisa per ne zborin njemujor nderkohe qe ata prisnin se cfare do te behej me ta. Nuk diskutohej qe do te internoheshin apo dhe mund te arrestohej babai. Pra ne kete gjendje duke i lene ne pritje dhe ne nje ankth te tille qe tashme nuk mundem ta pershkruaj u largova dhe une. Ne stervitje do te me duhej qe dhe une te perballoja disa lloj peripecish qe do te me shkaterronin shume moralisht. Gjate kesaj kohe familjen tone e kishin shperngulur dhe e kishin cuar ne internim ne fshatin Kote te Vlores.
Ne na sic thashe na vendosen ne fshatin bregdetar te Karpenit ne Kavaje. Dy javet e para une kryeja aktivitet te plote pa as me te voglin dallim nga te tjeret.
Tashme ishte marre vesh gjithcka
Po po ishte marre vesh dhe nuk eshte se une isha mes shokesh si ai qe isha para dy javesh. Tashme megjithese merrja pjese ne te gjitha veprimtarine e fakultetit madje kisha dhe arme po ndieja dhe po provoja karakteret dhe tipat. Qe kur beme rreshtimin e pare me ra ne sy te menjehershem qendrimi i ftohte i shume shokeve.
Kur filloi goditja juaj edhe ne shkolle
Ishte pikerisht mesi i atij muaji pra i qershorit kur u lexua Buletini i Komitetit Qendror. Ai buletin u punua me te gjitha fakultetet qe ishin atje.
Pse nuk ishte vetem Inxhinieria
Jo ishin disa fakultete te universitetit si Mjekesia Inxhinieria etj.
Pas buletinit filluan te merren me juve
Menjehere pas punimit te buletinit me te gjithe kolektivat me erdhi radha mua te prisja zyrtarisht goditjet qe ishin planifikuar. Menjehere u mblodh organizata e rinise dhe duke shenuar veprimin e tim eti me nje te cuar te dores sipas porosise qe kishte me perjashtojne nga organizata e rinise. Kjo do te thoshte se nuk kishe me vend as ne shkolle. Megjithate nuk me thane gje nese do te rrija ne shkolle apo jo por qe nuk diskutohej qe nuk do te rrije se ishe i perjashtuar nga organizata e rinise.
Vazhduat veprimtarine
Pas ketij momenti qe ju tregova nuk vazhdova asgje. Me hoqen armen dhe me lane te rrija te fjetoret ndersa shoket ndiqnin orarin e veprimeve. Ishte situate shume e veshtire. Nuk mund ta kuptoni. Gjithe diten mendoja dhe flisja me vete se cfare kishim bere qe na u versulen keshtu. Babi kishte punuar gjithe jeten me nje pasion sa kishte harruar edhe familjen. Nuk kuptoja se ku dreqin i kishte shkelur ne kallo. Nderkohe isha shume ne merak se cfare behej me familjen time. Cfare bente babai im i shtrenjte qe me kishte kultivuar me nje durim te vecante pasionin dhe kulturen A ishte ne shtepi ne ate moment apo mos ishte futur qelive te tmerrshme si armik Nganjehere ideja se mund te ishte mes torturash me sfiliste fare. Nuk kisha me as nje te drejte vecse te torturoja veten duke menduar pafund. Nuk mund ta kuptoje njeri ate gjendje qe isha une kur te gjithe me shanin babain me fjalet me te poshtra dhe kur mendoja qe edhe mund te pushkatohej. E gjitha kjo kur ai nuk kishte as nje faj. Per kete isha shume i bindur.
Marredheniet me shoket paten ndryshime
Paten detyrimisht. Kjo ishte vuajtja ime e dyte qe nuk ishte e vogel. Aty une njoha tipat dhe karakteret. Shume shok qe i kisha pasur te pandare filluan te me urrenin. Une nuk prisja qe ata te me perqafonin se i shikoja situatat por edhe te me urrenin apo dhe te me fyenin kjo ishte e rende. Une kisha qendruar gjithe kohen time shume korrekt me ta. I kisha dashur me gjithe sinqeritetin tim dhe po cuditesha per here te pare se cfare lloj karakteresh perjetuaka njeriu. Ishte vertet e cuditshme por edhe e dhimbshme.
E besoni se dikur mund tju ishin afruar per interes per shkak te postit te larte te tet eti
Me mbrapa kur pashe nga sa po ndodhte e besova.
Kishte shoke qe ju qendruan afer
Kishte. Nuk mund te flas per te gjithe pasi kishte edhe nga ata qe donin dhe kishin kurajon te me mbronin. Pra shkurt po ju tregoj se kishte njerez edhe te respektueshem por edhe te parespektueshem. E keqja per mua ishte se ne keto momente filloi dyzimi i karakterit dhe personalitetit. Ishte momente qe po ndryshoja katerciperisht. Fshehja e mendimeve dhe e shfaqjes normale dhe ruajtja e stermundimshme u kthye ne normalitet te cuditshem. Po e provoja ne kurrizin tim poshterimin e karakterit njerezor.
Keni ndonje episod me ndonje shok qe ju ka qendruar afer
Ka qene nje histori e lezetshme. Une kam pasur nje shok te ngushte. Kisha mesuar ne rruge te ndermjetme se babai i tij kishte marre disa goditje politike te fuqishme. Megjithate une i qendroja afer pa e vrare shume mendjen per kete problem. Kishim arritur qe shoqeroheshim shume bashke dhe kjo shoqeri binte ne sy nga te gjithe. Kur u mblodh organizata e rinise per te me perjashtuar mua une qe jashte para se te fillonte mbledhja e takoj me marifet dhe i them Duhet te me kritikosh i pari ti. Do te cohesh dhe do te pervishesh me cfaredo fjalori qe te duash por vetem duhet te me goditesh. Si ka mundesi qe te me thuash kete - me tha shoku im qe quhej Astrit. - Une nuk mund te bej nje veprim te tille ne kemi qene shoke dhe do te jemi te tille. E sqarova se patjeter ishte ne vezhgim ngaqe kishte shoqeri me mua dhe mund te goditej per shkakun tim nje pervoje per nje rast te tille e kishim. Keshtu qe sa hyme brenda Astriti u cua i pari dhe nuk la gje pa thene kunder meje por qe gjithsesi po te mos i kisha dhene porosite jashte ai njeri kishte kurajon dhe te me mbronte me force madje por qe pas kesaj do ta priste te pakten perjashtimi nga universiteti.
Kur u takove me familjen
Ne fund te qershorit si mbaroi zbori une arrita ne Tirane. Aty shkova njehere nga shtepia dhe larg e larg nuk pashe as nje gjurme jete. Ishte e tmerrshme nuk dija se ne cfare zone familjaret e mi ndodheshin ne ato momente. Shkova nga halla qe kisha ne Tirane. Aty mesova qe familjaret e mi ishin internuar ne fshatrat e Vlores. Duhet te ishin ne fshatin Kote. Megjithate une nuk do te nisesha menjehere pa sqaruar punet ne universitet. Kuptova nga sa mesova te halla se guri po rrokullisej shume keq. Ngjarjet ishin te pabesueshme. Goditja kishte perfshire gjithe farefisin tone. Vetem gjate atyre diteve qe une kisha qene ne zborin njemujor ishin bere disa veprime te shume njerez.