Berisha Censusi shume i suksesshem

Kryeministri Berisha e ka cilesuar censusin si nje proces te suksesshem ndersa ka shtuar se edhe pse ky proces u zhvillua me shpejtesi ai u realizua ne liri te plote. Duke folur ne mbledhjen e qeverise kryeministri Berisha theksoi se procesi i regjistrimit te popullsise dhe banesave eshte zhvillimi me i madh kombetar ne rrafshin social.
Ndersa ka falenderuar te gjithe shqiptaret dhe te gjithe regjistruesit qe moren pjese ne kete proces kryeministri Berisha theksoi se nje rezultat i rendesishem i censusit eshte se per here te pare popullata e qyteteve dominon ne ato te fshatrave.
Kemi qene nje vend rural per te mbrojtur eksistencen tone. Levizja e madhe drejt urbanizimit eshte oguri me i bardhe per te ardhmen e kombit. Kombet urbane jane ato te cilat te lira ndertojne prosperitetin. Rendimenti i tyre eshte shume here me i madh.U gezova shume kur pash rezultatet qe deshmojne se aktualisht 53.7 perqind e shqiptareve jetojne ne zonat urbane ndersa 46.3 perqind ne ato rurale ka theksuar Berisha.
Sipas kryeministrit Berisha me publikimin e te dhenave paraprake te censusit marrim nje pergjigje te gjithe ata te cilet kane qene agresiv ndaj levizjes se lire dhe procesit te urbanizimit te kombit ndersa ka shtuar se ky process eshte me i shpejti qe nje komb mund te kete patur ndonjehere.
Me tej kryeministri Berisha ka theksuar se nje tjeter zhvillim pozitiv te procesit te censusit eshte edhe ritmet e mira te rritjes se popullsise duke theksuar se ne rast kercenimi qeveria eshte e gatshme te mbeshtese politika demografike me interes kombetar qe sipas tij jane faktuar si eficente.
Sipas kryeministrit nje tjeter tregues shume i rendesishem te censusit eshte edhe rritja e numrit te banesave ne Shqiperi brenda 10 vjeteve. Regjistrimi ka nje tregues tjeter shume te rendesishem pasi ne 10 vjet deshmon se shqiptaret kane ndertuar banesa 40 per qind me shume se te gjitha koherat. Dhe kjo eshte 38 perqind me shume banesa dhe nje rritje e siperfaqeve te ndertimit ka shtuar me tej Berisha.
Ne fund te fjales se tij ne mbledhjen e qeverise kryeminsitri Berisha i eshte rikthyer renditjes se bashkive me numrin me te medha ne vend Tirana Durresi Vlora Elbasani Shkodra Kamza Fieri Korca Kashari Paskuqani Berati dhe Lushnja.