E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja e Britanise se Madhe Fiona Mcllwham shte shume me rendesi qe palet kane nisur te bashkepunojne me njera tjetren

Ambasadorja e Britanise se Madhe ne vendin tone Fiona Mcllwham gjate vizites se saj ne Shkoder komentoi zhvillimet e fundit politike. Ajo u shpreh se eshte shume me rendesi qe palet kane nisur te bashkepunojne me njera tjetren por ne duhet te presim rezultatin final.
Po keshtu ambasadorja komentoi edhe kerkesen e partive te vogla rreth Reformes Zgjedhore duke thene se ka shume rendesi qe te gjitha forcat politike kane mundesi te shprehin qendrimet e veta.
Gjate vizites se saj ne Shkoder ambasadores britanike iu dorezuar titulli te cilin Keshilli i Bashkise Shkoder akordoj per Edith Durham Qytetare e Nderi. Titulli iu dorezua nga kryetari i Keshillit Bashkiak Shkoder Bardhyl Lohja. Ne kete vizite ambasadorja Mcllwham u takua edhe me kryetarin e Bashkise Lorenc Luka dhe perfaqesues te forcave politike ne keshill.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›