E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur KLD-ja rreshtohet politikisht!

KOLI BELE

Detanta politike e muajve të fundit, e imponuar nga përpjekja e faktorit ndërkombëtar për të zhbllokuar procesin e integrimit, me gjasa do të prishet brenda muajit janar për shkak të dy patateve të nxehta të politikës e njëkohësisht të Drejtësisë shqiptare: dështimi i paralajmëruar i gjykimit të çështjes Meta e po ashtu dështimi i hetimit të 21 janarit në njëvjetorin e tij.
Këto dy çështje penale pashmangshmërisht do ti kthejnë projektorët politikë nga Drejtësia dhe në ditët e debatit të nxehtë, si gjithmonë, do të flitet për pasojat, duke mos lënë hapësirë për të parë me qetësi dhe në mënyrë analitike origjinën e problemit: krizën e thellë që ka përfshirë sistemin e Drejtësisë në Shqipëri, për shkak të së cilës ka dështuar të bëhet drejtësi në shumë çështje penale në vitet e fundit, më të njohurat çështja e rrugës Kukës-Morinë apo Gërdeci, por edhe të tjera megaçështje që kanë një emërues të përbashkët: politika në pushtet flet e vendos përpara Drejtësisë se kush është fajtor e kush i pafajshëm!
Është e qartë se sistemi i drejtësisë penale, e para së gjithash pushteti gjyqësor, me gjithë garancitë ligjore dhe paprekshmërinë në detyrë të gjyqtarëve, gjithnjë e më tepër i ngjan një tufe purtekash që çdo çështje që shkakton furtunë politike, përthyhen pagabueshmërisht në drejtimin e interesit një pakicë qeverisëse, e kësisoj në dëm të interesit publik, të cilët janë betuar solemnisht ti shërbejnë. Rreshtimi politik i Kolegjit Zgjedhor apo gjobat shembullore ndaj eksponentëve politikë të opozitës vërtetojnë se edhe pjesa civile e Drejtësisë është po aq, në mos me shumë, e përkulshme politikisht! E nëse nuk janë të pavarur gjyqtarët, çfarë mund të pritet nga prokurorët, për të mos folur për oficerët e policive gjyqësore apo shërbimet e tjera të ekspertizës publike në vend.
Mirëpo, nga njëra anë kemi një kornizë ligjore garantiste sipas modeleve perëndimore që formalisht pengojnë ndërhyrjen në vendimmarrjen e gjyqtarëve në çështje konkrete edhe kur vendimet duken absurde, e nga ana tjetër kemi një sistem gjyqësor që brenda dyerve e poshtë tavolinave u nënshtrohet të tjera rregullave të pashkruara, por botërisht të njohura. Anatemimi en-bllok i pushtetit gjyqësor, përveçse shton kakofoninë gati 20-vjeçare përbaltëse, sidomos nga maxhoranca e sotme, ndaj institucioneve që duhet të jenë të pavarura, së fundi mund të sjellë reagimin me deklarata standarde të ndonjërës nga shoqatat e gjyqtareve, përkundër rolit inekzistent të këtyre mekanizmave.
Në situatën e krijuar, kur perceptimi i gjerë publik për korruptimin financiar të Drejtësisë konvergon me atë të opozitës për korruptimin politik të Drejtësisë, me të drejtë shtrohet pyetja: Kujt ti kërkojmë llogari për Gjyqësorin?
Maxhoranca qeverisëse, sigurisht, e ka përgjigjen gati: pushteti gjyqësor nuk varet nga qeveria! Në fakt, edhe pushteti gjyqësor, sipas Kushtetutës, e ka një qeveri të vetën me jo pak, por 15 anëtarë, ku shumica dërrmuese janë gjyqtarët, 9 të tillë, dhe që si detyrë të parë të saj ka të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e Gjyqësorit para së gjithash dhe nga ndikimet politike!
Prononcimet mediatike të Presidentit të Republikës dhe njëkohësisht kryetarit të KLD, nënkryetarit apo anëtarëve të tjerë që gjenden më shumicë në website apo në forume të tjera, më në pamje të parë të bindin për angazhimin deklarativ të tyre në këtë drejtim. Mirëpo, qeveria e gjyqtarëve, ashtu si ajo e qytetarëve, më shumë se nga deklarimet e shkruara nga zëdhënësit penëhollë, duhen gjykuar nga vendimet që marrin, të cilat, më së paku, duhet të bëhen transparente për publikun.
Nëse do të bëjmë një retrospektivë në vitin që lamë pas, akti me i bujshëm i KLD-së, e që shkaktoi iritimin politik të opozitës, ishte shtyrja e daljes në pension e gjyqtares Sashenka Jonuzi, deri në mbarimin e mandatit si anëtare e Kolegjit Zgjedhor përpara zgjedhjeve të vitit 2013! Çuditërisht ky vendim nuk gjendet i botuar në faqen e KLD-së, ku gjenden të publikuara të gjitha vendimet, duke filluar nga viti 2003. Përkundër mbulimit të afërt mediatik të vendimeve të KLD-së, vendimi i datës 4 nëntor u bë publik disa ditë më vonë, e në mungesë të informacionit, disa media folën për abstenim në votim të nënkryetarit Spahiu, paçka se ligji i KLD-së parashikon vetëm votim pro ose kundër!
Ditët në vijim, edhe ky lajm, mbasi konsumoi debatin politik në treditëshin e çudisë së radhës, u harrua si të tjerët e përditshëm në Shqipëri. Shoqatat e gjyqtarëve nuk u prononcuan këtë radhë, ndoshta duke menduar që secili anëtar mund të këtë fatin kur të mbushë 65 vjeç të jetë anëtar i Kolegjit Zgjedhor, e kësisoj të shtyjë disa vite në detyrën e nderuar të gjyqtarit!
Në të paktat reagime profesionistësh ishte shkrimi me titull Twitter i mangët dhe sundimi i së drejtës, i shkruar nga  pedagogu i së Drejtës Kushtetuese dhe avokat po aq i njohur, Krenar Loloçi. Artikulli analizon në mënyrë shteruese se përse kjo vendimmarrje e KLD-së është haptazi në kundërshtim me ligjin e do të ishte përsëritëse e vërtetë, e pamundur  të shkruhet më qartë. Ajo që vlen të thuhet shkurtimisht për këtë rast janë dy argumente thelbësore: i pari, gjyqtarja e Apelit është zgjedhur në Kolegjin Zgjedhor për shkak të qenies gjyqtare dhe në kushtet kur sipas ligjit pushon së qeni gjyqtare (mbush 65 vjeç), automatikisht pushon së qeni edhe anëtare e Kolegjit Zgjedhor. Është Kaq e Thjeshtë!! Për me tepër, debatit juridik mbi këtë kazus i është dhënë zgjidhja e qartë nga Gjykata Kushtetuese në rastin e mbarimit te mandatit vjeçar si gjyqtar të ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Avni Shehu.
Problemi i dytë po aq i madh lidhet me nulitetin e vendimeve gjyqësore të marra nga gjyqtarja Jonuzi, i cili herët a vonë do të konstatohet e shpallet nga Gjykata e Lartë apo ajo Kushtetuese, e, për pasojë, të gjitha vendimet e saj, përfshi të drejtat e fituara nga individët apo shteti me vendime gjyqësore të formës së prerë, do të cenohen vetëm për këtë shkak.
E thënë troç, e vërteta bërtitëse është që KLD me shumicë votash vendosi të shkelë ligjin sepse iu kërkua ta bënte! Sigurisht që anëtarët e KLD-së nuk mund të mos e dinin se çfarë parashikon ligji, por leximi i procesverbalit të mbledhjes së KLD-së të heq çdo dyshim për këtë vendimmarrje dhe është, në fakt, arsyeja e këtij shkrimi disi të vonuar!
Që në fillim duhet thënë se vendimmarrja ka qenë 8 me 5, e për këtë shkak duhet thënë që shyqyr Zotit ka akoma anëtarë në KLD që pranojnë ta lexojnë ligjin me sytë e tyre, ashtu siç e ka shkruar ligjvënësi, dhe jo siç e lexon ministri i radhës i Drejtësisë, dhe ndër ta janë edhe dy gjyqtarët përfaqësues të Gjykatës së Lartë, me staturë të lartë për shkak të përvojës, por edhe të pozicionit hierarkik në vendimmarrjen e drejtësisë, të cilët kanë folur haptazi dhe qartë kundër propozimit të ministrit, duke argumentuar se jo vetëm është në kundërshtim me ligjin, por sjell edhe pasoja të rënda pasi vendimet kur merr pjesë kjo gjyqtare do të prishen në të ardhmen vetëm për këtë shkak.
Por, të gjitha argumentet dhe debati ligjor, thjeshtësinë e të cilit nuk duhet as të jesh jurist që ta kuptosh, janë mbyllur më fjalët e ministrit të Drejtësisë, i cili është shprehur se (citoj nga fotokopja e procesverbalit): Të gjitha reformat e Europës janë që mosha e pensionit të shkojë 70. Unë po e them vetëm me një fjali. Argumentin ligjor e kisha dhe e kam. Kodi Zgjedhor nuk e jep në cilësinë e tij ezauruese daljen në pension. Kodi Zgjedhor është një normë hierarkike kushtetuese mbas Kushtetutës. Analiza ligjore tani u bë. Tani kam vetëm një gjë. Kemi një gjyqtare, e cila është ashtu si ju, nuk është si unë, është gjyqtare e cila po thotë dua të punoj edhe një vit. Nuk po thotë të iki nga Drejtësia…
Mbas fjalës bindëse të ministrit, KLD-ja ka votuar 8 me 5, duke p

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›