Kandidati republikan Mit Romney do të hyjë në histori
Në një garë të hapur për kandidaturën republikane, asnjë republikan nuk ka fituar ndonjëherë edhe në Iowa edhe në New Hampshire, siç bëri Mitt Romney. Asnjë nuk ka arritur në vendin e katërt apo të pestë në New Hampshire, siç arritën Newt Gingrich dhe Rick Santorum, të cilët u bënë edhe kandidatë. Asnjë nuk e kishte superuar plotësisht Iowa-n, ashtu si bëri Jon Huntsman, dhe duke fituar më pas gjetkë. Asnjë nuk e mori veten kaq shpejt si Rick Perry pasi mori 1% në shtetin e granitit (New Hampshire). Dhe asnjë më parë nuk ishte kandiduar pas një dështimi që në raundet e para, pozicion ky në të cilin e gjeti veten Ron Paul. E gjithë kjo tregon se historia do të shkruhet këtë vit dhe s’ka rëndësi se ç’ndodh më pas.
Fokusi të martën ishte më shumë në diferencën e fituesit se sa në vetë fitoren. Z. Romney fitoi në New Hampshire me 16,4 pikë mbresëlënëse (Gara e fundit në këtë shtet e kandidatëve ka shënuar një diferencë mesatare prej 10.5 pikë.) Tradicionalisht, New Hampshire i ka kushtuar pak vëmendje ngjarjes së madhe të Iowa-s - vendit të dytë mbresëlënës të zotit Santorum. Ai përfundoi më pas i pesti.
Të gjashtë kandidatët kanë burime të mjaftueshme për të luftuar fort në garën e ardhshme, në Karolinën e Jugut, më 21 janar. Tashmë, për të bërë fushatë në televizionet e këtij shteti janë hedhur mbi 6 milion $, ku më shumë se 4 milion $ prej të cilave kanë shkuar për fushatën e z. Gingrich dhe z. Romney. Është e rëndësishme të kuptohet se Karolina e Jugut nuk përfshin tërësisht pjesën Jugore siç përfshijnë për shembull, Misisipi dhe Alabama. Konservatorët në veri të rajonit (përfshirë Spartanburg) të pamësuar me rezultatet e z. Romney mund të jenë më të gatshëm të mbështesin zotërinjtë Gingrich dhe Santorum, ndryshe nga ç’bënë homologët e tyre në Hampshire, që kishin ndjekur me kujdes pozicionin e palëkundur konservator të zotit Romney në lidhje me çështjen e abortit dhe të martesës, kur ai kishte qenë Guvernator i Massachusetts-it fqinj.
Konservatorët dominojnë rajonin e ashtuquajtur Midlands të Karolinës së Jugut (përfshirë Columbian, kryeqytetin e shtetit), ndërsa në vendet e ulëta bregdetare (duke përfshirë edhe Charleston) banojnë shumë pensionistë të Midwestern-it. Në vitin 2008, z. Romney dhe John McCain patën një rezultat më të mirë në dy rajonet e fundit se sa në ato të sipërme. Prania e konservatorëve gjithandej në mbrojtjen kombëtare solli ndërlikime negative për z. Paul, me theksin e madh që ai vuri tek “izolimi”. Dhe shkalla e lartë e papunësisë në këtë shtet, në 9.9%, e bën ekonominë çështjen nr. 1.
Karolina e Jugut do të jetë shansi i fundit për disa kandidatë. Do të jetë e vështirë për të justifikuar vazhdimin e garës pas renditjes në fund në tre garat. Ju nuk do ta mësoni këtë duke dëgjuar ankesat e disa republikanëve. Tingëllon mjaft e çuditshme, kur ish-Kryetari i Dhomës së Republikanëve (Z. Gingrich), ish-numri 3 në lidershipin e Senatit Republikan (Z. Santorum), një ish-kryetar i Shoqatës së Guvernatorëve Republikanë (Z. Perry), dhe një ish zëvendës-shef i stafit presidencial (William Kristol) dhe të tjerë paralajmërojnë që të lejohet zgjedhja e kandidatit republikan nga "establishment-i". Nëse ka një "establishment ne GOP (nofka e Partisë Republikane)," ata janë me siguri pjesë e saj. Duke thënë më shumë mbi këtë çështje, një komitet i vogël i anëtarësisë nuk do të drejtojë procesin. Asnjë grup i lidhur me pushtetin nuk mund t’i bëjë presion të tjerëve për t’u bashkuar në mbështetje të një kandidati. Miliona votues republikanë dhe komitete drejtuese do të zgjedhin kandidatin e Partisë Republikane. Kjo është një gjë mjaft e mirë për shumicën prej nesh.
Ka një sugjerim për kandidatin kryesor, z. Romney, në ankesën e z. Gingrich, sipas të cilit reklama negative në Iowa dëmtoi kandidaturën e tij atje. Më pas Televizioni kabllor, moria e debateve dhe interneti e bënë të gjithë procesin më të kuptueshëm për të gjithë vendin. Mbështetja e z. Gingrich në Karolinën e Jugut ra me 25 pikë në dhjetor, sipas sondazhit të CNN/TIME/OCR, ku votuesit e Shtetit Palmetto reaguan pa i parë fare reklamat më pas. Nëse zoti Romni zgjidhet si kandidat, ai mund të pësojë të njëjtin dëm, kur fushata e Obamës të transmetojë reklama negative duke sulmuar Bain Capital, një gjë që me siguri ai do ta bëjë.
Rivalët e Partisë Republikane janë duke e bërë një gjë të tillë tashmë. Republikanët ka shumë të ngjarë të injorojnë kritikat mbi Bain sepse ata në përgjithësi i përkrahin biznesmenët e suksesshëm. Por, nuk do të jetë ky rasti në zgjedhjet e përgjithshme. Z. Romney mund ta ndihmojë veten jashtëzakonisht shumë nëse ai përdor javët që vijnë për t’u përballur me forcë me këtë çështje. Fjalët e tij në Karolinën e Jugut dhe Florida do të dëgjohen nga dhjetëra miliona amerikanë.