Kur "Koha Jone" ridigjet ne kohen tone
Djegia e redaksisë së gazetës "Koha Jonë" është vulosur si një damkë turpi hekuri të skuqur në ballin e qeverisjes së parë të Sali Berishës. Por kur në vitin 2005 ai u rikthye në pushtet si Kryeministër, ishin jo të paktë ata që besonin se Berisha nuk do të guxonte kurrë më t‘i turrej medias dhe fjalës së lirë. Veç kurrë mos thuaj kurrë, kur është fjala për politikën e vjetër. Kohët provuan se "ujku" i autoritarizmit kish ndryshuar qimen, por jo zakonin, kish ndryshuar mjetet, por jo qëllimin për të sunduar mbi shqiptarët, qëllim që nuk mund të përkryhet në prani të fjalës dhe medias së lirë. Kohët treguan se ndërsa Berisha qe po ai, kishin ndryshuar thelbësisht ata, që jo vetëm promovuan "ndryshimin" e Berishës, por që edhe u nënkuptuan në publik si garantët që do të moderonin, nëse do të shfaqej, çdo mendjeshkrepje primitive të Kryeministrit. Dhe ndër këta "garantistë" që shfaqen sot shërbyes të zellshëm të autoritarizmit berishist kundër fjalës së lirë, është edhe ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, që në kundërshtim flagrant me ligjet e këtij shteti, e bën dikasterin e tij pjesë të një skenari brutal politik që, po ashtu si dikur "Koha Jonë", gjakon të "djegë" sot gazetën "Tema".
***
Kryeministri Berisha, i shpallur në vitet ‘90 ndërkombëtarisht si armik i fjalës së lirë, u përpoq në mileniumin e ri të trukohej si mbrojtës i fjalës së lirë dhe medias së lirë. Ishte dhe është jo vetëm një pudër që përpiqet ta maskojë urrejtjen ndaj kritikës që çjerr maskat e korruptimit qeveritar, por edhe një pretendim mediokër dhe antiliri. Sepse një media që është vërtet e lirë, nuk ka nevojë për mbrojtjen e askujt, as të një Kryeministri. Madje, ajo duhet të ndjehet e mbrojtur edhe nëse një Kryeministër (sikundër Berisha sot) dëshiron "ta hajë të gjallë". Duhet të ndjehet e mbrojtur nga sistemi i institucioneve të pavarura që e frenojnë Kryeministrin. Dhe ndër to janë ligji dhe gjykata, që u bëhen barrierë aventurave të kujtdo pushteti që tejkalon të drejtën dhe, që duke dhunuar kontratën me një gazetë, nuk mund të mos dhunojë kontratën me shoqërinë, me Kushtetutën, me popullin, me lirinë. Media, në esencën e saj të pabastarduar nga politika, mediokriteti dhe servilizmi në shërbim të politikës, është liri. Dhe liria është drejtësi.
Por ky sistem i themeluar mbi lirinë si të drejtë dhe të drejtën si liri, ende nuk ekziston realisht në Shqipëri, prandaj "Tema" (sot është vetëm radha e saj) është e rrezikuar. Sepse fakti që një Kryeministër dhe një ministër dhunojnë me sukses ditën për diell një vendim gjykate që ja njeh të drejtën gazetës, kur ata arrijnë ta mbyllin një media sepse kështu ja u do qejfi, kjo tregon se gjakimi, mllefi dhe hakmarrja e një Kryeministri janë ende më të forta sesa ligji. Por bashkë me "Temën" është e rrezikuar edhe shpresa e ndërtimit të një sistemi të tillë që i qeverisur nga drejtësia dhe liria, nuk pyet për epshet primitive të berishëve të sotëm dhe të nesërm. Duam apo s‘duam, një betejë e humbur nga gazeta "Tema" me Berishën dhe berishizmin sot, do të jetë një betejë e humbur nga sistemi, media, drejtësia dhe liria. Dhe jo vetëm për sot. Dhe jo vetëm në raport me Berishën.
***
Përplasja e Berishës me gazetën "Tema" sot është thelbësisht e njëjtë me përplasjen e Berishës me gazetën "Koha Jonë" dje. Nëse "Kohën" e dogjën me zjarr, "Temën" orvaten ta "djegin" me vendime qeverie. Mjeti nuk ndryshon asgjë, kur qëllimi mbetet po i njëjti: ta bëjnë të heshtë median kritike ndaj korrupsionit dhe trafiqeve të pushtetit. Në fakt, raportet e Berishës me gazetën "Koha" dje dhe sot, si dhe me "Temën" dje dhe sot, dëshmojnë në mënyrën më elokuente se si e percepton "demokrati" Berisha dhe klani i tij ministror dhe partiak median: thjesht si një shërbyese të qeverisë së "shërbesave. Nëse nuk shërben, digjesh në të gjitha format e mundshme (me zjarr ose pa zjarr), me ligj ose pa ligj. Por nëse shërben - shërbehesh. Prandaj dhe ministri Ruli (që sa qe në opozitë mbështeste median e pavarur kundër Nanos), shfaqet me një frazeologji cinike prej autokrati, kur i tregoi gazetarit Mero Baze, drejtorit të "Temës", se nuk mund të ndërtojë më pavarësinë në lokale qeveritare, sapo nis të kritikojë korrupsionin e saj, pra, edhe të dikasterit të tij. Provohet kështu se ndërsa riardhja në pushtet nuk e ka ndryshuar aspak Berishën, ajo ka transformuar rrënjësisht njerëz si Ruli që u ringjitën në pushtet nga "shoqëria civile", shpirti i së cilës është liria. Nga flamurmbajtës ata janë bërë dhunues të "shoqërisë civile". Edhe të ligjit dhe drejtësisë. Sepse nuk mund të dhunosh lirinë pa dhunuar drejtësinë. Dhe anasjelltas.
***
Duke sulmuar gazetën "Tema", berishizmi ka dhunuar drejtësinë dhe një vendim gjykate që ministri Ruli bën sikur nuk e sheh ose sikur nuk ka dëgjuar për të. Me sulmin ndaj "Temë"-s kemi dhunim më katror të drejtësisë. Edhe si dhunim të një vendimi gjykate nga qeveria, por edhe si dhunim të një media që po raporton në publik bëmat korruptive të qeverisë.
Presioni mbi "Temën" është një luftë brutale dhe e hapur e korrupsionit ndaj antikorrupsionit, është sulmi mbi themelet e një sistemi apo demokracie me liri. Sepse media e lirë (dhe e lirë është kur gazetarët, gazetat dhe mediat mund të kritikojnë qeverinë pa pasur frikë se, sikundër thotë Obama, dikush mund t‘u trokasë në derë) është një nga shtyllat mbi të cilat qëndron demokracia perëndimore. "Tema" guxoi të kritikojë, të denoncojë, prandaj i trokitën në derë. Prandaj orvatja e Kryeministrit Berisha për të "djegur" apo mbyllur gazetën "Koha Jonë" (na falni "Tema", por lapsusi ndodh nga që rastet janë shumë të ngjashme), këtë herë duke përdorur ministrin Ruli si pishtar ose polic dhe policin si ministër, është një alarm për lirinë e medias nga tentakulat e qeverisë dhe të politikës. Gazeta "Tema" është vetëm një rast, por kapja që po i bëhet medias nga qeveria dhe politika po zhvillohet në prapaskenë shumë më e ratifikuar, shumë më komplekse dhe e shtrirë sesa ky rast.
Incidenti me "Temën" është shfaqja e hapur e një bolle të fshehtë dhe të heshtur kapjeje që po zvarritet me shpejtësi në themelet e medias. Rasti denoncon se gjakimi i politikës dhe i pushteteve për të kapur media dhe gazetarë, duke i shndërruar në shërbëtorë të saj, shfaqet ende si një urdhër i brendshëm, si një domosdoshmëri jo vetëm për pushtetin berishist, por edhe për mendësinë e politikës shqiptare në tërësi. Media të tëra po skllavërohen nga krahët e ndryshëm të politikës në këtë prag zgjedhjesh, gazetarë po ashtu. Dhe shikoni sesa vakët reagon lidershipi i partisë më të madhe të opozitës. Mos vallë mjafton të thuash se Berisha po vepron si gjithnjë ka vepruar Berisha? Por ç‘duhet bërë për ta ndalur dorën lirivrasëse (me gishta ministrorë dhe policorë) të pushtetit berishist?
Prandaj është zhgënjyese që ditën që policia bllokonte gazetën "Tema", lideri i PS-së, Edi Rama, i "bëri naftën" alarmit për kërcënimin e lirisë së medias, duke e gjetur më prioritare të kritikonte monopolin e naftës. Një opozitë e vërtetë, që në të kundërt nga Kryeministri, ka për ideal lirinë dhe jo autoritarizmin, që ka për qëllim të mposhtë jo thjesht Berishën, por bashkë me Berishën edhe autoritarizmin si opsion politik në Shqipëri, do ta shndërronte me urgjencë dhe pa ngurrim në një flamur protestash, në një temë të madhe politike mbrojtjen e "Temës", duke kuptuar se bëhet fjalë shumë më tepër se për "Temën". Bëhet fjalë për lirinë e fjalës kundër politikës së vjetër të mbytjes së fjalës me zjarr apo pa zjarr, me kërbaç apo me kulaç, bëhet pra fjalë për atë që duhet të mbetet frymë e kohës sonë edhe pse sulmi kundër fjalës së lirë nuk bëhet më, si në vitin e mbrapshtë ‘97, para dyerve të gazetës "Koha Jonë".