Kristina, 100 metra katrorë shtëpi për veshjet, mania që indinjon Argjentinën
Njerëzit nuk i falin as shpenzimet e tepërta dhe as sjelljen prej zonje të rëndë. Që kur fitoi zgjedhjet presidenciale me dyfishin e votave të të shoqit Nestor, gazetat argjentinase nuk i ndahen, duke informuar opinionin publik mbi veshjet, bizhuteritë dhe të pamungueshmet këpucë me taka. "Çdo herë që largohet nga Buenos Aires për një udhëtim jashtë vendit, i nevojitet një avion i tërë për të sjellë në shtëpi veshje që blen në dyqanet e mëdha luksoze të kryeqyteteve evropiane ose amerikane", shkruajnë ato.
Gazetat kanë bërë edhe llogaritjet, Kristina Fernandez de Kirshner, prej një viti Presidente e Argjentinës, dhe para këtij titulli, katër vjet Zonjë e Parë, shpenzon nga 250 mijë deri në 400 mijë euro në vit vetëm për t‘u veshur. Në rezidencën presidenciale të Olivos, në periferi të kryeqytetit, gardëroba e saj zë 100 metra katrorë (një apartament me katër dhoma), dhe me këtë ritëm që po ecën, Presidentja do të ketë nevojë për të paktën 400 metra katrorë për të mbajtur xhaketat, fundet, pantallonat dhe këpucët, para se t‘i përfundojë mandati pas tre vjetësh. Gjatë udhëtimit të fundit zyrtar, mes Shteteve të Bashkuara dhe Afrikës së Veriut, arriti të ndërronte veshjet pesë herë në ditë, duke u paraqitur në të gjitha takimet me pak vonesë. Gjithsesi, kjo vonesë e vogël mund të justifikohej me paraqitjen e saj perfekte.
Nga akuzat, Kristina mbrohet duke sulmuar të tjerët: "Të gjithë janë mizogjinë", thotë ajo dhe, pa modesti, shton se pjesa më e madhe e rrobave që vesh janë të prodhuara në Argjentinë. Janë krijime të stilistëve vendas, që ajo i paraqet nëpër botë. Por përndjekjet vazhdojnë. Kristina njihet si gruaja që nuk vesh dy herë të njëjtin fustan. Pasioni i saj i fundit janë edhe bizhuteritë. "Çdo natë, kur del nga shtëpia, vë gjerdanë të shtrenjtë 500 mijë dollarë, vëthë, unaza dhe aksesorë të tjerë", të zgjedhura me shumë kujdes nga markat e njohura "Bulgari", "Hermes" dhe "Vuitton", shkruante para pak javësh gazeta e përditshme "Noticias". Dhe jo vetëm kaq: "Zonjës i pëlqen mëndafshi, lëkura, rrobat e bukura e të kushtueshme".
Duke qenë se është kaq e fiksuar pas veshjeve, gazetat janë përpjekur t‘i gjejnë edhe një burim frymëzimi në Panteonin Kombëtar. E merrni me mend se cila është? Evita, gruaja e dytë e Peron dhe Zonja e Parë e Argjentinës në vitet ‘50. Më shumë se një Zonjë e Parë, ajo njihej veçanërisht për gardërobën e saj të klasit të lartë dhe betejat narodnike për Argjentinën e varfër e të uritur. Njësoj si Kristina. Thuhet se Evita merrte çdo javë nga Parisi katalogët e Christian Dior për të zgjedhur veshjet e stilistit.
Gazeta britanike "Guardian" e ka përfshirë banuesen e Shtëpisë Rozë në një klasifikim special mode ("Kings of bling") mbi liderët botërorë dhe demonstrimin e pasurisë. Kristina është pozicionuar në vendin e katërt, pas Sarkozisë, Gorbaçovit dhe Presidentit rus Medvedev. Por nuk përfundon me kaq, sepse një ekspert në protokoll e akuzon se është pak e paedukuar. Kristina është prezantuar në një samit me syze dielli. I pëlqejnë çantat e mëdha, madje ato gjigante. Në mes të nëntorit, gjatë mbledhjes së G-20, i detyroi të gjithë të pranishmit të përsërisnin foton e ritualit, pasi ajo mungonte, sepse ishte paraqitur me vonesë për shkak të trukut.
Ai që e mbron, brenda dhe jashtë lëvizjes peroniste argjentinase, thekson se kjo tentativë për të banalizuar personazhin, fsheh interesa të grupeve të mëdha ekonomike dhe shqetësimin e një pjese të shtresës së mesme për modelin e zhvillimit më solidar që Kristina paraqet. Përplasja me firmat bujqësore mbi rritjen e taksave për sojën e ekspertuar (që Kirshner dëshironte t‘i investonte në punën sociale) dhe nacionalizimi i sistemit të pensioneve dhuruar privatëve nga Menem në vitet ‘90, kanë prekur interesat dhe privilegjet e shtresave shoqërore dhe grupeve ekonomike (edhe të huaja spanjolle) që tani po hakmerren.
Sipas sondazheve, treguesi i popullaritetit të Presidentes është ulur rreth 25 përqindëshit. Kriza ekonomike ka përfshirë edhe Argjentinën dhe mund të parashikohet lehtësisht se 2009-a nuk do të jetë një vit i lehtë për të.