E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë vende kërkojnë reforma në OKB

Liderët e Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës Jugore, sot kanë bërë thirrje për reformë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila vendeve në zhvillim do tu mundësonte më tepër ndikim në çështje globale.

Liderët e këtyre vendeve janë takuar në ishullin kinez, Hainan, për samitin e tyre vjetor.

Rusia dhe Kina janë anëtarë të përhershëm me të drejtë të vetos në Këshillin e Sigurimit, ndërsa edhe pse të tre shtetet e tjera janë anëtare të Këshillit të Sigurimit ato kërkojnë më tepër përfaqësim.

Në deklaratën e përbashkët, liderët e pesë vendeve, gjithashtu  thanë se përdorimi i forcës në Libi dhe në botën Arabe, do të duhej të shmangej.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›