Lushnje, vidhen 13 milionë lekë në një firmë
LUSHNJE- Janë futur në ndërtesë dhe arritën të vidhnin 13 milionë lekë. Ka ndodhur në fshatin Gorre të Lushnjes dhe lajmi behet i ditur nga forcat e Policise se Lushnjes. Personat e paidentifikuar, kanë mundur të futen në banesën e pronarit të firmës 'Gerosi', Agim Gjeka duke vjedhur shumën e parave prej 13 milionë lekësh. Kati i parë i banesës së tij shërbente për aktivitetin e prodhimit dhe tregtimit të sallamit, ndërsa i dyti si banesë, në të cilin banonte familja Gjeka. Deri tani policia nuk ka dhënë ende detaje por mësohet se po vazhdojnë hetimet dhe disa persona janë shoqëruar në komisariat për t'u marrë në pyetje.