E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi i naftës, rekord i ri: 120 $ për fuçi

 

Burime të CNN bëjnë të ditur se çmimi i naftës ka kapur majat duke shkuar afërsisht në vleftën 120 dollarë për fuçi. Analisti i krizave për energjinë Victor Shum në bashkëpunim me kompanitë Purvin & Gertz në Singapor bën të ditur se kjo rritje pritej edhe me përmirësimin e gjendjes së dollarit në bursën botërore. Rekordi arriti pasi në këmbimin e Merkatos elektronike në Nju Jork shkëmbimi kapi çmimin rekord $119.93 për fuçi. Ndryshimi u bë brenda natës. Vetëm dje pasdite çmimi në Singapor u rrit nga 118.52 dollarë për fuçi, duke duke kaluar 44 cent nga e premtja e kaluar dhe duke bërë që çmimi të kapte shifrat 118.96 $ për fuçi. Këtë javë tregu i naftës pritej tëv ëzhgohej me imtësi edhe nga Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përcaktuar politikat e saj të mëvonshme për këtë çështje .Shumë analistë mendojnë se dobësimi i dollarit është faktori kryesor në tregun e kërkesës dhe ofertës sepse një dollar i dobët shqetëson investitorët rreth inflacionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›