Kur deshiron te jesh i dobishem
Solidariteti i vecante i njesive vendore per fatkeqesine natyrore ne veriperendim te Shqiperise
Po vihet ne funksion rrjeti i solidaritetit te te zgjedhurve vendore ne adrese te ndihmes per zonat e permbytura te Shkodres.
Nje destinacion i ri ndihme ky pikerisht per bagetine familjare. Ato qe konsiderohen me e pambrojtura ne kete situate por njekohesisht edhe me e shtrenjta. E thene me qarte per gjene e gjalle ate qe fermeret shkodrane e konsiderojne pjese dhe menyre te pandare te jeteses se tyre
Pra ndodhi qe pas vershimit te nje kontigjenti te pare ndihmash humanitare gjithfare llojesh nga njesite vendore fokusi i ndihmave te orientohet tashme me me efikasitet.
Keshtu sot jane nisur drejt Shkodres maunat e para me bar jonxhe hime e koncentrat per gjene e gjalle te familjeve te permbytura nga njesite vendore te Kavajes si dhe komunat e qarkut Fier Mbrostar e Levan.
Nderkohe qe ne ditet ne vazhdim jane pergatitur per ndihme mbi qindra ton ushqime te tjera per pasurine e gjese se gjalle te kesaj zone nga te zgjedhurit lokale te Tiranes Lushnjes Korces Gjirokastres Beratit Elbasanit Vlores Durresit Sarandes Lezhes etj
Vala e goditjes shkaterrimtare ne zonen e Shkodres dita-dites po frenohet dhe jane marre te gjitha masat qe synojne minimizimin ne maksimum te pasojave njerezore ne menyre qe jeta te rifilloje perseri me sa me pak demtime.
Kryeministri i vendit z. Sali Berisha nuk priti te nderhynte pasi te qetesohej situata nderkohe qe qytetaret shkodrane po perjetojne ditet me te veshtira te nje situate apokaliptike. Doktori qysh ne momentin e pare te shfaqjes se rrezikut u vendos ne krye te nje aksioni shumedimensional per te frenuar minimizuar dhe amortizuar valen shkaterrimtare te vershimit te masave ujore te paparashikueshme dhe panikut te krijuar prej saj.
Komiteti Nderministror i Emergjences po ja del qe nepermjet operacionit te shpetimit te jetes njerezore te rivendosin serish ekuilibrin eko-social me forcat e natyres pa humbur asnje jete qytetari ne kete rajon. Me Berishen ne kete perballje jane te gjithe aty. Deputete ministra pushtetare vendore ne krye te mbi 4000 forcave te emergjences shteterore ushtrise policise vullnetare specialiste nga te gjithe sektoret te pajisur ne logjistike me helikoptere mjete transportuese varka shpetimi cadra ushqime veshmbathje.
Ne kete perballje me forcat e verbra te natyres Kryeministri Berisha gjithsesi deklaroi Dua te garantoj qytetaret e Shkodres e te Nenshkodres se qeveria me te gjithe potencialin e saj eshte e perqendruar ne lehtesimin e gjendjes se tyre te krijuar nga permbytjet. Ne nje hark kohor te shkurter jane shperndare mbi 800 ton ndihma ushqimor dhe uje mbi 500 ton ushqim per bagetine e ndihma te tjera. Jane ndihmuar ne total rreth 10 mije familje jane evakuuar mbi 12 mije qytetare. Ky operacion i suksesshem do te kishte qene i pamundur pa bashkepunimin dhe shkallen e larte te pergjegjesise qytetare qe kane deshmuar banoret e qytetaret zonave te permbytura.
Tashme qeveria po kalon ne fazen e dyte te menaxhimit te situates se permbytjes ne te cilen ekipet e specializuara krahas ndihmes emergjente po vleresojne edhe mundesine e inventarizimit dhe vleresimit te pasojave per te demshperblyer ne menyren me transparente cdo qytetar te prekur nga fatkeqesia e permbytjes.
Ne keto momente Po vihet ne funksion rrjeti i solidaritetit te te zgjedhurve vendore ne adrese te ndihmes per zonat e permbytura te Shkodres.
Ne pergjigje te nevojave imediate te nevojave te bashkive dhe komunave ne nevoje dhe perpjekjeve te medha te qeverise per rikuperimin e zonave te permbytura ata kane ditur te percaktojne efikasitetin e ndihmes se tyre
Pikerisht ne keto caste kur qeveria ka mundur te siguroje mbijetesen e qytetareve me ushqime strehim veshmbathje barna etj ata kane vleresuar mese te dobishme qe ndihma e tyre te konsistoje ne sigurimin e bazes ushqimore per bagetine. Ky akt i gjetur solidariteti ka perfshire te gjithe qarqet bashkite dhe komunat e vendit.
Sot jane nisur drejt Shkodres maunat e para me bar jonxhe hime e koncentrat per gjene e gjalle nderkohe qe ne ditet ne vazhdim jane garantuar mbi 300 ton ushqime te tjera per pasurine e gjese se gjalle te kesaj zone.
Ne kete gjest te larte te solidaritetit po harmonizohet vullneti dhe deshira e qytetareve te zgjedhurve vendore prefekturave biznesit shoqerise civile per te ndihmuar vellezerit e motrat shkodrane. E vecanta eshte se kontributit te te zgjedhurve vendore po i pergjigjen te gjitha kategorite shoqerore neper rajone si punonjes te administrates fondacione biznesmene qytetare te thjeshte nxenes e studente dhe mjaft shoqata jo fitim prurese.
Gjithashtu me iniciativen e njesive vendore per te ndihmuar banoret e zonave te permbytura po solidarizohet tashme i gjithe spektri politik rajonal pa dallime partiake duke krijuar keshtu nje raport bashkepunimi real midis individit e shoqerise si dhe qeverisjes qendrore dhe asaj lokale. Mbeshtetjes te te zgjedhurve vendore demokrate dhe te LSI po i shtohen me dinjitet e humanizem edhe disa perfaqesues vendore socialiste shoqata patriotike te vendit Kosoves dhe diaspores te minoritetit dhe shume shoqata e aktiviste te shoqerise civile.
E ardhmja
E pashprese ne kete vend eshte vetem e shkuara.- shprehet Berisha - Ajo nuk kthehet me. Ne kete vend ka shprese ne cdo gje. Ne fakt eshte nje situate qe po punohet paralelisht qartesisht ne tre drejtime. Se pari ne shpetimin e jetes njerezore se dyti ne garantimin e vazhdueshmerise se investimeve rajonale si dhe treti ne projektimin profesionist te parandalimit te permbytjes ne te ardhmen. Ne kete kuader Qeveria po pershpejton plotesimin sa me pare te projekteve afatgjate te nderhyrjes ne zonen e Shkodres duke perfshire menaxhimin efikas te lumit Buna fillimin e ndertimit te diges ne Skavice mundesine e reduktimit te prurjeve te Drinit si dhe dranazhimit perfundimtar te pellgut ujembajtes te Shkodres. Me nje fjale edhe ne keto momente tensioni ajo po perqendron te gjithe mendimin e specializuar si dhe te gjitha iniciativat per te perfunduar studimin e plote per marrjen e masave inxhinierike te cilat do te shmangin ne vazhdim fatkeqesite e permbytjes ne kete rajon. Aktualisht po behet gjithcka e mundur per plotesimin e nje baze konkrete investimesh shtese te harmonizuara me disipline teknike ne permiresimin e rrjetit kullues ekzistues dhe lehtesimin e shkarkimeve te ujerave shtese. Pra edhe ne keto dite anormale po plotesohet cfare eshte e mundur per nevojat adekuate. Keshtu argjinaturat kanalet kullues dhe hidrovoret e paracaktuara tashme jane te prokuruara dhe se afermi do te fillojne nderhyrje te fuqishme investimesh ne ato si dhe ne ne By Pass-in e Shkodres dhe ne lumin e Bunes
Jo vetem per miresjellje
Kryeministri me mandatin e tij zyrtar por edhe si qytetari pare i Shqiperise falenderon per solidaritetin gatishmerine dhe humanizmin e thelle te gjithe ata qe me ndihmat dhe bujarine e tyre ndodhen se bashku me qeverine prane shkodraneve fisnike ne keto dite tejet te veshtira.
Ndofta jo vetem per ta lene te hapur kete monografi vlen te permendet se gjeografia e ndihmave i kalon kufijte e Shqiperise dhe do te duhej ndofta nje moment tjeter qe te memorizohej krejt solidariteti i treguar per shkodranet ne kete fundviti 2010.