E Diel, 1 Nëntor 2026

Grishja qe Europa te nxise zgjerimin e vet edhe ne Ballkan

12-12-2010 / Gazeta 55

Nga Karld Bildt Franko Fratini Uilliam Hejg dhe Aleksander Stub ministra te jashtem te 4 vendeve te BE
International Herald Tribune

Zgjerimi i Bashkimit Evropian transformimi kryesisht i Klubit Evropian Perendimor ne Bashkim Evropian gjitheperfshires dhe te vertete ishte njeri nga tregimet me te medha te suksesshme te BE-se. Por misioni historik per sjelljen e stabilitetit te demokracise dhe te prosperitetit te metejshem per gjithe kontinentin ende nuk ka perfunduar. Ne mbledhjen e se henes te Keshillit te Ceshtjeve te Pergjithshme te Bashkimit Evropian ne Bruksel do te diskutohet perspektiva e procesit te zgjerimit dhe per vendet qe levizin neper rrugen e anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Ky do te jete qartazi nje rast i rendesishem per ti kthyer tendencat e shikimit nga brenda te viteve aktuale dhe te ri-vitalizohet vizioni i nje Evrope te hapur. Kriza ekonomike e ka theksuar nevojen e Evropes per shume me teper dinamizem. Duke dale nga kriza nuk mund te lejohet qe te mos shihet mundesia per zgjerimin e rrjedhjes se lire te mallit te mirave te sherbimeve dhe te punetoreve. Per me teper integrimi i BE-se eshte per forcimin e sundimit te ligjit per vlerat e perbashketa dhe per standardet evropiane ne gjithe kontinentin.
Sa i perket Turqise ceshtja kryesore nuk eshte nese Turqia po ia kthen shpinen Evropes por nese Evropa po ua kthen shpinen vlerave fundamentale dhe parimeve qe e kane udhehequr integrimin evropian gjate 50 viteve te kaluara. Ne disa qarqe ekziston ankth i qarte lidhur me konsekuencat e anetaresimit te Turqise ne BE. Dyshimet lidhur me pranimin e vendit te madh dhe me besim ne vetvete jane me konkrete tash sesa qe ato ishin kur pati kandiduar Britania qe ishte ballafaquar me kundershtim te fuqishem nga anetaret e vjeter te klubit. Zerat e kundershtimit ishin ndjere edhe kur Suedia dhe Finlanda trokiten ne dyert e BE-se. Shqetesimet jane legjitime por kunder-argumenti eshte i qarte anetaret e rinj mund ta ndihmojne kthimin e Evropes ne dinamizem ekonomik dhe marrjen e vendit adekuat ne punet boterore.
Duke i shtyre kandidatet perspektive kah reformat liberale dhe respektimi i plote i te drejtave te njeriut hapesira evropiane e stabilitetit dhe e rritjes do te zgjerohej edhe me tutje. Duhet ta kemi parasysh po ashtu se Turqia si asnje vend tjeter ka aftesi per ti avancuar interesat evropiane ne siguri tregti dhe rrjete te energjise nga Lindja e Larget e deri te Mesdheu. Pesembedhjete vjet prej konfliktit ne Ballkanin Perendimor te gjitha vendet e rajonit tash kane perspektive te qarte evropiane. Turqia eshte ne mes te procesit te arritjes se reformave te gjera. Aplikimi i Islandes qe tash eshte ne fillim te bisedimeve per pranim deshmon se Bashkimi Evropian mbetet atraktiv ne gjithe Evropen

Artikulli eshte firmosur nga ministrat e jashtem Karld Bildt Franko Fratini Uilliam Hejg dhe Aleksander Stub

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›