E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur dhunën e bëjnë fëmijët

Disiplina vijon të japë fitore në tavolinë. Cila do të jetë e përjashtuara e  radhës pas Gramshit dhe Skraparit?

Fenomeni i dhunës, që haset rëndom në futbollin shqiptar, në të gjitha kategoritë, e ka zanafillën qysh te futbolli i moshave, ku fëmijët duhet të mësohen me rregullat dhe me respektimin e njëri-tjetrit. Në mbledhjen e fundit të komisionit të disiplinës janëmarrë vendime për pezullimin e disa lojtarëve të rinj për dhunën e ushtruar ndaj njëri-tjetrit po edhe ndaj zyrtarëve të ndeshjeve.

Si ka mundësi që disa djem të moshës 15-16-vjeç të guzojnë të rrahin gjyqtarët (edhe këta të fundit janë të moshës së re)? Është e dhimbshme kur mëson se një skuadër të rinjsh, që luan në Ligën Amatore, përjashtohet nga aktiviteti për shkak të dhunës që futbollistët ushtrojnë nda arbitrave. Futbolli i moshave ka shumë probleme, që lidhen me organizimin dhe me terrenet sportive, por kur këtyre problemeve u shtuhet edhe përdorimi i dhunës, kuptojmë që ka shumë punë për të bërë për edukimin e këtyre fëmijëve.

Pikët në tavolinë

Disiplina ka dhënë dje vendimet e radhës me dhënie pikësh në tavolinë për mosparaqitje të skuadrave respektive. Ndodh i njëjti fenomen: skuadrat të ndryshme nuk udhëtojnë me qindra kilometra për një ndeshje futbolli. Kukësi duhet të paraqitej në Gjirokastër, ndërsa Tërbuni i Pukës në Ballsh. A ia vlen të shpenzosh kaq shumë para (përveç shpenzimeve për udhëtimin skuadrat duhet të gjejnë hotel për një natë) për një ndeshje moshash? FSHF duhet të gjejë patjetër një zgjidhje për sezonin e ardhshëm, për të shmangur këtë fenomen që e dëmton shumë futbollin e moshave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›