Kur do ta marrin pensionistët shpërblimin për festat
Ndarja e parave do të nisë sapo qeveria të miratojë vendimin. Zbardhen propozimet për masën që do të ketë shpërblimi këtë vit
Jonida Tashi
Në 15-ditshin e fundit të këtij muaji të gjithë pensionistët në vend do të përfitojnë shpërblim për festat. Ndarja e parave do të nisë të kryhet sapo qeveria të miratojë vendimin. Për festat e fundvitit nuk do të ketë kategorizime për pensionistët, pasi shpërblimin do ta marrin të gjithë, si pensionistët në fshat, ashtu edhe ata në qytete. Megjithëse qeveria nuk ka përcaktuar ende se sa do të jetë masa e këtij shpërblimi, propozimet për të janë paraqitur, realizimi i të cilave varet nga fondi që është vënë në dispozicion të Ministrisë së Financave për përballimin e shpërblimit. Burimet sqarojnë se një nga propozimet është që shpërblimi për moshën e tretë të jetë i barabartë si për pensionistët që jetojnë në fshat, ashtu edhe për ata që jetojnë në qytet dhe shuma e këtij shpërblimi të jetë 5 mijë lekë. Ndërsa propozimi tjetër parashikon rritjen e shpërblimit për pensionistët në rreth 7 mijë lekë. Në rast se rritja e masës së shpërblimit nuk është e realizueshme për të gjithë pensionistët, ekspertët kanë specifikuar që shpërblimin prej 7 mijë lekësh ta përfitojnë pensionistët që kanë shumë probleme ekonomike. Në këtë kategori ekspertët kanë përfshirë pensionistët që kanë në ngarkim persona të tjerë të familjes, që nuk janë në marrëdhënie pune, ose familjet kur vetëm një nga pjesëtarët e rritur përfiton pension, kurse tjetri nuk ka asnjë të ardhur. Pritet që vendimi përkatës për dhënien e shpërblimit moshës së tretë të dalë në 15-ditshin e parë të muajit dhjetor. Pas daljes së këtij vendimi Ministria e Financave do të bëjë publik udhëzimin përkatës për masën e tij, ndërsa Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të përcaktojë grafikun e shpërndarjes së shpërblimit. Vitin e kaluar vendimi për shpërblimin e pensionistëve u bë publik në datën 10 dhjetor.
Udhëzimi
Ministria e Financave ka nisur përgatitjen e udhëzimit për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit. Burime zyrtare nga Ministria e Financave dhe nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore bëjnë të ditur se ka filluar të diskutohet vendimi për shpërblimin e pensionistëve, por ende nuk është përcaktuar se sa do të jetë konkretisht masa në lekë e shpërblimit. Burimet sqarojnë se masa e shpërblimit për pensionistët mund të jetë e njëjtë me vitin e kaluar, pra 5 mijë lekë. Por, duke qenë se ende gjithçka është në fazën e diskutimeve, pritet që në ditët në vijim të mësohet diçka më shumë për përfitimet shtesë që do të kenë pensionistët për festat e fundvitit. Megjithatë, për të mësuar përfundimisht se kur do të nisë shpërndarja e këtij shpërblimi dhe sa lekë do të jetë ai, pritet vendimi i kryeministrit të vendit, Sali Berisha, si dhe do të shikohen mundësitë që ka buxheti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Duke qenë se vitin e kaluar efekti financiar i shpërblimit prej 5 mijë lekësh për të gjithë moshën e tretë kapi shifrën rreth 30 milionë dollarë, mendohet që edhe këtë vit do të jetë një shifër e përafërt. Gjithashtu është parashikuar që në rast se buxheti i ISSH-së nuk do të arrijë të përmbushë nevojat, atëherë Ministria e Financave do të ndërhyjë për të plotësuar fondin e nevojshëm për shpërblimin e pensionistëve.
Shpërndarja
Nëse edhe këtë vit shpërblimi do të ndahet sipas skemës së aplikuar vitin e kaluar, pritet që të përfitojnë rreth 536 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Sakaq, për të realizuar dhënien e këtij shpërblimi pritet që qeveria të miratojë një dekretligj, i cili do t’u hapë rrugë procedurave të mëtejshme për shpërblimin e kësaj kategorie. Më pas do të jetë Kuvendi i Shqipërisë ai që do të miratojë dekretligjin dhe fill pas kësaj procedure do të nisë shpërndarja e shpërblimit. Shpërndarja do të realizohet sipas listës së emrave dhe urdhër-pagesave që do të shpërndahen në zyrat e postës, ku bëhet edhe shpërndarja e pensioneve. Mendohet që ky shpërblim të shpërndahet në 10-ditshin e fundit të muajit dhjetor, me qëllim që të gjithë pensionistët ta marrin shpërblimin para natës së ndërrimit të viteve. Për të evituar problemet në shpërndarjen e pensioneve, si dhe në përfundimin e dhënies së shpërblimit të fundvitit, Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të hartojë një grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen pa probleme të tij. Grafiku parashikon shpërndarjen e shpërblimit deri më 29 dhjetor, duke kombinuar për çdo ditë marrjen e këstit mujor nga ata që kanë datën e zakonshme të tërheqjes së pensionit me dy data të mëparshme që e kanë tërhequr pensionin dhe që pas orës 13:30 do të përfitojnë vetëm shpërblimin. Sipas këtij grafiku, pensionistët do ta marrin shpërblimin në datën e caktuar kur marrin edhe pensionin. Ndërsa pas orës 13:00 do të jepet pensioni për ata pensionistë që u ka kaluar data e pensionit. Pensionistët që nuk do arrijnë ta marrin shpërblimin para festave të fundvitit, do ta marrin atë në janar të vitit 2009, kur të kenë datën e marrjes së pensionit. Ky është viti i tretë radhazi që pensionistët marrin shpërblim për festat e fundvitit. Në vitin 2007 masa e shpërblimit ishte 5 mijë lekë, në 2006-ën masa e shpërblimit ishte po 5 mijë. Ndërsa në vitin 2004 gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Fatos Nano pensionistët kanë marrë plot 3 500 lekë shpërblim, me rastin e festave të fundvitit.
Propozimet për masën e shpërblimit këtë vit
Një nga propozimet është që shpërblimi për moshën e tretë të jetë i barabartë si për pensionistët që jetojnë në fshat, ashtu edhe për ata që jetojnë në qytet dhe shuma e këtij shpërblimi të jetë 5 mijë lekë.
Propozimi tjetër parashikon rritjen e shpërblimit për pensionistët në rreth 7 mijë lekë. Nëse kjo masë shpërblimi nuk është e realizueshme për të gjithë pensionistët, specifikohet që shpërblimin prej 7 mijë lekësh ta përfitojnë pensionistët që kanë shumë probleme ekonomike.
Nuk përjashtohet mundësia që masa e shpërblimit për pensionistët edhe gjatë këtij viti të jetë e njëjtë me vitin e kaluar, pra 5 mijë lekë.
Masa e shpërblimit në vite
Në vitin 2004 - Nano u akordoi pensionistëve nga 3500 lekë të rinj për Vitin e Ri. Përfituan rreth 535 mijë pensionistë dhe kostoja e qeverisë ishte 21 milionë dollarë.
Në vitin 2005 – PD-ja, e sapoardhur në pushtet, vendosi të mos i shpërblejë pensionistët për festat, duke u mjaftuar vetëm me rritjen në fillim të vitit.
Në vitin 2006 - Berisha u akordoi pensionistëve nga 5 mijë lekë për Vitin e Ri. Përfituan 530 mijë pensionistë dhe kostoja e qeverisë ishte 29.7 milionë dollarë.
Në vitin 2007 - Berisha u akordoi për të dytin vit radhazi pensionistëve nga 5 mijë lekë për Vitin e Ri. Përfituan 535 mijë pensionistë dhe kostoja e qeverisë ishte 30 milionë dollarë.
9 Dhjetor 2008