Investimet e huaja, Shqiperia e vetmja me rritje ne rajon
Blerina Hoxha
Ne dy vitet e fundit, Shqiperia eshte i vetmi vend ne rajon qe ka shenuar nje rritje dyshifrore te investimeve te huaja direkte (IHD). Sipas nje studimi krahasimor te Bankes se Shqiperise, publikuar se fundmi dhe ecuria e IHD-ve, per periudhen 2005-2008 deshmon per nje rritje dyshifrore, te ketij treguesi ne terma vjetore. "Krahasuar me vendet e tjera te rajonit, me perjashtim te Malit te Zi, i cili nuk regjistron ndryshime ne fluksin hyres te IHD-ve, te gjitha vendet e tjera kane shenuar vlera dyshifrore renieje gjate vitit 2008", njofton Banka e Shqiperise ne studimin e saj. E njejta prirje ka vijuar edhe gjate tremujorit te pare te vitit 2009, ku Shqiperia ka njohur nje rritje krahasuar me tremujorin e pare te vitit te kaluar me rreth 20 per qind, ndersa vendet e tjera te rajonit kane shenuar nje pakesim te konsiderueshem ne vlerat e flukseve hyrese te IHD-ve si per pasoje edhe ndaj PBB-se. Sipas Bankes se Shqiperise ne rastin e vendit tone, prirja rritese e IHD-ve konfirmohet edhe gjate tremujorit te dyte te vitit 2009, kryesisht si pasoje e rritjes se te ardhurave nga privatizimet. Ndarja e investimeve te huaja direkt sipas sektoreve, deshmon per nje shperndarje jo te njetrajtshme dhe te larmishme mes tyre gjate periudhes 2005-2009. Periudha 2005-2007 perkon me intensitetin me te larte te IHD-ve ne sektorin e telekomunikacionit. Nderkohe qe, viti 2008 dhe gjysma e pare e vitit 2009 regjistruan nje renie te IHD-ve drejt ketij sektori. Viti 2008 ka rezultuar nje vit i suksesshem ne terheqjen e IHD-ve drejt sektorit te industrise nxjerrese dhe te sektorit bankar. Ky vit shenoi dhe piken kulmore te fluksit hyres te IHD-ve ne keta sektore per periudhen 2005-2009. Gjate gjysmes se pare te vitit 2009, keto dy industri kane rezultuar krahasimisht me pak terheqese per investitoret e huaj kur merret parasysh dhe ecuria e vitit paraardhes. Nje industri tejet e suksesshme ne terheqjen e IHD-ve drejt vendit tone, e klasifikuar brenda kategorise "te tjera" ne ndarjen sipas sektoreve, ka rezultuar 'industria e perpunimit tekstil dhe drurit'. Kjo industri, me karakter kryesisht rieksportues, gezon ritme rritjeje progresive, te investimeve te huaja direkte qe prej vitit 2005. Kushtet e favorshme te punes ne tregun vendas dhe lehtesirat ndaj biznesit, jane dy prej katalizatoreve kryesore te ecurise pozitive te kesaj industrie. Gjithashtu, nevoja e rritjes se nivelit te eksporteve shqiptare ne tregjet nderkombetare dhe ato nderajonale - per te perballuar rreziqet qe burojne nga thellimi i deficitit tregtar - e ben edhe me imperative rritjen e fluksit te IHD-ve ne kete
industri.
Rajoni, vlera negative te rritjes se investimeve
Pas disa vitesh ecurie pozitive, ne vitin 2008 flukset hyrese te IHD-ve ne vendet e Evropes Juglindore shenuan renie. Keshtu, pjesa me e madhe e vendeve ka njohur vlera negative te rritjes se IHD-ve, ndersa nje pakice, ku perfshihet edhe Shqiperia ka shenuar nje rritje me te moderuar te ketyre flukseve krahasuar me vitin paraardhes. Duke qene se pjesa me e madhe e investimeve te huaja direkt ne rajon, e kane origjinen nga vendet e zhvilluara te Eurozones,problemet financiare dhe ekonomike ne keto vende ndikuan ne kete renie, fillimi i se ciles perkon me periudhen kur kriza u shfaq ne Evrope.
Terheqja e investimeve nga se varet
Niveli i IHD-ve ne nje ekonomi ne zhvillim varet nga disa faktore kryesore. Disa prej tyre varen drejtpersedrejti nga autoritetet vendase, ndersa disa nga profili i tregut vendas. Keshtu madhesia e tregut; kostot e punes; konkurrenca nderajonale dhe disi me pak, stabiliteti i kursit te kembimit, jane te gjithe faktore qe lidhen kryesisht me profilin e tregut vendas. Nga ana tjeter, stabiliteti politik dhe ai financiar jane dy percaktues madhore, te cilet jane te nderlidhur kryesisht me autoritetet vendase. Ne te njejten kohe, IHD-te jane elastike kundrejt kornizes perkatese fiskale, lehtesirave te perkohshme e te perhershme si p.sh. masat e aplikuara mbi prurjet financiare dhe incentivave te tjera administrative.