E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e shiut, grup monitorimi per Fierzen

Reshjet e shiut te diteve te fundit kane ndikuar pozitivisht per garantimin e rezervave energjetike ne vend. Mirepo, ministri i Ekonomise dhe Energjetikes, Dritan Prifti ka urdheruar ngritjen e nje grupi pune, i cili do te monitoroje situaten hap pas hapi ne kaskaden e Drinit. Reshjet e fundit masive kane rritur nivelin e Fierzes ne 284 metra mbi nivelin e detit, saktesisht 12 metra nen nivelin maksimal. Sipas Ministrise se Ekonomise, grupi punes i cili do te drejtohet nga zevendesministri Leonard Beqiri, do te informoje kryeministrin nje here ne kater ore mbi situaten hidrike ne kaskade. Por ekspertet e energjetikes thone se, probabiliteti qe Fierza te arrije piken maksimale mbetet i ulet, dhe i konsiderojne keto masa te Ministrise se Ekonomise si paraprake per te mos qene te papergatitur ne rast te nje situate te jashtezakonshme. Gjithsesi, ekspertet kerkojne qe te shmanget me cdo kusht derdhja e ujit, dhe propozojne si zgjidhjen me te mire depozitimin e energjise apo mundesine e eksportit te saj. Si pasoje e reshjeve te mbara dy vitet e fundit, vendi jo vetem qe nuk eshte perballur me krize energjetike, por gjate ketij viti eshte shnderruar ne eksportuese te energjise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›