E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur do të nisë të dëgjohet realisht edhe zëri i opinionit publik?

Në sondazhin e “Shekullit Online”, lidhur me grevën e urisë dhe në dy-tre sondazhe të tjerë që kam parë në internet për këtë temë, mbi 60 për qind e lexuesve, thonë që greva nuk është e drejtë.

Megjithëse, 60 përqindëshi është goxha shifër për të kuptuar tendencat e opinionit publik SHQIPTAR, sërish disa kanë qejf vetëm të dëgjojnë e të citojnë çfarë thotë X apo Y, përfaqësues I HUAJ për grevën.

Kjo situatë është absurde dhe fëminore. Unë nuk kam parë asnjë alternativë serioze në tavolinë (ato përrallat me komisionerë teknikë nuk i besojnë as ata aty brenda). I vetmi kusht ngelet: "Dum komisionerë, se vetëm ne mund ta garantojmë votën e lirë (!). Absurde!

Pika që nuk na bie. Dërdëllisim gjithë ditën e ditës se Kosova është protektoriat apo ku ta di unë se çfarë. Shqipëria është më keq se kaq, gjithë presin me gojën hapur se çfarë do thotë ky apo ai. Që nga 1912 asnjë gjë nuk ka ndryshuar: - "Po Evropi ç'thotë Isamil Bej?" - "Kanë shkruar shumë gazetat për trimeritë tuaja" ... Telegramet venë e vijnë që nga Londra në Berlin....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›