E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhuesit e medhenjt të makinave amerikane në krizë

Uashington-Prodhuesit e mëdhenj të automjeteve në Shtetet e Bashkuara, Chrysler, Ford dhe General Motors, gjatë një séance të Senatit kanë thënë se mund të falimentojnë nëse u mohohen 25 miliardë dollarët e paketës shtetërore të ndihmës.

Reagimi në Senat

Në fjalimet e tyre, disa anëtarë të Senatit thanë se për gjendjen janë pjesërisht përgjegjës vetë prodhuesit e automjeteve.

Kryetari i Komisionit për Çështjet Bankare në Senat, demokrati Christopher Dodd, tha se tri kompanitë që punësojnë qindra mijë vetë, nuk u ishin përshtatur ndryshimeve të tregut. Ai paralajmëroi se një vendim falimentimi do të rrezikonte mijëra vende pune.

"Sipas mendimit tim, prodhuesit e automjeteve nuk janë përshtatur dhe kjo është arsyeja pse aksionerët po i gjykojnë në këtë mënyrë. Ata po u qasen sfidave të shekullit të 21-të me mentalitetin e shekullit të 20-të dhe koston po e përballojmë të gjithë", tha kryetari i Komisionit për Çështjet Bankare në Senat, Christopher Dodd.

Reagimi i industrisë

Shefi i General Motors, Rick Ëagoner, tha se kompanitë e prodhimit të automjeteve ishin viktima të zhvillimeve jashtë kontrollit të tyre:

"Ajo që na ka ekspozuar ndaj rrezikut nuk është prodhimi, as plani ynë i biznesit, as punonjësit tanë dhe as dëshira e tyre për të punuar fort. Nuk është për t'u fajësuar as strategjia jonë afatgjatë. Ajo që na ka ekspozuar ndaj dështimit tani është kriza globale financiare", tha shefi i kompanisë General Motors, Rick Ëagoner.

Akordimi i huave emergjente për prodhuesit e automjeteve ndoshta do të jetë një vendim që do të merret në janar nga Presidenti Barack Obama. /BBC/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›