Në Himarën e "fshehtë"
Ndokush ka dashur të thotë, me bindje të thellë në mendimin e tij, se emri "Himarë" vjen nga Kimera e mitologjisë greke. Kjo ishte një kafshë e madhe, fort e rrezikshme. Kishte kokën e një luani, një kokë të dytë dhie mbi shpinë dhe bishti i saj ishte një dragua fort i pështirë. Grekët e lashtë mendonin se Kimera ishte një gjë shumë e frikshme dhe mizore. Sa herë që hapte gojën e saj prej luani dilte një flakë e madhe që përlante këdo që gjente përpara. Kimera e keqe u vra nga trimi Belerofont, i cili u ndih nga një figurë tjetër e njohur e mitologjisë, nga Pegazi, kali me krahë. Sipas kësaj teorie, vetë mitologjia greke nuk është gjë tjetër veçse një manual udhëtimesh i shkruar në mënyrë të tërthortë. Kështu që, egërsia e këtyre brigjeve dhe trimëria e banorëve të saj për të ardhurit rishtaz e për të gjithë kuriozët e tipit të Odisesë, mund të krahasoheshin në kohën e agimit të njerëzimit, vetëm me Kimerën e frikshme.
Këto histori kemi ndër mendje ndërsa sapo kemi hyrë në lagjet e para të Himarës. "Ja ku është një dhi", bën me dorë drejt një shkurreje të përzhitur njëri prej nesh duke bërë shaka me teorinë që porsa kemi kujtuar. Kimera, në greqishten e vjetër ishte edhe dhia. Porse kjo dhia jonë, e trembur nga makinat që kalojnë mbi xhadenë e re pa pushim, nuk ka sigurisht as ndonjë kokë luani dhe as bisht prej dragoi. Kështu që ne kujtohemi për teorinë tjetër, edhe më të njohur, sipas së cilës emri Himarë vjen nga greqishtja, në të cilën e njëjta fjalë do të thotë përrua.
Poshtë, në Spille
Një copë herë ndalojmë në qendër të Himarës së sotme. Sa për t‘u kuptuar më mirë: fjala Himarë ka një kuptim të trefishtë. Kuptimi i saj i parë është ai i krahinës që përfshin shtatë vendbanime: Palasën, Dhërmiun, Vunoin, Himarën, Qeparoin, Kudhësin dhe Pilurin. Kuptimi i dytë është vetë qyteti i Himarës, qendër e një bashkie që sot ka afër … banorë dhe, kuptimi i tretë, më shumë historik, është ai i Himarës si qendër peshkopate.
Ne, këtë herë, kemi vendosur të merremi me Himarën, si qytezë a fshat i vjetër, si vendi nga ku lindën pjesa më e madhe e historive të rralla të krejt kësaj krahine. Na duhet t‘i kthehemi edhe një herë greqishtes. Vendi quhet Spille, që në greqisht do të thotë shpellë. Në bulevardin e madh e ndiejmë veten si të zënë në faj. Vetëm ne jemi ende të mbathur e të ngjeshur. E gjithë dynjaja është lehtësuar dhe ecën me hare vetëm me një palë rrobe të lehta banje. Si të turpëruar e me ndrojtje, shkaktuar nga "antilakuriqësia" jonë e vendosur, kthejmë diku afër qendrës. Këtu është një shpellë, nga e cila ka marrë emrin kjo pjesë e qytetit të Himarës. Shpella është gërmuar. Në të janë zbuluar shenja jete që shkojnë deri në dhjetë mijë vjet më parë, dhe për disa studiues mbase edhe më shumë. Në rrëmujën që gjallon rreth e qark saj, me njerëzinë, që vërshon drejt plazhit, në kërkim të shpëtimit fatlum ndaj vapës, shpella duket si e harruar. Askush nuk e kthen kokën drejt saj. Fundja dhe ne po kërkojmë ca si shumë. Po kërkojmë që plazhistët t‘u jenë mirënjohës ca gurëve ku kanë shkelur paraardhësit e lashtë mijëra vjet më parë. Eshtë ca si shumë për një kohë, kur mirënjohja është një fjalë që ka nisur të mos përdoret edhe aq shumë. Për njerëzit në radhë të parë. Pa imagjinoni pak për një shpellë në pikun e plazhit!
Kristo Çipa është nga Piluri, fshati që qëndron mbi Himarën e vjetër. Ai është poet, këngëtar popullor, autor këngësh, por ne e takojmë në zyrën e tij në "Albtelekomin" e Himarës. Me Kriston miqësohemi shpejt. Ai do të na shoqërojë pasdite në lagjen e vjetër të Himarës. Atje ku dikur luheshin bëmat e mëdha dhe ku burrat e rëndë merrnin vendime që i dhanë lavdi vendit. Ndërsa presim të bjerë ca vapa lexojmë në një vëllim që Kristo e ka nxjerrë në qarkullim para do kohësh. Dora na ndalon në një titull: Ulliri i vjetër në Himarë. "Pesë shekuj kaluan a më shumë/ Që rri buzë xhadesë i veshur si ushtar/ Kur të mbollën aty, ndoshta s‘kish as rrugë/ Ashtu siç s‘kishte ullinj të tjerë në Himarë…", ka shkruar Kristo. Shumë shpejt do t‘i takojmë këto pesë shekujt e "ullirit ushtar".
Lart në Kala
Dielli ka nisur të bjerë ca dhe kështu mund të nisemi për në kodrën e kalasë, atje ku dikur ishte Himara më e vjetër e mundshme. Kristo do të na shoqërojë lart së bashku me një shoqen e kolegen e tij, Leni Joshin. Të dy bashkë janë anëtarë të një grupi popullor vullnetar që këndon këngë të krahinës të tëra në shqip. Kur solistja Katerinë nuk pranoi të këndonte më në shqip, atëherë Leni u bë soliste e parë. Grupi ka marrë një sërë çmimesh në aktivitete kombëtare e ndërkombëtare. Leni e ka shtëpinë e pleqve në anë të lagjes së vjetër. "Bëtë mirë që erdhët - na thotë - kisha edhe unë shumë kohë pa u ngjitur këndej". Vendasit kësaj kodre i thonë "e Barbakasë". Nisim të ngjitemi një kalldrëm të rindërtuar kohët e fundit. Në fillim kalojmë në anë të një kishe të vogël (paraklise) në anë të së cilës burrat e lagjes kanë nisur të mblidhen me nga një kupë raki të mirë përpara. Pastaj arrijmë në shkollën e vjetër që është krejt ngjitur me Kishën e të Gjithëshenjtorëve. Historia e lidh ndërtimin e kësaj kishe me njërin prej shenjtorëve më të diskutuar të ortodoksisë, me Shën Kozmain e Etolisë.
Oborri i kishës është i mbushur me fëmijë të vegjël. Janë bijtë e emigrantëve të shumtë që kanë ardhur nga Greqia të kalojnë ca ditë pushime me gjyshërit. Nën harenë e tyre ulemi një copë herë dhe shfletojmë blloqet tona. Shën Kozmai erdhi dy herë, pikërisht në këtë vend ku po rrimë ne tani. Nuk duket se himarjotët e vjetër ia kanë varur edhe aq njeriut që shumë vjet më pas do të shpallej shenjtor. Kur Kozmai erdhi për herë të parë këtu në 1775 ai gjeti kisha të rrënuara, njerëz që nuk shkonin në meshë, ose shkonin sa për të takuar njëri-tjetrin, dhe, çka do t‘ia ketë errësuar mendjen fare, katekizmi ose meshat kishin nisur të jepeshin edhe në shqip. Disa priftërinj arbëreshë, që e quanin veten bazilistë, ortodoksë, por që nuk njihnin pushtet tjetër veç Papës në Vatikan, kishin hedhur rrënjë të forta në Himarë. Ndërkaq, në krahinat fqinje islamizimi po vazhdonte të përparonte me hap të vendosur. Kozmai, hatërmbetur me vëllezërit e tij himarjotë, u la disa detyra. Më e para nga të gjitha ishte shkolla në greqisht, kishat edhe mund të prisnin. Kur u kthye pas dy vjetësh, në 1777, Kozmai duhet të jetë mërzitur edhe më. Asnjë nga detyrat që u kishte lënë himarjotëve nuk ishte zbatuar.
Vendasit e kanë të ngulitur fort në kujtesë se përse pikërisht prandaj kisha e madhe iu dedikua gjithë shenjtorëve. Kozmai nuk donte që të linte pas një grigjë të përçarë.
Ecim ca kohë nëpër rrugicat e vjetra të Barbakasë. Miqtë tanë na tregojnë me radhë: kjo është shtëpia e Pirro Dhimës, kampionit të botës në peshëngritje, kjo është shtëpia a kulla e Spiromilajve… Këta të fundit na kujtohen nga ato që kemi lexuar ndër libra. Familja Milaj në shekullin XVII kishte ardhur nga Progonati në Himarë për t‘i shpëtuar islamizimit. Këtu ajo u quajt si familje e parë vendit, nga ato që nxirrnin vetëm kapedanë. I pari i kësaj familjeje u dallua në Revolucionin Grek. Prej saj kanë dalë edhe një kolonel i famshëm i regjimentit italian "Real Illirico", një kolonel që sulmoi Lëkurësin në 1878 dhe Spiro Spiromilo, proklamuesi i "Autonomisë së Himarës" më 1914. Më shumë se shtëpi ngrehina e gurtë e Milajve është një kullë që i ngjason një fortese të mbrojtur mirë. Në heshtjen e saj dhe me fiqtë e detit, që kanë mbirë kudo, hedhim një sy përballë. Në të majtë kemi Spillenë dhe plazhin e Potamit që gëlon nga plazhistë, poshtë nesh shtrihet kisha e vjetër e Shën Thanasit dhe poshtë saj një panoramë e mrekullueshme, plazhi i Livadhit.
Vazhdojmë të ngjitemi drejt kalasë. Leni dhe Kristo bëjnë kryq para një ndërtese të vjetër. Është Kisha e Shën Parashqevisë. Kisha është e hapur dhe dy miqtë tanë përfitojnë të ndezin nga një qiri krejt në krah të ikonostasit, nën afresket që mezi dallohen nga vjetërsia. Na duket sikur tani jemi zhytur vërtet në atë atmosferën e vjetër të Himarës, asaj që nuk ka lidhje me turizmin a me plazhistët e zhurmshëm, por me historitë e vjetra të rreziqeve që vinin nga deti.
Vetëm pak metra më tej kemi hyrë në kalanë e vjetër. Themelimi i saj është shumë i hershëm, arkeologët mendojnë se fortifikimet e para madje janë gati prehistorike, por muret poligonale duhet të jenë të shekullit të V-të, kohë në të cilën këto anë ishin në dorë të fisit luftarak të kaonëve epirotë. Kalaja dikur ka qenë e banuar. Tani shumë shtëpi janë shndërruar në rrënoja dhe ne e kemi të vështirë të dallojmë muret mesjetare nga shtëpitë e dyqind vjetëve më parë. Ecim mes rrënojash, por megjithatë, nuk ndiejmë fare trishtim. Mbase është kaltërsia e detit që shtrihet poshtë nesh, mbase ajo ngjyra e thellë e jargavanëve që ende nuk kanë nisur të thahen, mbase përshëndetjet e mbara të pleqve e plakave që u ngjiten me shkathtësi shtigjeve të gurta, mbase të gjitha këto na bëjnë të përjetojmë një Himarë, të fshehur vërtet, por plot gjallëri.
Brenda në kala është kisha e Shirgjit dhe Bakut. Më e vjetra e Himarës. Në harkun e portës së saj dallojmë një shqiponjë dykrenore me një kurorë mbretërore mbi vete. Vendasit e quajnë "e Ipiskopisë".
Gjatë kthimit takojmë disa gra, të cilat në fillim na përshëndesin në greqisht dhe pastaj e kthejnë menjëherë në shqip. "E mua më gjete more biro", bën me dorë nga larg një plakë e ngarkuar që del nga një portë e vjetër. Në të dalë të fshatit, gjatë kthimit, pikërisht në afërsi të Kishës së Gjithëshenjtorëve, takojmë një tjetër të moshuar. Eshtë Afroviti Kristo. E moshuara është nga ato që kanë shkuar e ku s‘kanë shkuar e përsëri kanë dashur të kthehen në Himarën e tyre të vjetër. Afroviti ka jetuar me familjen për shumë vjet, larg prej këndej, në Lezhë. Tani e shohim të dalë e rinuar nga porta e vjetër me hark të gurtë. Sapo shikon Kriston nis menjëherë të ankohet, por me të urtë ama: E si do t‘i vijë puna e telefonit? Nuk po llafosemi dot me njerëzit… Kristo e qetëson, telefonia do të kalojë shpejt në një sistem tjetër dhe Afroviti do të mund të flasë sa të dojë me çupat e saj.
Na kujtohet edhe një herë poezia e Kristos mbi ullinjtë shekullorë të Himarës. Pikërisht përmes tyre marrim udhën e kthimit. Poshtë, afër xhadesë së zhurmshme, në anë të paralisës, toni i bisedës ka nisur të ngrihet në lokalin e vogël dhe krejt simpatik. Dielli tani është fshehur diku andej pas Livadhit dhe ndonjë gotë më tepër edhe durohet. Ne ndahemi me miqtë tanë të mirë dhe zhytemi në rrëmujën e Himarës së njohur, asaj që merr jetë vetëm në kohë plazhi. Ajo, Himara tjetër, ajo e "e fshehta", na shoqëron deri larg me siluetën e saj hijerëndë.
(Për këtë reportazh u konsultuan materiale nga: Kristo Frashëri, Himara dhe përkatësia etnike e himarjotëve, "Toena", Tiranë 2005; Jano Koçi, Himara, Tiranë 2006; Kristo Çipa, Guri i rëndë në vend të vet, "Toena", Tiranë; Eqrem bej Vlora, Kujtime, vëllimi I-II, SHLK, Tiranë 2001; Pëllumb Xhufi, Dilemat e Arbrit, "Pegi", Tiranë 2006; Pëllumb Xhufi, Nga Paleologët te Muzakajt, "55", Tiranë 2009).
Përse një vend, dy gjuhë?
Problemi i përkatësisë etnike të himarjotëve ka nxitur prej kohësh jo vetëm vëmendjen e shkencëtarëve. Politikanë, gazetarë, pseudoshkencëtarë, autorë guidash turistike madje edhe turistë të thjeshtë kanë hedhur lloj-lloj përgjigjesh mbi pyetjen: përse në të njëjtën krahinë fliten dy gjuhë? Sigurisht, Himara nuk është i vetmi vend biling në botë dhe çështja do të ishte trajtuar më me qetësi nëse në këtë histori nuk do të mplekseshin fort interesa të thella ekonomike, politike, fetare dhe shpirtërore. Më poshtë po japim disa mendime që janë bërë publike prej kohësh:
Petro Marko
"Pra ç‘jemi ne? Shqiptarë! Po pse e humbëm gjuhën? …Erdhi koha që Himara u nda: Himara bregdetare mbeti e lirë dhe e krishterë, kurse Himara e brendshme, Labëria, Kurveleshi, Lumi i Vlorës e Dukati u myslimanizuan dhe u ndanë. Megjithëse u ndanë në dy fe, nuk e humbën kurrë lidhjen e gjakut dhe të fisit. Çdo fshatar kishte të tijtë në një fshat të myslimanizuar që në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Kur bëheshin operacione ndëshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin më përtej maleve, në Mesaplik e në Kurvelesh, për t‘u mbrojtur, siç bënin gjer në atë kohë, por iknin me varka për në Korfuz ose për në Gjirit, nën mbrojtjen e venecianëve. Aty shkonin pleq e plaka dhe fëmijë. Burrat luftonin. Aty rrinin shumë vjet, gjersa mbaronin operacionet ndëshkimore. Thonë se banorët e Dhërmiut shkonin në ishullin grek, kurse ata të Himarës në Gjirit. Prandaj edhe kur flasin greqisht, dhërmijasit flasin si korfjatët, kurse himarjotët, si gjiritlinjtë. Pastaj shkollat ishin greke. Mesha këndohej greqisht. Tregtinë e bënin me Korfuzin, Janinën. Pak nga pak u shkëputën lidhjet me Labërinë, me Dukatin. Greqia, që u çlirua e para, thoshte se kudo ku janë ortodoksë janë grekë; myslimanët janë turq. Nisi antagonizmi turq e kaurë! Propaganda bënte punën e saj…".
Kristo Frashëri
"… Megjithatë, në gjirin e fshatrave të saj ka një dallim në një pikë të rëndësishme. Tre nga vendbanimet e krahinës - Palasa, Himara dhe Dhërmiu - flasin brenda dhe jashtë shtëpisë shqip dhe greqisht. Katër fshatrat e tjerë brenda dhe jashtë shtëpisë flasin vetëm shqip. Duhet pasur parasysh se tre fshatrat e përmendur i kanë banesat e tyre afër detit. Për këtë arsye ato merreshin kryesisht me lundrim, kurse kopshtarinë dhe blegtorinë i kishin si ekonomi ndihmëse. Pothuajse çdo familje kishte mjetin e saj të lundrimit, dikush anije, dikush varkë, sipas fuqisë ekonomike. Banorët e katër fshatrave të tjerë - Vuno, Qeparo, Kudhës, Pilur - me banesat e tyre në kodrina, larg buzës së detit, nuk merreshin, ose merreshin pak me detari, pra nuk kishin mjete lundrimi. Ata merreshin me kopshtari, blegtori dhe emigronin. Si rrjedhim, sa herë që krahina e Himarës bëhej pre e fushatave ushtarake osmane, familjet e fshatrave kodrinore ngarkonin mbi kuaj teshat e shtëpisë dhe bashkë me bagëtitë e tyre strehoheshin përkohësisht në krahinën e Kurveleshit. Përkundrazi, banorët e tre fshatrave buzë detit, meqenëse nuk i merrnin dot anijet në krah, pasi ngarkonin mbi to familjet dhe orenditë e domosdoshme, lundronin në viset që nuk ndodheshin nën sundimin turk - në ishujt grekë jonianë ose në brigjet italiane të Puljes dhe riatdhesoheshin, nganjëherë edhe pas disa vitesh, kur largohej rreziku turk…".
Historianë grekë
Në fillimet e studimit të kësaj teme, në shekullin XIX, historianët grekë u morën me disa ngjashmëri mes greqishtes së himarjotëve dhe dialektit dorik. Më pas nisi të fuqizohej gjithnjë e më tepër teza, sipas të cilës, stërgjyshërit e himarjotëve të sotëm kishin ardhur në anë të Jonit nga krahina e Manit në Peloponez. Sipas mbështetësve të kësaj teze, një kapedan grek nga Mani, Kolkondil Klada, u detyrua të vendosej në Pulja. Këtu u lidh me Gjon Kastriotin dhe bashkë me njerëzit e tij u vendos në Himarë gjatë pas ekspeditës së dështuar të 1481. Teza bazohej në disa afërsi mes së drejtës zakonore në Mani dhe në Himarë. Përqasjet viheshin re më shumë në rolin e gruas në familje dhe në normat që rregullojnë martesën.
Një teori tjetër mbronte idenë, sipas së cilës, himarjotët e sotëm janë pasardhës të popullsive greke-bizantine, lidhja e të cilave me vendin amë u pre, ose u vështirësua shumë, me ngjarjet që ndodhën pas rënies së Bizantit. Pikërisht sepse ekzistonte kjo popullsi e vjetër greqishtfolëse, Klada dhe njerëzit e tij nga Mani vendosën të qëndrojnë përgjithnjë në Himarë. Nga kjo përzierje rrjedhin himarjotët e sotëm, të cilët me kalimin e viteve u detyruan të mësojnë e të përdorin edhe shqipen.
Një histori e gjatë
10 000 vjet më parë - Lindin vendbanimet e para në shpellën e Spillesë dhe në kreshtën shkëmbore mbi Kodrën e Kalasë.
3 000 vjet më parë - Ngrihen fortifikimet e para.
Shek.V para Krishtit - Kaonët bëhen aleatë të Spartës kundër Athinës. Ngrihet muri rrethues i qytetit.
Viti 429 para Krishtit - 1 000 ushtarë kaonë marrin pjesë në betejën e Stratosit në Greqi dhe dalin të mundur bashkë me spartanët.
Shek. IV para Krishtit - Himara pushtohet nga Alketa, mbret i Mollosëve.
Viti 331 para Krishtit - Aleksandër Mollosi (daja i Aleksandrit të Madh) përdor limanin e Himarës për t‘u nisur në ekspeditë për në Italinë e Jugut. Pas disfatës së tij krijohet "Symahia Epirote" me qendër në Finiq.
Vitet 280-278 para Krishtit - Që këndej niseshin anijet e Pirros së Epirit që furnizonin fushatën në Itali.
Viti 786 - Qendër peshkopale me kishën e Shirgjit e Bakut.
Shek. IX - Bie nën pushtimin bizantin.
Shek. X - Pushtohet nga bullgarët.
Shek XI - Rindërtohen kisha dhe kalaja.
Viti 1020 - Peshkopata e Himarës ishte nën varësinë e Ohrit.
Viti 1081 - Himara pushtohet nga normanët e Boemundit.
Viti 1204 - Himara përfshihet në Despotatin e Epirit.
Viti 1272 - Pushtohet nga Karli I Anzhu, mbret i Sicilisë.
Vitit 1336 - Aleate e Andronikut III Paleolog, perandor i Bizantit.
Shek. XIV - Himara kalon nën pushtimin venecian.
Viti 1461 - Vdes Gjergj Arianiti, vjehrri i Skënderbeut, që njihej edhe si sundimtar i Himarës. Himariotët lidhen me Venedikun.
Viti 1475 - Himariotët fitojnë kundër ekspeditës pushtuese të Ymer Pashës.
Viti 1479 - Himara bie në duart e osmanëve.
Viti 1481 - Dështon përpjekja e Gjon Kastriotit, djalit të Skënderbeut për të marrë kalanë nga osmanët.
Viti 1484 - Himariotët detyrojnë sulltan Bajazitin të emërojë në krye të Sanxhakut të Vlorës, Komianin, vëllain e Donika Kastriotit. Ky nuk i favorizon dhe prandaj vritet nga himariotët.
Viti 1488 - Vritet sanxhakbeu pasardhës i Vlorës.
Viti 1492 - Sulltan Bajaziti II drejton një ekspeditë ndëshkimore kundër Himarës. Qyteti rrënohet. 8 mijë himariotë shiten si skllevër, por vendi nuk nënshtrohet.
Viti 1512 - Porta e Lartë u njeh "Venomet" himariotëve. Lind një lloj autonomie krahinore.
Viti 1537 - Sulltan Sulejman "Ligjvënësi" mbërrin në Vlorë për të sulmuar Italinë. Ekspedita ndëshkimore e Ajaz Pashës. Vritet Damiani, hero i famshëm himarjot.
Viti 1570 - Himarjotët në bashkëpunim me Venedikun rimarrin kalanë e Himarës.
Viti 1614 - Himarjotët marrin pjesë në Kuvendin e Kuçit (sot në Malin e Zi) ku u vendos nisja e një kryengritje ballkanike antiosmane.
Shek. XVIII - Kontakte me Rusinë dhe Francën për të çliruar përfundimisht Himarën.
Vitet 1775, 1777 - Shën Kozmai viziton Himarën.
Viti 1798 - Ali Pashë Tepelena sulmon Himarën, pastaj bën marrëveshje me himarjotët: në kusht të ndërtimit të një kalaje në Porto Palermo, ai u rinjohu atyre venomet e vjetra.
Viti 1821 - Shumë himarjotë marrin pjesë në Revolucionin Grek.
Viti 1847 - Bashkohen me udhëheqësit e Kurveleshit në kryengritjen kundër reformave të Tanzimatit.
Shkurt 1914 - Himarjoti Spiro Spiromilo, major në ushtrinë greke, shpall "Autonominë e Himarës".
Vitet 1915-1920 - Himara nën pushtimin italian.