E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spaleti, pas Juves e kërkon edhe Milani

Pas Juventusit, edhe Milani kërkon shërbimet e Luçiano Spaletit. Kuqezinjtë po përgatiten për largimin e Ançelotit nga drejtimi i skuadrës, trajneri kërkohet nga Çelsi dhe Reali i Madridit. Përveç teknikut verdhekuq, alternativa tjetër e menduar në "San Siro" është Frenk Rajkard. Nëse Roma nuk kualifikohet në Champions, rroga e Spaletit (2 milionë euro plus shpërblime deri në vitin 2011) do të ishte e papërballueshme. Tekniku mund të largohet dhe Juve e Milani janë në pritje të zhvillimeve të reja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›