Ura e Kamares rrezikon te shembet
Nje nder urat me te vjetra pergjate rruges Egnatia rrezikon shembjen. E ndertuar rreth vitit 1715 mbi lumin Shkumbin rreth 400 metra ne te djathte te rruges nacionale Elbasan-Librazhd e njohur si monument kulture e qe shtrihet ne dalje te fshatit Xibrake kjo veper arti disashekullore rrezikohet seriozisht nga valet e lumit te Shkumbinit por edhe nga agjentet e tjere atmosferike. Ura e Kamares e quajtur keshtu pasi qemeret e saj kane rreth pese dritare kamare eshte nje nga urat e gurit me interesante ne luginen e Shkumbinit pergjate degezimeve te rruges se vjeter Egnatia qe shkon drejt Voskopojes. Ne pllake qe tashme nuk ndodhet me ne trupin e saj lexohej viti 1715 i ndertimit te ures dhe emri i ndertuesit Ahmeti nga Elbasani. Ne vendin ku eshte ngritur ura shtrati i lumit eshte mjaft i gjere por kohet e fundit rrahin shume pjerrtas edhe valet e lumit. Ne kohen e ndertimit te saj ajo lidhte rrugen mesjetare te karvaneve qe vinin nga Elbasani e qe prej ures se Haxhi Beqarit kalonte majtas lumit duke ndjekur trasene e rruges antike Egnatia per te vazhduar ne Korce e me tej ne Maqedoni Greqi etj. Gjithashtu tek ura e Kamares shkeputej dega rrugore qe lidhte Elbasanin me krahinen e Dibres nepermjet Klenjes e Zerqanit. Aktualisht sot ajo po shkon drejt rrezikut te shembjes ku njera nga pese kembet eshte seriozisht e demtuar pervec faktit qe ne balloren e kembes se katert kane dale guret duke krijuar zgavra ne murin anesor.