Kur gazetaria kryqëzohet me politikën
Disa herë Mustafa Nano ka sugjeruar socialistët shqiptarë se duhet të bëjnë pakt edhe me djallin për të përmbysur atë që e cilëson “regjim të Berishës”. Si mjet, nënkupton aleancën e dy partive të majta, asaj socialiste dhe LSI-së. Para disa ditësh, Edi Rama huazoi thënien e Mero Bazes i cili sugjeronte se kodi elektoral jep mundësi për fitore vetëm nëse forca kryesore do jetë në gjendje të bëjë koalicion sa më të gjerë. Mori titullin e shkrimit, duke e cilësuar koalicionin hipotetik si “Koalicion antiregjim”. Një emër tjetër i publicistikës, Eduard Zaloshnja, vinte në dukje se në orkestrën që ushtrohet pas godinës së Bankës Kombëtare, ka shumë elementë të çakorduar që i bien veglave për qejf të vet. Në gjithë emrat e lartcituar, nuk mund të dyshosh në antiberishizmin e tyre. Idetë e hedhura, janë simpatike. Problemi është si do aplikohen.
Fillimisht duhet thënë se koalicioni me Ilir Metën e bën matematikisht të rrëzueshëm Berishën. Por Ilir Meta nuk ka besim tek Edi Rama dhe paktet me të, si dhe e anasjellta. Ai nuk ka ndonjë ngut të ndërrojë llogore pasi është ende një vit larg zgjedhjeve të cilat nuk ka pse t’i përballë me këmbë, kur ka në dispozicion makinerinë shtetërore. Gjithashtu, Berisha është në gjendje t’i ofrojë Metës gjithmonë më shumë se sa i ofron kundërshtari. Nëse mendohet që të ezaurohet një mundësi testimi për aleanca në vitin 2013, duhet kujdes. Nga takimi i fundit, Meta mori maksimumin, ndërsa Rama vetëm zhgënjim. U thye akulli tre vjeçar, por kostot i mori të gjitha përsipër vizitori, dhe jo i zoti i shtëpisë. Një afrim tjetër i mundshëm, nuk ka pse të bëhet me dëme për socialistët. Kjo është një betejë finale për ta, ndaj duhet të jenë të bindur se aleati është i besueshëm dhe ka dhënë garanci publike. Një tjetër pakt i fshehtë që i nxirrte të humbur, do ishte shkatërrues për moralin e tyre. Nëse nuk munden ta realizojnë aleancën gjashtë muaj para zgjedhjeve, duhet të bindin veten se ka ardhur përfundimisht koha që socialistët këtej e tutje të zbresin në fushëbetejë me forcat e tyre. Lësëistët nuk duhet t’i llogarisin si djemtë plangprishës që mund të kthehen në gjirin e tyre, por formacion i mirëdefinuar që luftojnë për interesat e tyre, dhe e vetmja rrugë e bashkimit që Ilir Meta koncepton, është ajo e gëlltitjes së PS-së.
A mund të formësohet një koalicion antiregjim? Mundet, por duhet të bëhet me negociata të hapura. Kjo është e nevojshme për socialistët, që nesër mos i akuzojnë për tradhti, por dhe për partitë minore, sidomos ato të qendrës së djathtë, të cilat nëpërmjet marrëveshjeve publike, do kenë mundësi të sqarojnë edhe elektoratin e tyre, i cili është shumë i ndjeshëm ndaj afrisë me të majtët, dhe ca më keq do jetë nën propagandën mbytëse të Berishës, e cila nuk do vonojë të vijë. Negociatat e hapura, do ndihmojnë në krijimin e imazhit se në pushtet nuk po vjen vetëm Edi Rama me njerëzit e tij, por një ekip i cili do qeverisë më mirë, për shumicën e shqiptarëve. Frika e FRD dhe AKZ ndaj hapave të ndërmarrë nga PS, janë të kuptueshëm. I takon kësaj të fundit të tregojë se është e hapur të jenë së bashku në diversitet. Sa i takon dy lëvizjeve të reja, duhet të dëshmojnë se janë sovrane në vendimet e tyre, dhe nuk i ndruhen Berishës për kaq pak, sa një takim me socialistët. Përndryshe, gjithë sypatrembësia që shfaqin para kamerave, nuk është tjetër vetëm se mizanskenë teatrale.
Dhe së fundmi, lidhur me karakteristikat e formacionit rozë. Nëse kjo parti do ndryshojë sjellje një vit përpara zgjedhjeve është jo produktive. Kundërshtarët e Ramës, nuk mund ta heqin, pasi nuk kanë kohë të gjejnë lider tjetër brenda vitit. Rama nuk ka kohë t’i hyjë spastrimeve në parti dhe ndryshimit të matricave ekzistuese, pasi do t’i përkthehet në vota negative në zgjedhje. E veçanta e kësaj partie është larmishmëria. Nëse mendohet që shqiptarët janë mërzitur nga Berisha dhe duan ta votojnë kundra, kjo bëhet duke vënë përballë një alternativë tjetër, dhe jo fotokopjen e tij. A do t’iu pëlqejë muzika e orkestrës së Edi Ramës, apo Banda Ushtarake e Sali Berishës, këtë do ta caktojnë votimet. Sa do jenë në gjendje socialistët që diversitet mos perceptohet nga publiku si luftë e individëve për pushtet brenda partisë; sa do jenë ndjellës jo vetëm me kryetarin, por me kompleksin e tyre drejtues; sa do mund të krijojnë aleanca dhe pastaj t’i mbajnë në ekuilibër marrëdhëniet në spektrin që fillon nga radikalit Gjinushi deri tek i buti Topi, kjo është problematika e zgjedhjeve në ardhje. Të cilat natyrisht që janë evidentuar nga media dashamirëse. Por është në dorë të socialistëve ta aplikojnë me maturi, duke dëshmuar se kanë filluar të zotërojnë artin e asaj që quhet politikë.
(er.nuGSH/BalkanWeb)