Kur jepet leja dhe formulari tip
Sipas një tjetër vendimi të marrë dje, ALUZINI duhet t’u përmbahet rregullave të reja kur lëshon lejen e legalizimit, për objektin/shtesën pa leje në ndërtime me leje. Leja jepet kur për objektin/shtesën pa leje në ndërtime me leje është kryer vetëdeklarimi vullnetar brenda afatit ligjor; objekti/shtesa pa leje në ndërtime me leje nuk ndodhet në kushtet e përjashtimit nga legalizimi, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9482, “Për legalizimin”; për objektin/shtesën pa leje në ndërtime me leje është plotësuar dokumentacioni tekniko-ligjor, i parashikuar në nenet 27 e 37, të ligjit nr. 9482; subjekti posedues ka shlyer pagesat e parashikuara në pikat 1, 2, 3 dhe 5, të vendimit nr. 1180, datë 3.12.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e vlerës së tarifës së shërbimit dhe mbledhjen e administrimin e të ardhurave të procesit të legalizimit”.
#