Te bejme biznes me vuajtjen

Promovimi i paragjykuar nisi nje dite vere tiranase ne nje lokal te qendres. Tavolinat jane plot e thuhet se ne to njerezit qajne hallet gjejne pune qerasin mikun kujtojne armikun. Ne tavolinen ngjitur nje burre rreth te gjashtedhjetave me nje tironce puro bertet I thuj mikut tat se vujtjet tona nga komunizmi as shiten e as blihen vujtjet tona nuk jane dekorata per te fitu miku jot cmime vujtjet tona nuk jane historina per te dhuru autoresine e nje shkrimtari vujtjet tona nuk jane biznes per te punesu familjen.
Promovim i paragjykuar eshte epilogu i nje dite tiranase e pak muajve me pare konsumuar publikisht kete 16 nentor ne ambientet e hotel Tirana International. Pjesemarrje e paragjykuar e te ftuarit te nderit z. Bamir Topi. Llogari te paragjykuara te autoreve te ketij promovimi. Fitim financiar i paragjykuar i firmembajtesve te ketij libri. Histori te dhimbshme familjesh tiranase te derrmuara nga komunizmi e te pafajshme nga loja e hidhet e ketij paragjykimi.
Promovimi i paragjykuar nisi nje dite vere tiranase ne nje lokal te qendres. Tavolinat jane plot e thuhet se ne to njerezit qajne hallet gjejne pune qerasin mikun kujtojne armikun. Ne tavolinen ngjitur nje burre rreth te gjashtedhjetave me nje tironce puro bertet I thuj mikut tat se vujtjet tona nga komunizmi as shiten e as blihen vujtjet tona nuk jane dekorata per te fitu miku jot cmime vujtjet tona nuk jane historina per te dhuru autoresine e nje shkrimtari vujtjet tona nuk jane biznes per te punesu familjen.
Deri ketu kemi mberritur Te bejme biznes me vuajtjen
Po deri aty. Pazari ishte hapur. Nje cift nga Permeti propozohej si shkrimtar per te pershkruar vuajtjet e familjeve autoktone tiranase. Nuk kerkonin shperblim per punen ne fund te fundit kush te deshironte mund te te jepte ndonje peshqesh atyre nuk u mbeste hatri. Vec aha vec e ketu nis biznesi i vertete Tiranasit e vuajtur te kontribuonin ne publikimin e librit e te garantonin blerjen minimale te 20 kopjeve per familje. Titulli i librit Sigurisht i paragjykuar dhe ky ne biznes 100 familjet autoktone tiranase. Cmund te bente ky cift permetar me 10 familje Prandaj 100 familje numer perfekt per ta. Shumezuar per minimumin e garantuar te 20 kopjeve te shitura e llogarite jane te thjeshta per tu hamendesuar.
Fillimisht gjeten hallken me te dobet ose ndoshta me te disponueshme per tu biznesuar. Me emrin e kesaj familjeje brodhen tavoline me tavolina ne pritje te tiranasve te vuajtur.
Prano dhe ti- shpreheshin ja per familjen X e nderume tirone ne po punojme e asgje nuk kerkojme Asgje Vec kishin harruar te thonin se kerkonin vec pak emra me shume tiranas ne liber e 20 kopje te shitura per cdonjerin prej tyre.
Disa pranuan ne fund te fundit gjoksi ende nuk eshte sheruar nga dhimbja komuniste. Disa te tjere si ai burri gjashtedhjetevjecare qe ne tavolinen ngjitur bertiti I thuj mikut tat se vujtjet tona nga komunizmi as shiten e as blihen vujtjet tona nuk jane dekorata per te fitu miku jot cmime vujtjet tona nuk jane historina per te dhuru autoresine e nje shkrimtari vujtjet tona nuk jane biznes per te punesu familjen.
Ai nuk pranoi qe vuajtja e familjes se tij te binte ne kompromis me biznesin nuk pranoi te jete pjese e nje promovimi.
Pjesemarrje e paragjykuar...
Kete 16 Nentor ne hotel Tirana International zhvillohet epilogu i ketij paragjykimi. I ftuar i nderit presidenti i Republikes Bamir Topi. Kush e organizonte ate promovim Askush nuk e dinte Pyetem por askush nuk e mori e madje nuk e merrte persiper te thoshte se paku nje fjale per orientim. Zera qe nuk donin te identifikoheshin thonin per aleancen kuqezi partia e re me te cilen pergatitet Zoti Topi te perfshihet ne politike pasi do te lere karrigen e kreut te shtetit te tjere te benin me dije per nje pseudoshoqate te ashtuquajtur Shoqata e intelektualeve apo e tirancave autoktone krijuar nje nate para promovimit ne nje mejhane nga bregu i lumit. E cuditshme vertet qe ne nje veprimtari te nje pseudoshoqate mbire si kerpudhat pas shiut te marre mundimin e te jete i pranishem kreu i shtetit. Ndoshta ky variant i fundit bie e ne kembe rri drejt versioni i Aleances kuqezi.
Mungonte ne salle kryesia e shoqates Tirana kryetari i saj dhe vete kryetari i Bashkise Lulzim Basha. Hedhim nje sy fteses e lexojme emrat e Uran Toptani Reshit Vorpsi dhe te ndonje tjetri. Velle keta te jene perfaqesuesit e familjeve intelektuale autoktone tiranase
Kurrsesi nuk na e merr mendja te jete keshtu. Shume prej tyre emra te nderuar te elites autoktone tiranase nuk pranuan te jene pjese e nje libri maocedunist 100 familje tiranase po maceudunist sepse Mao ishte krijuesi i 100 ideve komuniste 100 luleve te mira 100 luleve te keqija etj po 100 jane dhe shifrat e para me shume zero te viktimave komuniste ne bote. Presidenti yne merr rrugen e shkon madje edhe pershendet tironcit e tij qe ne salle mungonin. Nuk e dime nga ishin gjetur apo importuar ata persona te cilet nuk kishin asgje te perbashket me tironcit ithtare te shoqates ekologjike te Sazan Gurit qe i dha zjarr salles me fjalimin e tij patetik pa thene qe historine e Tiranes dhe te banoreve te saj e shpalosi me nje njohje shkencore te thelle me shume e me mire sesa vete tirancit ndonese vete fizikisht ne Tirane ka ardhur ne vitin 2004. Pas Sazanit pershendeti edhe Presidenti Topi qe ne fjalen e tij nuk harroi te shprehte kenaqesine e tij qe si gjithmone punet tiranasve ua bejne te tjeret sidomos jugoret e ardhur ne Tirane me urdher te Partise pas vitit 1944 me nje shkrese ne dore nga keshilli nacionalclirimtar hynin e u zaptonin vilat e shtepite tiransave madje disa prej tyre ende nuk jane shkulur qe andej teksa pronaret e vertete nga familje te njohura nacionaliste tirance pas burgosjeve e internimeve jetojne ende ne bodrume.
Tirana nuk ka edhe nuk ka per te pasur nevoje per libra te tille me eren e keq te pazarllekut sepse Tirane me kohe e ka krijuar kolanen e arte te personaliteteve te saj. Mjafton te shfletoni botimet e Shoqates Tirana Personalitet ne Shkendi Personalitete ne Sport e Intelektuale te hershem qe jane mundesuar fale punes se palodhur te studiuesve te nderuar te tokes tiranase si prof. Dr. Ismail Demneri Prof. asc. Dr. Shyqyri Rreli Master Arben Tafaj njohes katerciperisht per vlerat e jashtzakonshme qe kane tiranasit. Madje per keto botime eshte shprehur me superlative ne nje shkrim tejet te gjate ne nje te perditshme shqiptare pak kohe me pare akademiku Prof. Dr. Nasho Jorgaqi. E pra libri 100 familje tiranse jo nuk mund te krahasohet por as mund te permendet perpara vlerave te tilla madhore ku jepen jeteshkrimet e dhjetera e qindra e qindra intelektualeve tiranas madje ai nuk mund te rreshtohet krah nje libri te vogel ne pamje por te jashtezakonshem ne permbajtje sic eshte ai me titull Tirana dhe Tiransit kane vlera te mohueshme i autoreve te palodhur tiranas Ismail Demneri e Shyqyri Rreli.
Libri 100 familje autoktone tiranse eshte nje pazar i shpifur parash e politike me nje viktime te pafajshme vuajtja tiranase nga nje bishe e kuqe me emrin Komunizem.
Presidenti yne nuk reshti se levduari autoret e tij se ku eshte dhe ky pazar koha do ta tregoje vec ka harruar se Tirana ka shkrimtare aktuale si Hysen Sinani autor i disa romaneve dhe i shume librave te tjere Shpresa Vreto Alimehmeti autore e dhjetra librave per femije e shume skenareve filmi Gazmend Bakiu publicist e shkrimtar autor i librave Qyteti i Tiranes Themelimi i Qytetit Shqiperia politike etj. Bedri Alimehmeti gazetar publicist e shkrimtar atutor i dhjetra librave nder te cilet spikasin biografite letrare per Skender Halilin Arben Mingen Shyqyri Rrelin etj i cili keto dite ka vene ne qarkullim vellimin me tregime Tregimet e Tirones. Dyshja e shkrimtarve bashkeshorteve Donika e Zenel Anxhaku e kane kthyer krijimtarine e tyre ne nje biznes tejet fitimprures themi keshtu sepse libri i tyre madje edhe librat e tjere 100 zambaket e Korces 100 familje shqiptare 1 e 2 deri me tani nuk jane pare ne asnje librari ngaqe vecmas parave per shpenzimet e botimit autoret u zhvatin familjareve edhe parate per 10 deri ne 20 kopje te librit qe ka cmimin e kripur 15000 leke te vjetra. Pas kesaj mendoj se llogarite e perfitimit marramendes nga nje biznes i pataksuar e sigurisht te palicencuar behen fare lehte nga kushdo aq me teper kur shitja e mallit eshte garantuar pa dale ende prodhimi i cili ne kete rast ka nje kosto minimale te paperfillshme.
Te shkrush per vuajtjet e Tirones duhet ti kesh fshi lotet me merhamonin e bardhe te Ijes kur ne vend te perrallave te tregonte historine e nje bishe te kuqe me emnin Komunizem... e historia niste Na ishte nje here nje sofer e modhe plot bollek e harmoni me emrin e cdo familjeje tironasi Venali.