Librat shkollore kategorite qe do te pertojne rimbursim
Shitja e librave ne shkollat e mesme dhe nentevjecare ka nisur qe me date 25 gusht. Sipas nje udhezimi te Ministrise se Arsimit dhe Shkences thuhet se afati perfundimtar per shitjen e paketave mesimore ne keto institucione ka qene 15 shtatori. Pas kesaj date shitja e librave te mbetura stok do te vijonte normalisht ne librarite perkatese te qyteteve te vendit. Kjo do te thote qe aktualisht shitja e tyre po behet ne librari dhe jo ne shkolla. Burime nga Ministria e Arsimit bejne te ditur se mbarevajtja e procesit te shitjes se librave ka qene normale duke perjashtuar disa probleme te vogla qe per shkak te fluksit te prinderve dhe nxenesve kane qene te paevitueshme. Deri me tani sipas burimeve nga MASH ne shkolla jane shitur 98 per qind e teksteve.
Fill me perfundimin e ketij procesi lind nevoja per ndjekjen e procedurave te tjera sic eshte ajo e kompensimit te cmimit te teksteve shkollore per kategorite qe do te perfitojne mbeshtetje buxhetore nga Ministria e Arsimit. Cdo nxenes apo prind qe ka blere tekstet shkollore eshte pajisur me fature tatimore. Ky dokument eshte tejet i rendesishem pasi sherben per rimbursimin ne nje perqindje te caktuar te shumes se paguar per secilen pakete mesimore.
KategoriteKategorite qe do te perfitojne nga kompensimi i teksteve jane jetimet nxenesit qe vijne nga familje te cilat marrin ndihme ekonomike dhe pagese papunesie nga zyrat e punesimit ata qe kane njerin nga prinderit me aftesi te kufizuara pra te deklaruar si te paafte per te punuar si dhe per femijet prinderit e te cileve perfitojne pension pleqerie.
Cmimi i blerjes se teksteve shkollore mbulohet nga Ministria e Arsimit ne formen e Transfertes tek individet ne masen 100 per qind. Per nxenesit ne arsimin 9-vjecar qe vijne nga familje ku kryefamiljari eshte i punesuar ne institucionet publike buxhetore dhe jobuxhetore te pushtetit qendror apo vendor me page mujore deri ne 30.000 leke ne muaj cmimi i blerjes se teksteve shkollore do te mbulohet nga buxheti i vete institucionit ne masen 50 per qind.
Per tekstet shkollore te nxenesve te pakicave kombetare nga klasa I-IX cmimi i blerjes do te mbulohet ne masen 10 per qind me fondet e Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Nxenesit pas blerjes se teksteve do te dorezojne ne drejtorine e shkolles faturat tatimore te blerjes. Me pas eshte drejtoria e shkolles ajo qe numeron nxenesit qe do te perfitojne nga ky rimbursim. Percaktimi i emrave te te rinjve behet ne formen e nje liste per cdo klase ndersa dorezimi perfundimtar i tyre ne drejtorite dhe zyrat arsimore do te behet me date 15 tetor.
PerjashtimiPrinderit apo nxenesit qe blejne tekstet shkollore ne tregun e lire pa fature tatimore nuk do te perfitojne mbeshtetje financiare nga buxheti i shtetit ne asnje rast dhe per asnje arsye. E njejta gje do te ndodhe edhe me librat qe tregtohen pa pullen e certifikimit. Madje ne rast se evidentohen raste te tilla Ministria e Arsimit do te marre te gjitha masat e nevojshme per konfiskimin e tyre ne zbatim te ligjit nr.8560 Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise.