Kur mbaron mbikqyrja e pavaresise se Kosoves
Pavaresise se mbikqyrur te Kosoves gradualisht po i vjen fundi. Kete e pohojne perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves por edhe vet perfaqesuesit e Zyres Civile Nderkombetare mandati i te cileve eshte mbikqyrja e pavaresise se Kosoves perkatesisht mbikqyrja e zbatimit te planit te Marti Ahtisarit. Ndonese akoma nuk ka nje date te sakte fundi i mbikqyrjes se pavaresise nga prania nderkombetare sipas Prishtines zyrtare thuhet se do te ndodhe ne kohen kur parlamenti i Kosoves te miratoje ndyshimet kushtetuese te cilat tashme kane nisur dhe duhet te perfundojne brenda 12 muajve te ardhshem. Kryetari i komisionit per ndryshimet kushtetuese Arsim Bajrami i tha DW se ne kushtetuten aktuale eshte nje kaptine e vecante qe quhet kaptina e dispozitave te tranzicionit dhe me ndryshimet kushtetuese kjo kaptine pritet te hiqet nga Kushtetuta e Kosoves.
b
Askush nuk e ka ndermend qe ta perfundoje njeanshem mbikqyrjen nderkombetare sepse mbikqyrja nderkombetare eshte ne nje konstelacion nderkombeare por ne e kemi idene qe te bartim kompetencat ekzekutive te pranise nderkombetare te institucionet vendore. Nuk deshirojme te perserisim praktiken e UNMIK-ut ku UNMIK-u ne vend se te perfundoje mandatin brenda tre vjetesh sa ishte menduar ne konferencen ne Rambuje UNMIK-u faktikishtende nuk e ka permbyllur mandatin thote Arsim Bajrami.
Perfaqesuesi civil nderkombetare Pieter Faith nga ana e tij thote se ndryshimet kushtetuese me te cilat po parashihet edhe fundi i mbikqyrjes se pavaresise se Kosoves i takojne Parlamentit dhe ai nuk do te ndikoje ne te. Rolit tim si perfaqesues civil nderkombetar eshte duke i ardhur fundi shpejte. Une shpresoje qe nje dite do te vije serish ne mesin tuaj por mandati im se shpejti do te marre fund. Mendoj se kjo eshte gjeja e duhur per ta bere sepse mendoj se nderkombetaret nuk duhet te rrijne ne Kosove asnje minute me shume se sa eshte e nevojshme. Kosova eshte e juaja dhe ajo nuk i perket bashkesise nderkombetare thote Peter Faith gjate nje ligjerate para studenteve ne Prishtine.
b
Kushtetuta aktuale e Kosoves eshte kryesisht mbi bazen e pakos se Marti Ahtisarit. Mirepo me ndryshimin e kushtetutes nuk nenkuptohet edhe fundi i zbatimit te pakos se Marti Ahtisarit. Kryetari i komisionit per ndryshime kushtetuese Arsim Bajrami thote se pakoja e Ahtisarit eshte ceshtje fundamentale politike ndersa per fundin e saj nevojitet nje koncensus nderkombetar. Ka ardhur koha qe te rishqyrtohet te studiohet dhe te shihet se ne cilat segmente eshte konsumuar pakoja e Ahtisarit duke filluar nga segmenet me vitale sic eshte decentralizimi dhe segmente te tjera dhe ngadale Kosova ta marre pavaresine e plote dhe si shtet i pavarur te rrugetoje drejt Bashkimit Evropian thote Arsim Bajrami.
Kosova shpalli pavaresine ne shkurt te vitit 2008 ndersa nje numer shtetesh qe e kane njohur ate perfshire dhe vendet kryesore te Bashkimit Evropian themeluan grupin drejtues nderkombetar per Kosoven per ta mbikqyrur pavaresine. Megjithe ndryshimet kushtetuese qe pritet te caktojne nje date per fundin e mbikqyrjes se pavaresise eshte grupi drejtues nderkombetare per Kosoven mekanizmi qe do ta jape fjalen e fundit.
b
Bekim Shehu