E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur ndërgjegjja tejkalon drejtësinë

Irvin Faniko - avokat

Kur flitet për Institutet e Edukimit të Veprave Penale, ose siç quhen ndryshe në gjuhën popullore ‘’burgjet’’, për dënimet, për Drejtësinë, në lojë nuk vihet vetëm barazia e qytetarëve, demokracia e një vendi, por edhe kapaciteti i shoqërisë që të mos bjerë në grackën e mangësive, të indiferentizmit. Burgu është i mbushur me faj, me dhimbje të verbër, me trupa të ndryshëm, me gjuhë memoriesh dhe me relacione të reduktuara në kulm. Sa më i fortë është një Shtet, më e fortë është e drejta e qytetarëve për t’u indinjuar kur nuk shohin të plotësuara të drejtat e tyre: të bësh drejtësi do të thotë të shërosh një plagë, një sëmundje, duke e detyruar dhimbjen të transformohet në mjerim, në zbulimin për të qenë më pak i mbrojtur e i papërgatitur në qoftë se ekziston mundësia konkrete për t’i besuar të tjerëve, atyre të tjerëve, të cilët jemi ne. Është e ligjshme të diskutosh për ideologji me barkun lart, por nuk do të jetë asnjëherë e mjaftueshme lodhja e vënë në lojë, për t’u rigjetur, e më në fund për të riparuar të keqen e krijuar. Derisa Drejtësia do të qëndrojë si një “zonjë” me krahët e kthyera nga pas e me sytë e ulur, nuk mund të kalojë lirshëm tek porta e një burgu, për të ofruar forcë të mjaftueshme për të rimarrë rolin e vet, në diferencimin që ndodh midis kujt hyn në burg, e tek ajo më e keqja, ku dikush qëndron i mbytur tek pikënisja, e tek kush zeron ekzistencën e tij me pak sapun e një lidhëse këpucësh. Projekte për t’u rimëkëmbur mbi realitetin dhe që të mos ngelin në letër, aty ku ka persona që të bëjnë të shpresosh tek një kushtëzim njerëzor më të mirë, persona që edhe pse të burgosur nuk mund të ridënohen dy ose tre herë nga një mbijetesë e rivendosur. Ekzistojnë personat në këtë planet, të verbër me fytyrë të dyshimtë, satira ekstreme, tek i cili është reduktuar burgu, dëshpërimi i fjalëve të detyruara të qëndrojnë pezull, të pavlefshme, pra të papërgatitur për të dhënë rëndësi të atyre personave të vdekur të maskuar si të gjallë, por pa asnjë dinjitet. E gjitha kjo strategji shumë transparente për të treguar që gjithçka është e ekzagjeruar, e tepërt, një film i papërshtatshëm që në skenografi, e prapë se prapë burgu nuk është një rrjetë gardhi vetëm për të shëmtuarit, të pistët e të këqijtë, edhe për ata eksponentë të shtresave të larta, në mbretërinë e lartësive për të ndershmit, e të mirëve me çdo kusht, sepse jo vetëm liria është e komanduar për t’u zhdukur; bashkë me të edhe dinjiteti i vullnetit të fundit për një të falur. Duhet të ushqehemi me të vërtetë me dhembshuri, duke refuzuar papërgjegjshmërinë e përditshme, duke bërë një hap mbrapa, duke zgjedhur lodhjen, heqjen dorë, për të mos u deklaruar të humbur përpara njerëzimit, edhe tek kush është i gatshëm për të mbajtur mend: nuk bëhet fjalë për një dhurim nga ana institucionale, për një përpjesëtim që tashmë është shndërruar në pushtim të ndërgjegjes. 


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›