Kur një piktor i dështuar kërkon të bëhet kryeministër
Dy ditë me radhë u mbajt në Tiranë, ajo që u quajt nga Edi Rama “konferenca për programin e Partisë Socialiste”. Tregojnë se një murg i uritur e kishte ngrënë një kungull të nxehtë dhe kaq shumë i dogji sa që ju përvëlua gjuha e nuk po gjente shërim. Dhe një ditë kur po kalonte pranë një are me misër pa një kungull që ishte varur në gardhin dhe të shkretit njeri ju kujtua sa shumë i kishte djegur kungulli. Prandaj u përkul dhe filloi t’i fryjë kungullit në gardhin e arës. Për analogji, nuk është për t’u çuditur se Edi Rama po i bën kaq publicitet të ashtuquajturit “program të PS”. Në vitin 2009,gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të atij viti që Edvinin e lanë me gishtin në gojë, pati trumbetuar se “Partia Socialiste kishte hartuar një program prej 1000 faqesh”. Por në të vërtetë nuk kishte asnjë program të shkruar dhe as të ideuar. Kjo gënjeshtër si edhe shumë të tjera që u gatuan në guzhinën marksiste dhe tipike enveriste,i kushtuan Edvinit që ëndrra si e gomarit që ngrohet në diell për t’u bërë Kryeministër i Shqipërisë t’i dali huq. Dhe kaq shumë “i dogji kungulli”dhe tani “po i frynë kungullit në gardhin e arës”. Për dy ditë me radhë socialistët shqiptarë dëgjuan rrëfenjat e Edvinit, që duke zgardulluar sytë, me këmbë e me duar fliste si përçart”. Takova një traktorist këtu, një mjek atje, një plak dikund tjetër, një demokrat nuk di se ku që i paskëshin thënë se “më nuk do ta votojnë Berishën”. Ndërkohë ka takuar edhe një mësuese që e kishin larguar nga puna dhe në vendin e sajë jepte mësim në atë shkollë një mësues muzike. Thonë se dreqit lëshoja litarin e gjatë se thuret aty me këmbët e tij. Edi Rama qenka shokuar se një mësues muzike jep mësim në një shkollë(gjë që nuk mundet të besohet), por vallë a mundet të mendohet që të bëhet Kryeministër i Shqipërisë një piktor i dështuar shkarravinash, një aventurier i tillë që deklaroj publikisht në këtë konferencë se”ai nuk kishte frikë nga lakuriqësia”. Shprehje më të papërgjegjshme dhe idioteske nuk mundet që të flasë një njeri aq më pak një politikan që kërkon të bëhet Kryeministër. Të mos kesh frikë nga lakuriqësia do të thotë që nuk ke frikë nga turpi dhe një njeri që i ka plasur cipa e ballit, nuk lë vepër të ndyrë pa bërë. Ky është Edvin Rama.
Fund e krye “një copet” si i thonë shkodranët, fjalimi i Edi Ramës gjoja për një “rilindje të Shqipërisë”ishte një tufë gënjeshtrash,premtime, mashtrime pa kufi, se “do të bëjmë këtë dhe atë” po rruga si do t’i bëjë ishte një utopi siç është në të vërtetë gjithë propaganda marksiste leniniste që populli shqiptarë me kohë,mbarë e me rend e ka shkelmuar dhe hedhur në plehrat. “Më provoni dhe do të shikoni” çirret skizofreni i Partisë Socialiste. A thua vallë se nuk e kanë parë shqiptarët Edvinin,që në krye të Bashkisë së Tiranës për 12 vjet me radhë e bëri Kryeqytetin një bunker, duke hapur plagë dhe gropa që nuk u mbyllën asnjëherë. 12 vjet dhe nuk mundi se nuk deshi, të bënte një plan urbanistik për Tiranën, ku ndërtimet të ishin të planifikuara dhe të kontrolluara. Ky plan nuk i konvergonte Edi Ramës, se nuk mundet të vidhte 20% për çdo pallat që jepte leje ndërtimi. Ndërkohë Lulzim Basha, sipas premtimit elektoral që kishte bërë, brenda një viti studioi, ideoi dhe përfundoi në detaje planin urbanistik për Tiranën, një plan ambicioz të miratuar nga grupet e interesit. Hajdutëria dhe makutëria e Edi Ramës e këtij sharlatani politik u dënua nga populli i Kryeqytetit me votën e lirë. Ai përsëri mbeti me gishtin në gojë dhe tani bën si duke gërmuar morra në qimet e kokës.
Edi Rama bëri mjaft premtime sipas mendjes së tij duke menduar se të gjithë shqiptarët do t’i kapërdijnë si të vërteta gënjeshtrat e sajuara. “Ne - deklaroi Rama - do të bëjmë reformë kudo në administratën shtetërore, do të largojmë të paaftët dhe do t’i zëvendësojmë me të tjerë me kriteret që do t’i vendosim neve”, që e përkthyer sipas fjalorit të Edvinit, do të vendosen kriteret e besnikërisë ndaj marksizëm leninizmit me militantët e Partisë Socialiste, një demokraci e tillë që si thonë fjalës “duhet të ngrihet prifti dhe të ulet hoxha”. Por vallë populli a u beson mashtrimeve të Edi Ramës. Nga ana tjetër edhe socialistët më të devotshëm janë të dëshpëruar më idiotësitë e këtij psikopati. Çdo ditë që kalon,deputet të Partisë Socialiste,hapur dhe publikisht dënojnë këtë aventurë politike që po e nxjerr këtë forcë politike jashtë loje akoma pa filluar fushata elektorale. Rëndom e kemi parë Edi Ramën në rrugët e Tiranës të shoqëruar me dy apo tre veta sigurisht bodigardët e tij. Dhe kalimtarët e rastit as që i hedhin sytë, pa lere më ta përshëndesin. Duke bërë një paralelizëm me një rast të tillë, Sali Berisha i kudo ndodhur rastësisht,po të zbresë në rrugët e Tiranës apo kudo tjetër,brenda pak minutash grumbullohen një mori e madhe njerëzish që kërkojnë ta përshëndesin dhe t’i japin dorën në shenjë mirënjohje. Kjo nuk ndodh vetëm sot që Berisha është Kryeministër,ky popullaritet e ka shoqëruar në mënyrë të njëtrajtshme edhe në kohën kurë Partia Demokratike ka qenë në opozitë. Ky është sondazhi më i besueshëm, se Edi Rama kurrë dhe asnjëherë nuk mundet të fitojë betejën politike dhe besueshmërinë e popullit shqiptarë, përballë një Berishë karizmatik, të guximshëm,besnik i fjalës së dhënë,intelektual i kalibrit ndërkombëtarë,pinjolli i një familje të dalluar në Malësinë e Gjakovës për traditë patriotike, për virtytet e larta të popullit shqiptarë të bazuara në besë, nderë e burrëri.
Një gafë e rëndë e Edvinit ishte edhe orvatja e tij se duke sulmuar sipas tij “termin e nacionalizmit” do të kishte fat të eklipsonte Berishën. “Atdhetarizmi dhe jo nacionalizmi kjo ide antikombëtare e ngriti në këmbë popullin e Kosovës për çlirimin nga sundimi serb” - deklaroi Rama në këtë konferencë. Kosovarët kanë nje shprehje të tillë që injorojnë njerëzit e pa informuar dhe qe bëjnë idiotizmin”, thotë Bejazja pasha Avdinëas nuk pyesin po as nuk dine.Po mirë se Edvini është një psikopat i tillë delirant, po vallë nuk ka rreth tij ndonjë këshilltarë që ta informojë për atë që është shkruar nga njerëzit e letrave shqipe. Në fjalorin e gjuhës shqipe kur trajtohet domethënia e termit nacionalizëm shkruhet tekstualisht: “Nacionalizmi është një lëvizje kombëtare kundër pushtimit dhe shtypjes së huaj,është ndjenjë kombëtare”. Në këtë kontekst a mundet të na thotë Edi Rama se ku është dallimi ndërmjet atdhetarizmit dhe nacionalizmit në rastin e luftës së popullit shqiptarë të Kosovës? Çfarë mashtruesi ordiner dhe na qenka revoltuar se “në Kosovë e shajnë Edi Ramën dhe opozitën socialiste dhe se kjo është vepër e qeverisë Berisha”.Përsëri jeni i gabuar z.Rama. Shqipëria dhe Kosova në simbiozën që karakterizon një komb,nuk ju duan njësoj dhe njëlloj, në unison kombëtar. Prandaj mos ushqeni asnjë iluzion prej budallaj se me 23 Qeshorë juve do të ju pjellë mushka. Humbja e juaj e rradhës është e sigurtë.Edhe një fakt tjetër;për sa kohë Edi Rama i biri i një krimineli komunist si Kristaq Rama që vari në litarë Poetin dissident Havzi Nela,do të jetë në krye të Partisë Socialiste me pinjollët dhe ish kriminelët e dikataurës komuniste, e pa distancuar nga e kaluara kriminale e regjimit komunist,Shqipëria,Europa dhe Amerika nuk mundet të pranojnë që kjo forcë politike të qeverisë ndonjëherë Shqipërinë.