Kur nje shtet i BE shkel embargon e BE
Mosrespektimi i një politike të përbashkët dhe i vendimeve të vendosura bashkërisht përbën një zhvillim të papëlqyeshëm për funksionimin dhe imazhin e Bashkimit Europian, pavarësisht se autori mund të jetë shtet anëtar i madh apo i vogël. Ndaj kur qeveria e Qipros vendosi më 12 janar të lejojë një transportim armësh drejt Sirisë, në një kohë kur BE ka vendosur embargon e armëve dhe ndalimin e eksportit të armëve dhe të pajisjeve represive në atë vend, kjo shkaktoi një alarm jo vetëm në BE, por edhe në shkallë më të gjerë ndërkombëtare. Në bazë të akteve dhe të normave juridike ndërkombëtare, në qoftë se ndaj një shteti është vendosur një embargo apo sanksione, shtetet të cilat janë bashkuar zyrtarisht me këto akte legale, jo vetëm nuk duhet të eksportojnë armë, por as të mos lejojnë tranzitimin, dhe as anije apo mjete transporti të shteteve të treta, që furnizojnë me armë shtetin nën embargo. Anija ruse "Chariot", në pronësi të kompanisë shtetërore ruse të armëve "Rosoboronexport", kishte një ngarkesë prej 60 ton armësh, eksplozivë dhe municione ruse për qeverinë e Sirisë. Në rrugën e saj drejt destinacionit ajo u detyrua nga moti i keq të kërkonte strehë dhe të furnizohej në portin qipriot të Limasolit, ku autoritetet përkatëse detare dhe doganore verifikuan se ajo kishte një ngarkesë të rrezikshme me armë. Detyrimi i autoriteteve qipriote, në bazë të rregullave dhe vendimeve të marra bashkërisht në Bashkimin Europian, ishte që ta bllokonin dhe sekuestronin anijen dhe ngarkesën me armë, gjë që qeveria qipriote nuk e bëri dhe e lejoi anijen ruse, që bashkë me armët të vazhdonte udhëtimin dhe ta shkarkonte ngarkesën në portin sirian të Tartusit. Preteksti, aspak serioz, që nxorën autoritetet qipriote për këtë shkelje të embargos dhe të rregullave të BE, ishte se kompania shtetërore ruse e eksportit të armëve si pronare e anijes, e kishte siguruar qeverinë qipriote se ata do të ndërronin destinacionin dhe do ta çonin anijen në Turqi. Preteksti tingëllon tepër naiv për një qeveri, sepse autoritetet qipriote e dinin fare mire se Turqia nuk lejon hyrjen në portet e saj të asnjë anijeje apo mjeti, i cila ka pasur si stacion të fundit qëndrimi portet e Qipros, sepse Turqia nuk e njeh Qipron.
Çështja del shumë më e komplikuar se sa thjesht ndalimi apo lejimi i një anijeje ruse me armë. Ajo merr një përmbajtje të thellë politike, diplomatike dhe strategjike, dhe ka të bëjë me rolin e paqartë, për të mos thënë të dyshimtë, që po luan, dhe me politikën që po ndjek Qipro, në një moment si ky i tanishmi. Sepse është koha kur tensionet në Mesdhe po shtohen dhe kur përplasja e BE dhe e SHBA nga një anë, me qeveritë e Sirisë dhe të Iranit nga ana tjetër, po merr thekse dhe trajektore, të cilat po shkojnë gradualisht drejt kapërcimit të kufijve të luftës së fjalëve apo të luftës së nervave. Është një situatë, ku kemi gjithashtu një pozicionim gjithnjë e më antagonist mes Rusisë dhe Perëndimit, sepse Rusia është furnizuesja kryesore me armë për regjimin e Bashar Asadit dhe Rusia, bazën e vetme ushtarako-detare të saj në Mesdhe, e ka në Siri. Në këtë situatë të tillë acarimesh dhe tensionesh në Mesdheun Lindor, Qipro,- një shtet anëtar i BE-së, zgjedh të mos marrë anën e BE-së, por të rreshtohet me Rusinë.
Veprimi dhe qëndrimi pro-rus i Qipros nuk mund të mos shkaktonte shqetësim ndërkombëtar, dhe në këtë drejtim, edhe Brukseli, edhe Uashingtoni, reaguan në mënyrë të qartë në planin diplomatik. Brukseli, nëpërmjet zëdhënëses së politikës së jashtme, Maja Koçijançiç, i shprehu pakënaqësinë në një formë më diplomatike, sepse është fjala për një shtet anëtar, dhe i kujtoi Nikosias se BE ka vendosur një embargo strikte të armëve mbi Sirinë dhe në muajin maj 2011-të ka adoptuar të gjitha aktet legale të nevojshme, që duhen për një embargo dhe për eksportin e armëve drejt Sirisë dhe gjithashtu për pajisjet, që përdoren për shtypjen brenda vendit. Akoma më i hapur qe reagimi i SHBA-ve, të cilët nëpërmjet zëdhënëses së departamentit të shtetit, Viktoria Nuland, deklaruan më 13 janar se SHBA-të ia kanë ngritur shqetësimet e veta lidhur me anijen, edhe Rusisë, edhe Qipros, e cila ishte porti i fundit i qëndrimit të anijes. Zëdhënësja theksoi se "SHBA po vazhdojnë të kërkojnë sqarime për çfarë ndodhi atje",- duke shprehur kështu një pakënaqësi ndaj shpjegimeve të deritanishme të qeverisë qipriote.
Rasti i lejimit të transportit të armëve ruse drejt Sirisë paraqet një shembull të nevojës së veçantë të vlerësimit të qëndrimeve dhe të politikës së jashtme të një shteti anëtar i BE, i cili jo thjesht nuk respekton vendimet e përbashkëta të embargos dhe ndihmon në forcimin dhe vazhdimin e represionit të regjimit të Damaskut ndaj protestuesve për liri dhe demokraci, por edhe merr anën e një rivali të fortë dhe të qartë të interesave të Perëndimit në Lindjen e Mesme dhe në Mesdheun Lindor, siç është Rusia. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Qipros, Stefanos Stefanou, e përmblodhi shkurt qëndrimin zyrtar në rastin e anijes ruse të armëve se "iu shërbye interesave të Qipros". Ky argumentim nxit kureshtjen të hulumtohet se përse interesat e Qipros përkojnë më shumë me interesat e Rusisë se sa me interesat e Bashkimit Europian dhe të SHBA, pa folur për interesat e të drejtave të njeriut dhe të demokracisë. Analiza e qëndrimeve dhe e politikës së jashtme, që ndjek qeveria e presidentit Demetrios Kristofias hap dhe duhet të hapë një debat frutdhënës, se cilët janë kufijtë apo vija e kuqe e interesave strategjike të BE dhe të Perëndimit, të cilat një shtet anëtar nuk guxon t'i kapërcejë apo cilat janë mekanizmat mbrojtëse të interesave strategjike të BE, në rast se një qeveri e një shteti anëtar vendos të rreshtohet me rivalët dhe me konkurrentët strategjikë të BE dhe të Perëndimit, siç është Rusia. Duke vazhduar analizën, këtu hapet çështja e udhëheqësve, e presidentëve apo e kryeministrave që vijnë në timonin e shteteve anëtare dhe të cilët devijojnë shtetin dhe qeverinë nga ndjekja e vijës së përbashkët të interesave strategjike me Perëndimin.
Presidenti i Qipros, Demetrios Kristofias, është një komunist i vjetër, i cili ka studiuar në Rusi dhe i cili nuk e fsheh as nostalgjinë komuniste dhe as prirjen për të qenë më afër dhe më i lidhur me Rusinë. Gazeta angleze "The Guardian" shkruante para pak kohësh se "ai është i dhënë thellësisht pas Rusisë dhe zemra e tij është atje". Deri në çastin kur kjo prirje dhe ky formim ideologjik personal nuk cënojnë interesin strategjik kolektiv të BE dhe të Perëndimit, kjo mund të quhet e pranueshme. Por në momentin kur prirja, lidhjet dhe interesat personale të presidentit apo të kryeministrit shndërrohen në politikë shtetërore dhe dëmtojnë interesat strategjike të BE, çështja nuk i përket më vetëm atij shteti anëtar, por shndërrohet në objekt të të gjithë organizatës, ku ai shtet ka zgjedhur të marrë pjesë. Sepse, nëse BE ndërmori një hap të jashtëzakonshëm dhe një përjashtim të paprecedent, duke pranuar si anëtare të saj gjysmën e një shteti si Qipro më 2004, kjo do të thotë se BE meriton një mirënjohje dhe një bindje më të madhe nga ana e qeverisë qipriote, dhe jo një flirtim të hapur të Qipros me Rusinë dhe me interesat ruse në Mesdhe dhe në Lindjen e Mesme.
Me linjën që po ndjek udhëheqja e tanishme e Qipros, shteti i vogël mesdhetar po funksionon si një mikrogjenerator tensionesh në Mesdhe, dhe ngritja e tensioneve nuk është në të mirë as të BE dhe as të vendeve të pellgut të Mesdheut. Ajo që po shohim në politikën e Qipros i shton edhe më shumë dyshimet për aftësinë dhe efikasitetin e drejtimit të BE gjatë presidencës, që Qipro do të marrë më 1 korrik të vitit 2012-të. Sepse vështirë të besohet se në atë periudhë posti i presidencës së BE do të ndihmojë politikën dhe interesat e BE në Mesdhe dhe në Lindjen e Mesme, në qoftë se Qipro në mënyrë kaq të hapur ndjek linjën e rreshtimit me interesat ruse dhe jo atë të rreshtimit me interesat e BE dhe të Perëndimit.