7 arra në ditë, për të mbajtur larg kolesterolin
SHBA- Sipas një studimi të ri, konsumimi i të paktën 7 kokrrave arrë në ditë do të largojnë kolesterolin e keq, apo sic quhet ndryshe LDL, duke parandaluar kështu sëmundjet kardiovaskulare.
Studimi sqaron se arrat kanë në përbërjen e tyre sasi të konsiderueshme polifenoli, i njohur si antioksidant që e mbron trupin nga radikalet e lira.
Sipas këtij studimi të Universitetit Scranton, në Pensilvani, i drejtuar nga profesor Joe Vinson, polifenoli është i pranishëm edhe tek disa fruta të tjera të thata. Në krye të klasifikimit mbeten arrat, ndërsa pas tyre vijnë stikat, arrat braziliane, lajthitë, bajamet, kikirikë dhe arrat maqedonase.
"Arrat kanë nivelin më të lartë polifenolit, në dy eksperimente të realizuara", thotë profesor Vinson. Këto nivele të larta të një antioksidanti e bëjnë arrën një ushqim anti-kolesterol, thonë hulumtuesit.
(ma.ar/BalkanWeb)