E Diel, 1 Nëntor 2026

Këtë muaj nis dialogu Kosovë-BE për liberalizimin e vizave

PRISHTINE- Këtë muaj pritet të fillojë dialogu për liberalizim të vizave mes Kosovës dhe Bashkimit Europian. Analistja e Iniciativës Europiane për Stabilitet, Verena Knaus në një intervistë për Radio Kosovën, u shpreh dje se tani është koha e përshtatshme për fillimin e një procesi të gjatë të dialogut për liberalizim të vizave mes Kosovës dhe BE-së.

Vizita e Komisioneres për Çështjet e Brendshme të Bashkimit Europian, Sesilia Mallstrom, në Kosovë, e cila pritet të jetë në Kosovë me 19 dhe 20 janar, shënon fillimin e këtij procesit të dialogut për liberalizim të vizave mes Kosovës dhe BE-së.

"Tani mendoj se është koha e duhur për fillimin e këtij dialogu dhe shpresoj se në fund të këtij muaji dialogu për liberalizim të vizave do të fillojë. Ky është vetëm fillimi, është një proces i gjatë, i cili do të merr kohë, por sa më herët që fillon aq më mirë", thotë Knaus.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›