Kur njihesh me motrën!

Sam Harper (Chris Pine), është njëri prej shitësve më të mirë në New York përderisa ka një tregti të mirë sidomos me shitjen e qilimave, edhe pse shpesh ai gabon në shitjen e tij.
Ai është një person që ju lë pa frymë gjatë gjithë filmit përderisa është aq i zënë në telefon sidomos duke biseduar me Komisionin federal për tregti.
Ndërkohë, ai do të merr pjesë në funeralin e babait që s’e shihte prej kohësh, një i ri zbulon se ka edhe një motër që nuk e kishte njohur kurrë.
Një njohje që do të ndryshojë gjithçka dhe do t’ju japë të dyve një këndvështrim të ri mbi jetën, dashurinë dhe familjen...
Edhe pse ka shumë probleme në punë ai do të merr një lajm të hidhur për vdekjen e babait të tij që jeton në Los Angeles dhe ka punuar si producentë por që vdes nga kanceri në moshën 63 vjeçare.
Për t’ju shmangur funeralit, Sam do të gënjen se ka humbur ID-në e tij në aeroport.
Mirëpo, ai e gjen atë në makinë përderisa aty ja ka lënë Hannah, e dashura e tij. Pas kësaj ai vendos që të udhëtoj.
Nuk vonon shumë dhe ai do ta gjej vetën para nënës së tij Lillian (Michelle Pfeiffer), e cila do t’i thotë ati se për gjithë këto vite neglizhence të familjes si ka mundësi që ai të vije kaq i qetë.
Pikërisht këtu fillon filmi, me karakteret qendrorë të cilët fillojnë të tregojnë tregimin e një familje. Një fillim që ju duket stresues, por që tregon shumë saktë jetën bashkëkohore dhe relaksimin që nuk është i plotë këto ditë.
Nga fjalët e nënën Sam do të kuptoj se shumë gjëra kanë ndryshuar nga koha kur ai është rritur.
“People Like Us” është filmi i parë artistik i bërë me regji të Alex Kurtzman, që më parë ka qenë vetëm skenarist dhe njihet me skenarët si: “Cowboys & Aliens,” “Transformers,” “Star Trek” dhe “Mission Impossible III”.
Ky film i tij “është i frymëzuar nga ngjarjet e vërteta”, sipas shënimeve të produksionit dhe Kurtzman e ka shkruar një lloj semi autobiografie për ekran duke pasur një bashkëpunim të ngushtë me Roberto Orci dhe me Jody Lambert.
Filmi ju demoralizon që në fillim sepse ka një ngjarje që më të vërteta na prek të gjithë ne.
Kur Sam lexon amaetin e babait, ai ndihet plot frikë sepse e gjen vetën në një koleksion me incizime fantastike që të tëra kanë një pasuri prej 150 000 follarëve që janë pasuri e tij që ai ja ka lënë atij.
Sam vendos ti mban paratë, mirëpo për kuriozitet zbulon se babai ka pasur edhe një person të dytë në familje.
Ai ka një motër 30 vjeçare e gjysmë me emrin Frankie (Elizabeth Banks), që është një nënë beqare dhe kishte mbetur shtatzënë nën ndikimin e alkoolit. Ajo ishte një rebele dhe ka një djalë 11 vjeç me emrin Josh (Michael Hall D’Addario), i cili po ashtu është një problem dhe në pishinën e shkollës kishte vjedhur eksploziv dhe e kishte hudhur në të.
Sa më shumë kohë që Sam kalon me Frankie, aq më shumë forcohet lidhja e tyre dhe këtu është tregimi i filmit.
Frankie, e cili ka plane të këqija qysh e ri, ishte rrahur disa herë për motive të çuditshme përderisa edhe Sam si njëri nuk është romantik.
Gjatë filmit ai kurrë nuk do të mendonte që të merr atësinë e një fëmijë të huaj aq më pak kur Frankie kishte një djalë, babai i të cilit ishte një alkoolist me emrin Josh.
Mirëpo, “People Like Us” zhvendos një ngjarje e cila në fund arrin deri të një shpërthim emocional që quhet familje.
Paraqitje e aktorëve, sidomos e aktores Banks dhe aktores Pfeiffer në rolin e Lillian, pjesërisht do të bëj që filmi të ju duket i mirë dhe për këtë është cilësuar si njëri prej filmave më interesant, me temën më interesante sivjet në Hollywood.
“People Like Us” është një film që mund të shikohet nga moshat 13 vjeçe e sipër përderisa do të shfaqet në DigiGold në javën e fundit të nëntorit.
------
People Like Us
Regjia: Alex Kurtzman; skenari: Kurtzman, Roberto Orci dhe Jody Lambert; regjisor: Salvatore Totino; montazha: Robert Leighton; muzika: A. R. Rahman; dizajner: Ida Random; kostumet: Mary Zophres; producentë: Orci, Bobby Cohen dheClayton Townsend; Distributor: DreamWorks Pictures. Kohëzgjatja: 1orë e 55 minuta.
Aktorë: Chris Pine (Sam), Michelle Pfeiffer (Lillian), Elizabeth Banks (Frankie), Olivia Wilde (Hannah), Michael Hall D’Addario (Josh Davis), Philip Baker Hall (Ike Rafferty) dhe Mark Duplass (Ted).