Gjysmendalimi
Qe lajm makaber dy vellezer kryen masaker ne nje familje ne qytezen e Libofshes se Fierit. Ata nuk i kursyen dy pleqte dhe as foshnjen disamuajshe. Vrasesit u kapen shpejt dhe po aq shpejt u nxoren perpara drejtesise.
Ato dite Televizioni Shqiptar pati nje kronike te vecante rreth ngjarjes me mendime te qytetareve fierake te cilet lipnin ndeshkimin me te rende - varje. Te dy palet edhe qytetaret edhe media synonin qartazi te perdornin te keqen per te tutur krimin.
Dhe ashtu perfundoi. Nje dite ne ferk te mengjesit mu ne mes te sheshit kryesor te Fierit mbi nje tra te forte mbeshtetur mbi dy kembe te qendrueshme u lidhen dy litare. Kalimtaret ose ndalonin paksa ose veshtronin ne te ikur dy trupa njerezor pa jete dy leqe ne fyt dy krena te menjanuar dhe dy njolla hijeje mbi dhe. Qe permbushur denimi si kufi kohor ndares mes kerkeses se Keshillit te Europes per heqjen e denimit me vdekje dhe trysnise shoqerore per te strukur krimin duke e varur ne litar.
Filmimet e asaj skene mberriten ne departamentin e Lajmeve. Por si te benim Ta jepnim me film lajmin e ekzekutimit Varja kishte ndodhur. Lajmi padyshim ishte i bujshem. Apo te jepnim lajm vetem me tekst te thate pa figure te dy te denuarve thjesht shoqeruar me nje stopkamera nga qyteti Gazetare te departamentit ngulnin kembe te permbushej profesionalizmi ne gazetarine televizive figure dhe tekst.
Vendosa te dal kunder te jepnim vetem lajm pa figure. Arsyetimi pamjet e fresketa makabre te mos ua linim ne sy teleshikuesve. Ashtu duke hequr filmin benim edhe nje levizje milimetrike perpara drejt heqjes se denimit me vdekje.
Po ato dite ne mbremje rreth ores 20.30 me kerkoi takim nje jurist - ekspert i Keshillit te Europes ardhur nga Strasburgu. Ai bisedoi aspak qete.
-Televizioni Shqiptar beri gabim shume te rende duke dhene lajm per varjen e dy vellezerve ne Fier - tha.
-Atje ndodhi dicka qe perbente lajm zoteri megjithkete dicka u ndalua dhame tekst pa figure.
-Edhe me skandaloze do te kishte qene sikur televizioni ti jepte me film ashtu te varur
-Ata kryen masaker dhe u denuan me vendim gjyqesor.
-Shteti u tregua me kriminal. Shteti iu pergjigj dy vrasesve me krim edhe me te shemtuar
Ai ishte merdheze ne fytyre. Sic duket kishte ardhur per te shqiptuar kritiken. Me shume dukej se e kishte me shtetin sesa me Televizionin. Por tha dhe tjetren
-Televizioni ka bere edhe nje paragabim te rende gjate gjykimit te vrasesve. Keni transmetuar nje speciale me mendime te njerezve. Ajo menyre publikimi perbente presion te opinionit dhe te medias elektronike mbi drejtesine me qellim per tu marre vendim i skajshem. Dhe ashtu ndodhi - tha.
-Zoteri nese njerezit do te degjonin kete bisede do te pyesnin Nga cvend i Europes vini
-Nga Brukseli.
-Por Shqiperia nuk eshte bere ende Belgjike.
U ngrit dhe iku me po ate ndjenje revolte me te cilen erdhi. Ndersa ne kishim bere ngjysmendalim ose gjysmelejim tekst pa figure. Dhe perseri ndjeheshim profesionalisht ne faj e vetcensure.