E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur përjetohet periudha e tretë



Në jetë njeriu kalon tri periudha të rëndësishme: lindjen, vdekjen dhe atë të ndërmjetmen, ku ai kupton arsyen përse lindi. Ata, që e provojnë këtë periudhë, u ngjajnë atyre që nisen për të bërë një zbulim. Kur eksploruesit mbërrijnë në një vend të ri, ata menjëherë fillojnë përgatitjet për një tjetër zbulim, që pasqyrohet në përpjekjet për të gjetur a kuptuar të mirat që ofron vendi i ri; kjo krijon mundësitë për të njohur vetëveten... Kush e njihte Kolombin para se të zbulonte Amerikën? Thuajse askush. Me çfarë shume të hollash mund të shpërbleheshin Mikelanxhelo a Leonardo për veprat që bënin? Shpërblimi është në punën e tyre. ǒështë dështimi? Përse njerëzit kanë frikë prej tij, kur është provuar se suksesi është rezultat i 99 dështimeve. A nuk dështoi Skënderbeu në qëllimin e tij kryesor për një shtet të bashkuar, të lirë, të qëndrueshëm arbëror? Por ç’rëndësi ka kjo, a nuk dështojnë të gjithë heonjtë? Sepse është vdekja që ndërpret punën e tyre dhe i pengon ata në përmbushjen e qëllimeve. Eshtë njësoj si të ankohesh se lulet po vyshken, prandaj duhen shkulur, ndërsa kopshtari thotë: Mos i prek, sepse janë më mirë sesa ditën kur u mbollën dhe tani po hedhin rrënjë për vitin tjetër.

Astrit LULUSHI (SHBA)
Koha i ngjan një loje shahu, me rregulla të caktuara: lëvizje minutë pas minute, ku e dyta nuk mund të jetë e para. Ashtu si problemet në shah, edhe problemet që nxjerr koha zgjidhen logjikisht, me arsye, nga ata që i njohin rregullat e dinë të luajnë.
Mendo familjet e viktimave të Gërdecit, ato të kanalit të Otrantos apo të dhjetra varkave e skafeve të mbytura gjatë dy dekadave të fundit; pse jo, mendo ndonjëherë edhe familjet e viktimave te 50 vjeteve të diktaturës komuniste. Mendo këto familje në çastet kur morën lajmin se grupi u pushkatua, anija u mbyt, varka u zhduk. Gjëja e parë që këto familje bënë, është pikërisjt ajo që, në gjendje të ngjashme, njerëzit kanë bërë qysh prej lashtësive. Në raste të tilla, bashkë a veças, ata luten e shpresojnë që fëmijët e tyre të mos jenë mes viktimave, të pushkatuar, të mbytur, të zhdukur.
Disa thonë se lutjet në retrospektivë - ajo që ka ndodhur të mos ndodhë - janë të kota, “majde edhe Zoti është i pafuqishëm të zhbëjë atë që është bërë”, mendonte Aristoteli. Ndërsa Kajami, duke e krahasuar me tekstin e shkruar, thoshte: “lutja, keqardhja, mëshira, as edhe zgjuarsia/ nuk mund ta fshijnë atë që është shkruar/ edhe sikur të lageshin/ gjithë lotët të derdheshin/ nuk do të mund të shuanin/ as edhe një shkronjë”.
* .
E kaluara është fikse, me një të tashme e të ardhme të hapur. Por megjithëse të kaluarën askush nuk mund ta ndryshojë, kjo nuk do të thotë se e kaluara nuk mund të përsëritet.
Në romanin “The Time Machine” të H. G. Wells, një shpikës udhëton në të kaluarën dhe ndryshon historinë, duke shkelur mbi një flutur. Karaktere në romane të tjerë fantastiko-shkencore vazhdimisht shqetësohen rreth një hapi të ngjashëm, që mund të ndryshonte historinë. Por nëse historia do të ishte aq delikate, edhe një udhëtar i vetëm, më pak i kujdeshshëm, mund të sillte ndryshime kundërthënëse; gjë që disa thonë se nuk mund të ndodhë, sepse duke udhëtuar në të kaluarën, personi bëhet pjesë e saj - si në një fotografi të manipuluar - i ngrirë në të kaluarën e fiksuar.
*
Në jetë njeriu kalon tri periudha të rëndësishme: lindjen, vdekjen dhe atë të ndërmjetmen, ku ai kupton arsyen përse lindi. Ata, që e provojnë këtë periudhë, u ngjajnë atyre që nisen për të bërë një zbulim. Kur eksploruesit mbërrijnë në një vend të ri, ata menjëherë fillojnë përgatitjet për një tjetër zbulim, që pasqyrohet në përpjekjet për të gjetur a kuptuar të mirat që ofron vendi i ri; kjo krijon mundësitë për të njohur vetëveten.
Kush e njihte Kolombin para se të zbulonte Amerikën? Thuajse askush. Me çfarë shume të hollash mund të shpërbleheshin Mikelanxhelo a Leonardo për veprat që bënin? Shpërblimi është në punën e tyre. ǒështë dështimi? Përse njerëzit kanë frikë prej tij, kur është provuar se suksesi është rezultat i 99 dështimeve. A nuk dështoi Skënderbeu në qëllimin e tij kryesor për një shtet të bashkuar, të lirë, të qëndrueshëm arbëror? Por ç’rëndësi ka kjo, a nuk dështojnë të gjithë heonjtë? Sepse është vdekja që ndërpret punën e tyre dhe i pengon ata në përmbushjen e qëllimeve. Eshtë njësoj si të ankohesh se lulet po vyshken, prandaj duhen shkulur, ndërsa kopshtari thotë: Mos i prek, sepse janë më mirë sesa ditën kur u mbollën dhe tani po hedhin rrënjë për vitin tjetër.

18 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›