E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur populli te vret me pambuk

E kam pare dhe prekur cdo dite. Genjeshtren dhe mashtrimin. Kurre me pare nuk ka qene me hapur se dje. Dhe sot. Tek me mblidheshin intelektualet ne sallat e tragjedive shekspiriane. E ne fjalime te heshtura mundoheshin te te bindnin ty. Per mireqenien tende. Kur shpirti yt vuante. Lumturine qe sishte. Dhe mendja jote calltiste. Ne dhimbjen qe koha dhe bijte e tu ta shtuan.

Keta intelektuale. Keta qendistare qe prej kohesh po thurnin gjithe zell e pasion. Pelhuren qe do te te zinte syte. Per te mos pare ate qe me qindra vjet e kerkon orientimin tend perendimor. Duke te thurur nje jete te ndryshme. do dite e cdo nate.

Me fjale e terma perendimore. Por duke u hequr me aq mjeshteri ate qe Europen e ben Europe shpirtin demokratik. Shpirtin tend demokratik. Qe kujtuan se nuk e ke. Se nuk ta shohin. I heshtur e i vecante si je. Per te ta mbushur si ne nje luge te madh te zbrazet me vetmi frike dhe humbesi. Ca capacule te vegjel. Qe maten shtatin e tyre me historine tende. Te gjate. E te gjere sa dhimbja.

Sa dhimbja qe sta kursyen. Tek pe te vriteshin bijte e tu. Ne bulevardet e historise. Ne kohen e internetit. Dhe rriheshin gjithashtu. Tek ndiqeshin. Tek vraponin. Ndersa shkopi i gomes i godiste pa meshire. Dinjitetin.

Dhunen e quajten normalitet demokratik. Dhe friken demokraci. Demokracine qe ste lane tia njihje shijen e vertete. Sepse e kuptuan mbrapsht. Sikur ta kishin vec per vete. Si nje liri. Per te vjedhur djersen tende. Si nje detyrim per ty. Per te heshtur. Turpshem.

Per te heshtur kur femijet e tu vdisnin. Te shkrumbuar nga zjarri dhe dhimbja. Kur shperthenin bashke me barutin. Ne lendinat e paqes dhe te prehjes. Kur te moshuarve ju hiqnin bijte nga puna. Sepse nuk mendonin njesoj. Me keq akoma kur kjo edhe vecse imagjinohej. Duke lene femijet pa lodra pa qeshje pa buke.

Buken. Qe e pate aq te rralle. Ne vatren tende. Qe ta uli koken. E kerrusi kurrizin tend. A thua aq pak kishe duruar ne kete jeten tende. Per te te ulur dhe zvarritur. Krenarine tende. Qe ta njohen te gjithe. E ta respektuan.

Krenarine qe sta kuptuan. E sta njohen. Disa nga bijte e tu. Sepse nuk e paten kurre vete. Duke pandehur se ju mungonte te gjitheve. Duke te trembur. Per nje vend pune. Per nje pension. Per nje kacidhe. Qe dhe mund te ta hiqnin. Per te te lene femijet pa qumesht. Dhe te rriturin pa mendim.

Pa mendim. Sic te paraqiten ne syte e botes. Tek te perplasnin fytyres tende te rrudhur shembullin sfilites te matrapazit. Qe mbijeton vec duke puthur. Duart pa ngjyre. Te dhunuesit. Qe behet me shkolle. Kur femijet e tu mbledhin hekurin e minave ne lendinat e gjelbra te vdekjes.

Qe merr diplomat me te mira pa asnje merite. Kur per bijte e tu shkrive gjithe jeten per nje arsim dinjitoz qe svjen. Nje vend pune qe te takon. Nderkohe qe djersa jote dhe mundimi yt smjaftojne. As sa nje tesere partie. Qe te ngjit lart e me lart. Ne karrieren e bindjes dhe perulesise. Ndaj mendimit unik.

Mendimit unik. Vec per pak buke. Te prezantuan keshtu. Si nje qenie qe vec nje pasion pate. Te mbllacitesh. Buke rruge trotuare peme. E turp. E qe smund te prodhoje e shijoje. Mendim.

Mendimin per vlera me te larta. Se ato ushqimore. Jetesore. Qe megjithate si pate kurre. Aq sa deshe. Per te jetuar. Me koken lart. Pa turp. Pa mirenjohje. Ndaj askujt. Pa droje. Nga vetja. Ne kete token tende. Qe e ndertove me aq mund e djerse. E per kete demokraci. Kete demokraci qe autoritaret e pandreqshem ta lodhen. Ta hutuan. Ta corientuan.

Ta shfaqen gjithe hile. Sepse donin te te vidhnin. Dhunonin. Rrihnin.
Europa ishte aq prane. E zhvillimi e mireqenia gjithashtu. Por nuk vinin e nuk mberrinin kurre per ty. Por vec per ata. Qe na udheheqin. Dhe shpuren e tyre. Intelektualet me te cuditshem te kesaj bote. Shushunja te perjetshme te pushtetit.

Pushtetit qe kurre se kerkove. Edhe pse eshte i yti. Qe vec lodhje dhe rraskapitje te dhuroi. Sepse ta keqkuptuan natyren tende te bukur. Qe shekujt e lufterave i kane gdhendur. Ankthin per paqen. Qe pabesia e perjetshme e te tjereve. E beri te beses. Qe varferia. E beri bujar. E dhimbja qe smbaroi. E beri te urte. Te mire.

Te mire si falja. Qe ta jep edhe kur sia kerkon. Edhe kur e vrasin. Edhe kur e rrahin. Edhe kur e tallin. Ata bijte e tij. Te pakte. Qe sdeshen. Te jene mirenjohes. Qe smunden. Ta nderojne. Qe sditen ta vleresojne.

Te habitur jane sot intelektualet. E gjejne veten si mos me keq. Te mundur e te denuar nga ky popull i rende. I heshtur. E i vecante. Qe te vret me pambuk

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›