Stefan Taci ekspozon vizatime te viteve shtatedhjete
Stefan Taci hap sot ne Galerine Kledio nje ekspozite ku paraqet nje raport te artistit me historine. Duke treguar vizatime grafika e skica qe ai i ka realizuar prej vitit 1972 Taci piktor animator ben nje dialog me publikun. Ai do te thote pse ka rendesi te flitet e verteta per kohen nen diktature per indoktrinimin personal te secilit per perpjekjet individuale te secilit per te qendruar perballe se shkuares pa poza. Ndersa artistin kerkesa eshte e qarte jo mistifikim i vepres.
Taci thote se ai vete eshte perfshire nga tundimi per ta pastruar punen e tij nga gjurme korruptive nga vizatime e skica ku paraqiten portrete si te Hoxhes ndersa Shqiperia po hynte ne nje epoke tjeter. Gjate ketij rituali u perballa me dyzimin se cduhet te beja me vizatimet apo dicka tjeter qe paraqiste Enver Hoxhen. Ne vrullin e pare mund te kem grisur e demtuar jo pak pastaj u stepa duke menduar se po zhdukja gjurme nga historia ime... duke i grisur letrat e mia une zhdukja cdo deshmi te edukimit e rritjes sone e qe neser do mund te vlenin thjesht si histori.
Nese do grisja e thyeja gjithcka nga imazhet e se shkuares qe une kam realizuar sot do ndjehesha keq dhe jo i vertete perballe jush por sigurisht ne radhe te pare ndaj vetes e asaj cka vazhdoj te krijoj kujton Taci ne tekstin qe shoqeron kete ekspozite ku ai zbulon disa personazhe te cilet i ka vizatuar pikturuar apo modeluar qe kur ishte femije e deri sot.
Ekspozita Lindur ne diktature hapet ne oren 19.00 ne Galeri Kledio perballe ish ekspozites Shqiperia Sot.