E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur preket dinjiteti i një vajze



Kantautori Gjergj Leka ndihet i cenuar nga media për jetën e tij private. Ai është shprehur i indinjuar nga një artikull botuar në një të përditshme pak ditë më parë për një lidhje sentimentale me një mikeshën e tij, siç shkruhej në këtë gazetë. Për këtë, kompozitori dhe këngëtari Leka ka shpjeguar se mes tij dhe vajzës së përfolur nuk ekziston asnjë lidhje tjetër veç asaj të miqësisë. Leka e konsideron këtë lajm tërësisht të pasaktë dhe të pandershëm. Ai shprehet se artikulli ka prekur padrejtësisht figurën dhe dinjitetin e një vajze.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›