Itali, humb jetën 16-vjeçari shqiptar nga aksidenti
Një adoleshent 16-vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, ndërsa adoleshenti po kthehej në shtëpi së bashku me dy miqtë e tij. Sipas policisë italiane, viktima është L. E. i cili banonte ne Sgurgola. Të rinjtë të moshës nga 16-19 ishin duke lëvizur me një automjet tip “Fiat Punto”. Ata kanë dalë nga rruga dhe duke u përplasur. Si pasojë e kësaj, humbi jetën 16-vjeçari shqiptar, ndërkohë që dy miqtë e tij u plagosën rëndë. Me gjithë përpjekjet për t’i dhënë ndihmën e parë, çdo gjë ka qenë e kotë, pasi 16-vjeçari nuk arriti të mbijetonte. Aksidenti ndodhi në rrugën “Sabatino ad Anagni”. Sipas policisë italiane, aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit të makinës.