Kur s’do i zoti, ç’punë ka tellalli

Gërdeci afron datën e protestës për të mos marrë pjesë Rama
Epo kësaj i thonë i zoti s’e shet, tellalli e nxjerr ne shitje. Mësohet se banorët e fshatit Gërdec do ta spostojnë protestën një ditë më përpara, pra në 14 mars, dhe kjo bëhet për të mos e politizuar protestën e tyre. Mirëpo në kryeqytetet siç e shfaqën televizionet, ka dalë Ramë-tellalli derë më derë dhe bërtet: “O milet, dëgjoni dhe mbani vesh, ditën …aq… e ….kaq ...do të zhvillojmë protestën, për Gërdecin.
Po këtu zbardhet fabula. Gërdeci do të protestojë vetë, çfarë pune keni tanimë ju tellallët e mbledhur një ditë në Tiranë me Gjinushët, Veliajt, Nikollët e ca kosodorë për të qarë hallet e Gërdecit. Është i lexueshëm skenari majtist. Protestë po, po përse? Sepse Gërdeci do ta mbajë për vete hallin që e zuri. Po këta tellallët përse duhet të mbajnë protesta dhe t’i politizojnë ato. Siç duket skenaristi i kësaj proteste ka dalë jashtë loje, ose mund të jetë pak mualif. Për opozitën kjo përbën një humbje të madhe në sytë e një opinioni serioz. Sigurisht, që një përfundim të këtillë do të kishte. Qëkur u projektua, që në ngjizje të saj, ajo ishte e dështuar. Gërdeci ishte një tragjedi që në 18 vjet në këtë vendin tonë përpos një tranzicioni të gjatë e të lodhshëm ka ndodhur me dhjetëra herë. Gërdeci nuk u realizua nga qeveria ashtu sikurse spekulojnë Nastradinët e kësaj kohe. Do të demontohej, por nuk dihej sepse nuk kishte praktike kësisojshme. Dihej vetëm që diktatura i la këtij vendi tonelata të tëra armatimesh që sot është e kaq e zorshme t’i demontosh sepse gabimi ka pasoja njerëzore. Nëse gabuan ushtarakët në rastin e Gërdecit, që pati pasoja, si do t’u bëhet halli tragjedive që projektoheshin me qëllim përfitimin dhe pasurimin e socialistëve në 8 vite përmes Kanalit të Otrantos. Asnjë tragjedi e kësaj natyre nuk është zbardhur, sot për këto tragjedi në Shkodër janë ngujuar dhjetëra vetë dhe Otrantoja më e madhe e ‘97 ishte sa tre Gërdecë të sotëm, ndërsa paratë e asaj kohe kobzezë kanë pasuruar vetëm socialistët që kanë bërë motele, vila e dyqane. A ka pasur ndonjë përfundim prokuroria shqiptare për këta Gërdecët, që kanë shuar familje të tëra?
...