E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha bashkëpunim me Metën për zgjedhjet

Zëdhënësja e kryesisë së PS, Kodheli i ka cilësuar sot se kryeministri ka qartesuar bashkepunimin qe ka me kreun e LSI. PS deklaroi sot se Berisha e shpalli hapur qëllimin e tij për t’u bashkuar me Metën per zgjedhjet e 28 Qershorit 

TIRANE-Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha se hedh baltë mbi kundërshtarët e tij politikë pa asnjë lloj etike. Një akuzë tjetër nga selia rozë sot i është adresuar kreut të LSI, Ilir Meta që sipas socialistëve po sillet si ministër i kryeministrit aktual. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e kryesisë së PS, Mimi Kodheli bëri të ditur se “Berisha ka hedhur baltë mbi familjen e Edi Ramës”. Kjo strategji sipas PS është e njohur, pasi sic theksoi Kodheli “kjo është politika që ndjek Berisha si pasojë e krizës në qeverinë e tij”.
” Mbrëmë shqiptarët panë një shfaqje të mjerueshme të degradimit të politikës në pushtet, dhënë nga zoti Sali Berisha. Kryeministri sulmoi me një primitivizëm që s’ka asnjë lidhje me kodin etik të familjes europiane kryetarin e opozitës dhe familjen e tij...Ne mendojmë se në fakt kjo baltosje e kthyer në platformë politike të PD-së, flet më mirë se çdo koment për krizën e ideve dhe të rezultateve të kryeministrit e të qeverisë së tij”.
Reagimi i PS vjen në kuadër të një interviste për emisionin “Opinion”.
”Kryeministri sulmoi me një primitivizëm që s’ka asnjë lidhje me kodin etik”, shtoi Kodheli.

Në emër të PS, Kodheli tha sot se Berisha dje qartësoi bashkëpunimin me Ilir Metën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo pasi sic theksoi Koheli “Berisha nuk mbledh dot vota i vetëm”. “Nga ana tjetër kryeministri e shpalli hapur qëllimin e tij për t’u bashkuar me Ilir Metën për të bërë qeverinë pas 28 qershorit, përderisa nuk i fiton dot votat i vetëm”.

”Është krejt e qartë, Berisha dhe Meta janë bashkë dhe duan të fitojnë për të bërë së bashku edhe 4 vjet të tjera atë që kanë bërë 18 vjet me rradhë”.
Sa i përket figurës së kryetari të LSI, Ilir Meta, Kodheli shtoi se “ai po sillet si ministër i Berishës”.
”Kjo për ne nuk përbën asnjë çudi përderisa prej kohësh Ilir Meta në raport me opozitën mendon, flet e vepron si Berisha, duke u sjellë në fakt si ministër i Berishës që mbulon çështjet e opozitë”, u shpreh Kodheli duke ftuar gjthë shqiptarët t’i bashkohen manifestimit të ditës së dielë ora 18.00 në Sheshin Skënderbej 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›