E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama letër Berishës: Pres me padurim të bashkëpunoj me ju


"Unë pres me padurim të punojmë së bashku nën frymën e miqësisë dhe paqes për të ndërtuar një botë më të sigurt gjatë 4 viteve të ardhshme". Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama i ka dërguar një letër falënderimi Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, zotit Sali Berisha për mesazhin e urimit me rastin e inagurimit të tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Në letrën e tij Presidenti Obama shkruan:


“I dashur zoti Kryeministër!


Ju falënderoj për mesazhin tuaj të njerëzishëm të urimit me rastin e inagurimit tim.


Me marrjen e detyrës dhe të përgjegjësive si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë çmoj shumë fjalët tuaja të inkurajimit.


Unë pres me padurim të punojmë së bashku nën frymën e miqësisë dhe paqes për të ndërtuar një botë më të sigurt gjatë 4 viteve të ardhshme.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›