E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, Dalipi: Berisha nuk mbajti premtimet e 2005

PS mendon se pa transparencë, pa ndryshime të studiuara në legjislacion, pa respektuar decentralizimin, pa bisedime me grupet e interesit, pa konsensus partiak e pa rishikimin e ligjit të legalizimeve nuk zgjidhet cështja e pronave. 

TIRANE- Partia Socialiste kritikon qëndrimin e qeverisë në procesin e kthimit dhe kompesimit te pronave si cështje kyce në vendin tonë. Deputeti Socialist, Alfred Dalipi tha sot në një konferencë për shtyp se: ”Edhe pas votimit të djeshëm pronat mbeten një cështje kyce për të realizuar një ekonomi tregu funksionale në Shqipëri, kusht themelor që lidhet jo vetëm me integrimin në BE, zhvillimin ekonomik të vendit por dhe për zgjidhjen e konflikteve në shoqërinë tonë”
Dalipi akuzoi kryeministrin Berisha se nuk ka realizuar premtimet e vitit 2005 për pronat. “Gjatë këtyre viteve karakteristike kanë qenë anarkia, zvarritja e procesit pafundësisht dhe mungesa e transparencës, stërlodhja e pronarëve me një mal dokumentesh që ndryshojnë nga dita në ditë”.

Deputeti socialist shkoi më tej dhe u shpreh se të gjithë ligjet qe ka miratuar kjo qeveri përfshirë dhe atë për legalizimet kanë shtuar konfliktet gjyqësore dhe kane shtuar korrupsionin në radhët e gjykatave.

Në emër të partisë më të madhe në opozitë Dalipi shprehu qëndrimin politik të kësaj force në lidhje më këtë cështje kac delikate të vendit tonë: “PS mendon se pa transparencë, pa ndryshime të studiuara në legjislacion, pa respektuar decentralizimin, pa bisedime me grupet e interesit, pa konsensusin e të gjitha forcave politike pa rishikimin e ligjit të legalizimeve nuk mund të zgjidhet cështja e pronave në Shqipëri”
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›