E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, si zonja nga qyteti…

Prej kohësh Kryetari i Bashkisë të Tiranes ka filluar një para-fushatë takimesh me vullnetarët e bashkimit , unitetit , ndryshimit , përparimit , lajmërimit etj , etj. Takimet e tij herë me vullnetar të rinj dhe herë me ish-vullnetarë që sot janë mbi 60 vjec si në Diber dhe herë duke i marrë vullnetarët me vete nga Tirana për ti ekspozuar si Laçian , po mundohet të krijoj një ushtri bashkëpuntorësh personal për ti përdorur në fushaten elektorale. Se pari duket që z.Rama don të krijoje një strukture paralele me organizatat e PS në baze. Sepse ai nuk ka besim tek socialistët konservator që akoma nuk e kanë pranuar si liderin e tyre shpirteror. Nëpermjet kësaj lëvizje politike don të dubloje këto struktura me njerez pa parti në mënyrë që të eleminoj reaksionin ndaj kandidatëve për deputet që do jenë miqte e tij dhe pa lidhje me PS. Së dyti nëpërmjet angazhimit të këtyre vullnetareve anonim të drejtuar vetëm nga AI, do të eklipsoje figurat konkurente brenda PS dhe të marrë të gjitha meritat e fushates elektorale. Në të gjitha takimet e zhvilluara nuk ka asnje deputet në krah, nuk ka asnjë kryetar partie të rrethit, nuk ka asnje specialist që ta keshillojë. Ideja e tij duket që e gjen frymezimin tek sistemi komunist, ku rinia e asaj kohe ndërtonte hekurudha, fabrika e transhe pa shperblim. Ndërsa filozofia e tij është e papërcaktuar, ai herë flet për mullarët, herë për rininë dhe herën tjetër për pensionistët duke mos paraqitur një program të qartë për qeverisjen e pretenduar. Madje në takimet e fundit eshte rikthyer tek tema ku ai është me inkopetent:“bujqësia dhe zhvillimi rural”.

Rama me ngjan si zonja nga Qyteti kur ju flet fermerve si duhet ta punojnë tokën dhe si të mbjellin qepet. Ai sikur vjen nga nje planet tjetër premton që do Ju japë tapite fermerve sapo të marrin pushtetin pa e ditur se ky është një akt ligjor. N.q.s nuk është këshilluar me nje ekspert dua t’i shpjegoj se: në bazë të ligjit 7501 fermeri që në gusht të vitit ‘91 ka qenë anëtar i kooperativës bujqësore ka marrë një Akt të marrjes së tokes në pronësi (tapi) nga komisioni i ndarjes së tokës. Pastaj së bashku me dokumente të tjera i dorëzon ato në Zyren e Regjistrimit të Pasurisë dhe n.q.s janë konform ligjit, fermeri merr Certifikatën e pronesise (Hipotekën).

Deri ne këtë moment që në flasim rreth 81% e fermereve kanë marrë Certifikatën e pronësise dhe pjesa tjetër ose është në proces ose mund të jenë ngastra të paazhornuara.

Nuk e di si do t’ua jape Rama certifikatat e pronesisë atyre fermerve, kur ata nuk plotesojne kriteret ligjore, me cfare urdheri dhe mbi cilin ligj do të mbështetet. Ai që nuk ka asnje lidhje me fshatin dhe që të ardhurit kryesisht nga zonat rurale në Tirane i ka quajtur çecenë e barbarë përgjërohet për mbështetjen e fshatit dhe të bujqësise duke folur broçkulla. Unë mendoj se ai ka nevojë që të studiojë pak për bujqësinë dhe zhvillimin rural, pastaj është mirë që të jetojë disa kohë në fshat jo në Muzeun e Pezes që ta njohin nga afër atë. Ndërsa Rama vazhdon fjalimet e gjata dhe naive rreth bujqësise dhe fshatit nga një qoke në tjetrën, zonat rurale të Shqipërise po asfaltohen, po ndërtohen dhe po zhvillohen. E keqja qëndron në faktin se ai është i painformuar ose bën si i tille.

Ndërsa dashuria e Rames për fshatin e shprehur me mjaft dhembshuri me duket nje hipokrizi e jashtezakonshme.

Sepse Kryetari i Bashkise Rama, i ka diskriminuar me investime zona të tëra në Tirane tek Rruga Don Bosko, Siri-Kodra apo Insituti Bujqësor, zona kryesisht të populluara me të ardhur nga zona rurale. Si Lider i Opozites shfaqet mjaft i pikëlluar për rruget në fshatrat e Dibres, Mirditës apo Skraparit, ndërsa si Kryetar bashkie Ai i ka lënë pas dore dibranët, mirditorët apo skraparllinjte e ardhur duke i lënë pa rrugë, pa kanalizime të ujrave të zeza, pa shkolla dhe kopshte. Kjo dyfytyrësi e Rames është dritëshkurtër, sepse sic thote Balzaku, fshatarët janë të zgjuar dhe praktikë dhe e kuptojne mjaft mire Dashurinë e Rames si Kryetar PS dhe diskriminimin e tij si Kryetar Bashkie. Z.Rama me ngjan si zonja nga Qyteti kur ju flet fermerve si duhet ta punojnë tokën dhe si të mbjellin qepët

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›