Kur sekretet publikohen në internet
Atë që burrat nuk e thonë, ndonjëherë e shkruajnë. Por pyetja që shpesh mbetet pa përgjigje është pse meshkujt e blejnë seksin? Pse shkojnë me prostituta? Në Shtetet e Bashkuara disa prej tyre kanë ndier nevojën ta tregojnë këtë fakt në internet, duke i dhënë kështu jetë një tendence të re, në këtë rast një blogu analizash introspektive. Ky është një lloj ditari shumë ndryshe nga mijëra faqe interneti të tjera kushtuar argumentit në fjalë, por me një finale më pak fisnike.
Në mënyrë të çuditshme apo jo, iniciatorja e kësaj risie ka qenë një grua, një gazetare e pavarur, e cila që prej disa vitesh merret me seksin dhe problemet që sillen rreth tij. Kjo ide i shkoi ndërmend pas një skandali erotik, i cili u bë pjesë e një diskutimi të ashpër. Debati i zakonshëm është: si mundet një burrë që ka gjithçka të bjerë pre e një kapriçoje seksuale aq sa të shkatërrojë veten dhe të humbasë çdo gjë?
Në faqen e publikut, të hapur nga vetë ajo kanë ardhur përgjigje të ndryshme nga personat të cilët e kanë në gjak seksin dhe kanë vendosur ta tregojnë këtë “anomali”. Në pamje të parë duket si një seancë psikoterapie, ku çdo njeri shpreh problemet më intime dhe kërkon ndihmë. Në fakt, nuk bëhet fjalë për të penduar që kërkojnë ndihmë siç ndodh zakonisht në mbledhjet e alkoolistëve anonimë. është ndryshe. Shumica hakmerret dhe mbron zgjedhjen, ndoshta thjesht që të vazhdojë të shihet në pasqyrë çdo mëngjes. Shkaqet? Gjithmonë të njëjtat: instinkti kafshëror, martesat e dështuara, stresi, vetmia, vështirësitë në marrëdhënie. Madje, dikush arrin të ndihet si Richard Gere në filmin “Pretty Woman”. Me pak fjalë ndyrësira me krahë. Në të vërtetë deri në këtë moment asgjë nuk është e re. Deri këtu edhe femrat duhet ta kenë kuptuar se çështja në fjalë nuk u përket vetëm maniakëve, perversëve, të pasurve apo njerëzve që vuajnë nga çrregullimet mendore. Lista e super-VIP-ave të prekur nga kjo mani – nga Ted Kennedy, te Hugh Grant, Michael Douglas Jack Nicholson – janë mësuar me idenë se ai që ka çdo grua mund të ndiejë dëshirën të paguajë edhe një profesioniste. Ndoshta profesionistet janë më pak të prirura të mendojnë se njeriu që po fle me të në të njëjtin shtrat mund të jetë një “John” titull që në botën anglosaksone u jepet padronëve kurvarë.
Dikush që e quan veten “bukurosh dhe të suksesshëm” tregon se është martuar para 20 vjetësh dhe blen seks prej 17 vjetësh, sepse ky i fundit në shtëpi nuk e kënaq. Më pas shton se pas gjashtë muajsh martesë, marrëdhënia bashkëshortore arriti në nivelin zero. “Nuk kërkon dashnore” shpjegon, sepse nuk dëshiron të “fyejë apo të tallet me ndonjërën”, ndaj zotëria preferon të paguajë. Vlera shkon nga 20 dollarë për një kënaqësi të thjeshtë, në 500 për t’u ndier si pasha. Por me Adrianën, natyrisht, ka diçka speciale dhe kjo është e sigurt: “Nëse shtiret atëherë meriton një çmim ‘Oskar’”. Pikërisht sepse shumë meshkuj duke qenë se duan vetëm kënaqësi fizike nuk arrijnë të heqin dorë nga ky zakon pervers. “ëndërroja me sy hapur sikur isha Richard Gere me Julia Roberts. Shumë e ëmbël apo jo?”
Kështu edhe një tjetër menaxher kërkon të jetë nën shoqërinë e vajzave vetëm kur është në udhëtim për çështje pune, sepse dëshiron të ledhatohet. “Lakmi, aventurë, sfidë”, janë arsyet e tij “romantike”. Sfidë? Aventurë? “Kam pasur të paktën tri të dashura”, thekson heroi, “të cilat ishin më mirë se çdo kurvë tjetër”. Por pika që i mbeti në zemër ishte një meksikane të cilës i kërkoi të bëhej nusja e tij vetëm për një natë jo një dashnore dhe kështu përfunduan në shtrat duke parë “History Channel” e duke ngrënë fruta. “Ajo u kujdes për mua. Doja intimitet jo seks. Kështu vura re se sa e vështirë është kjo ta kërkosh nga një profesioniste”.
Një pesëdhjetëvjeçare tregon se pasi ishte tradhtuar nga burri mori një zhigolo për një natë të zjarrtë dhe pasionante. “Kisha nevojë të zhvishesha nudo para një mashkulli që nuk ishte burri im e të ndihesha sërish e bukur edhe pas shtatzënisë sime të katërt dhe shpatullave të rëna. Kanë qenë 2 mijë dollarët e shpenzuar më mirë në jetën time, përfshi 500 dollarë bakshish. Për të parën herë në dhjetë vjet, pas atij takimi, u ndjeva seksi dhe e dëshiruar. Për herë të parë në tridhjetë vjet, më shumë në pub, e kuptova se meshkujt e ndienin praninë time. Iu riktheva martesës sime dhe u pajtova me bashkëshortin, duke e ditur se kisha edhe mundësi të tjera në jetë, duke i treguar ngadalë pa i vënë re truket që kisha mësuar atë natë. Ndonjëherë është e rëndë, por jam e sigurt se nuk do të kisha qenë kurrë e aftë t’i rikthehesha martesës sime nëse nuk do të kisha hedhur këtë hap”.
#