Tritan Shehu dekorohet nga Presidenti italian
Presidenti i Italisë, Giorgo Napolitano, dekoron kreun e Komisionit të Shëndetësisë, Tritan Shehun, me urdhrin e lartë: “Ordine della stella della soliedarieta italiana” me titullin “Grande Ufficiale”, me motivacionin për një aktivitet të dendur politik në fushën e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve Shqipëri-Itali, për lidhjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me personalitete të shquara të fushave institucionale dhe akademike në vite si një personalitet i shquar me kontribut të veçantë në fushën politike dhe akademike. Urdhri “Stella della soliedarieta italiana” përfshin tri klasa: e para është titulli ‘Grand Ufficiale’, e dyta ‘Commendatore’ dhe klasa e tretë është ‘Cavaliere’.
Karakteristike e urdhrit “Stella della soliedarieta italiana” është se jepet me dekret të Presidentit të Republikës me propozim të ministrit të Punëve të Jashtme, kërkesa e të cilit shqyrtohet në Këshillin e Ministrave.
#